U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2025”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në këtë turne morën pjesë më shumë se 90 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Francë, Itali, Hollandë, Turqi, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë.
Fituesit dhe finalistët sipas kategorive:
Djem Singles
Fitues:
Yehor Romaniuta nga Ukraina
Finalist:
Zakaria Azzaz nga Franca
Vajza Singles
Fituese:
Anna Kuznetsova nga Ukraina
Finaliste:
Rita Chi nga Hollanda
Djem Doubles
Fitues:
Matteo Romano dhe Riccardo Torrieri nga Italia
Finalistë:
Ruben Cuxac nga Franca dhe Mikolaj Solarz nga Polonia
Vajza Doubles
Fituese:
Asya Ay dhe Senem Nalbant Francia nga Turqia
Finaliste:
Lohann Cuxac nga Franca dhe Eva Panchenko nga Kazakistani













