Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Dalina Kokoshi në çerekfinale të “J60 Tirana Open 2026”

 Një paraqitje shumë e mirë për tenisten shqiptare Dalina Kokoshi në “World Tennis Tour Juniors – J60 Tirana Open 2026”, turneu ndërkombëtar që po zhvillohet gjatë datave 21-26 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Dalina Kokoshi ka siguruar një vend në çerekfinalet e Girls Singles, duke u renditur mes tetë tenisteve më të mira të turneut. Në raundin e parë, Dalina u përball me Reagan Stanley dhe fitoi me rezultatin 6-2, 7-5, ndërsa në raundin e dytë vijoi rrugëtimin drejt fazës çerekfinale pas fitores me rezultatin 7-6(3), 7-6(5) ndaj tenistes Lidia Filipowicz . Çerekfinalja: Dalina Kokoshi – Viktorie Havlikova Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Dalina Kokoshin për paraqitjen e saj deri në këtë fazë dhe i uron shumë suksese në çerekfinale!  Suksese Dalina!

Fituesit e “Adriatic Tennis Cup II 2026 – U12” Shkodër

Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses turneun “Adriatic Tennis Cup II 2026”, i cili u zhvillua gjatë datave 12-13 Shtator 2026 në Adriatic Tennis Park, Shkodër, në kuadër të aktiviteteve kombëtare të tenisit. Turneu mblodhi në fushat e Adriatic Tennis Park tenistë të rinj në kategorinë U12, duke sjellë gjatë dy ditëve ndeshje të bukura, emocione dhe konkurrencë të fortë mes sportistëve të rinj. Fituesit dhe finalistët U12: Djem U12 Fitues: Serzh Balluku Finalist: Blin Papa Vajza U12 Fituese: Siara Tola Finaliste: Kataleia Preni Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Serzh Ballukun dhe Siara Tolën për fitimin e titujve, si dhe Blin Papën dhe Kataleia Prenin për arritjen në finalet e turneut. Një urim i veçantë shkon për të gjithë sportistët pjesëmarrës, të cilët me përkushtimin dhe paraqitjet e tyre kontribuan në një aktivitet të bukur sportiv për tenisin e të rinjve në Shqipëri. Urime të gjithë fituesve dhe finalistëve dhe shumë suksese në turnetë e ardhshëm!

Përfundon Tennis Europe 14&U Training Camp në Chisinau

Ka përfunduar në Chisinau, Moldavi “Tennis Europe 14&U Training Camp”, ku Shqipëria u përfaqësua nga tenistja Nergis Nikprelaj, tenisti Martin Bushati dhe trajnerja Anatereza Guli. Gjatë datave 19-26 korrik 2026, lojtarët e rinj nga vende të ndryshme evropiane patën mundësinë të zhvillojnë një javë intensive stërvitore, në një ambient ndërkombëtar dhe nën drejtimin e stafit teknik të kampit. Nergis Nikprelaj dhe Martin Bushati përfituan nga një eksperiencë e rëndësishme sportive, duke u stërvitur së bashku me lojtarë të tjerë të talentuar të grupmoshës 14&U nga vende të ndryshme të Evropës. Pjesë aktive e stafit teknik të kampit ishte edhe trajnerja shqiptare Anatereza Guli, e cila punoi në fushë me lojtarët shqiptarë dhe pjesëmarrësit e tjerë të kampit. Urime Nergis, Martin dhe Anatereza për këtë eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare!

Tre teniste shqiptare në “Dubrovnik Dub Bowl 2026″

Tenistet shqiptare Noemi Zyli, Siara Tola dhe Helia Hysaj po marrin pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar për moshat e vogla, Dubrovnik Dub Bowl 2026, i cili zhvillohet nga 6 deri më 12 korrik në Dubrovnik, Kroaci. Ky turne konsiderohet një aktivitetet i rëndësishëm që mbledh çdo vit talentet më premtuese nga shumë vende të botës. Pjesëmarrja në një event të këtij niveli u ofron sportisteve shqiptare një mundësi të vlefshme për të fituar eksperiencë ndërkombëtare dhe për të konkurruar me bashkëmoshataret më të mira. Federata Shqiptare e Tenisit u uron Noemit, Siarës dhe Helias shumë suksese në këtë turne.

Shqipëria fitore e bindshme ndaj Andorrës 2-0 në kampionatin botëror në BILLIE JEAN KING CUP!

Një tjetër sukses për ekipin kombëtar shqiptar të femrave! Shqipëria ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Andorrës në Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III, duke dhuruar një paraqitje mbresëlënëse dhe plot karakter. Kristal Dule hapi rrugën e fitores me një performancë shumë të sigurt, duke mposhtur Judit Cartana Alana me rezultatin 6-3, 6-3 dhe duke i dhënë Shqipërisë pikën e parë. Më pas ishte radha e Gresi Bajrit, e cila dominoi plotësisht ndeshjen e saj ndaj Laura Pichel, duke fituar me rezultatin spektakolar 6-0, 6-0 dhe duke vulosur fitoren e Shqipërisë pa lënë asnjë dyshim. Me rezultatin e përgjithshëm 2-0, vajzat kuqezi siguruan një fitore të pastër, duke treguar nivel të lartë loje, vendosmëri dhe shpirt gare. Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Kristal Dulen, Gresi Bajrin, Enki Hysenin dhe kapitenin Tedi Kaso për këtë arritje të shkëlqyer dhe për përfaqësimin me dinjitet të flamurit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Forca Shqipëria!

Shqipëria mposht Azerbajxhanin me rezultatin 2-1

Fitore e rëndësishme për Shqipërinë në Billie Jean King Cup! Ekipi Kombëtar Shqiptar i femrave ka arritur një fitore të rëndësishme në “Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III”, duke mposhtur Azerbajxhanin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve. Shqipëria kaloi në avantazh falë një paraqitjeje shumë të mirë të Kristal Dules, e cila fitoi ndeshjen e parë në teke ndaj Lala Eyvazova, me rezultatin 6-4, 6-1. Në ndeshjen e dytë, Gresi Bajri zhvilloi një duel tejet të fortë ndaj Michelle Dzjachangirova, por u mposht me rezultatin 6-2, 3-6, 1-6, duke barazuar takimin në 1-1. Gjithçka u vendos në ndeshjen e dysheve, ku Gresi Bajri dhe Kristal Dule treguan karakter, qetësi dhe nivel të lartë loje. Pas humbjes së setit të parë, tenistet shqiptare përmbysën rezultatin dhe fituan me 1-6, 6-4, 10-2, duke i dhënë Shqipërisë fitoren e merituar 2-1. Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon vajzat shqiptare dhe kapitenin Tedi Kaso për këtë sukses dhe për përfaqësimin dinjitoz të ngjyrave kuqezi në arenën ndërkombëtare. Urime ekipit tonë!

Shqipëria gati për Billie Jean King Cup Europe Group III 2026!

 Federata Shqiptare e Tenisit ka kënaqësinë të prezantojë ekipin kombëtar të femrave, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III, që po zhvillohet në San Marino, nga 15 deri më 20 qershor 2026. Ekipi i Shqipërisë: Gresi Bajri Kristal Dule Enki Hyseni Kapiten: Tedi Kaso Pas hedhjes së shortit, Shqipëria është shortuar në Grupin D, ku do të përballet me: Armeninë Malin e Zi Azerbajxhanin Programi i ndeshjeve të Shqipërisë: • 17 Qershor – Shqipëri Mali i Zi • 18 Qershor – Shqipëri Armenia • 19 Qershor – Shqipëri Azerbajxhani Ky është kompeticioni më prestigjioz ekipor i tenisit për femra në nivel kombëtaresh, ku vajzat tona do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe të garojnë për promovimin në Europe Group II. I urojmë ekipit tonë shumë suksese dhe paraqitje dinjitoze në San Marino!

Ekipi Kombëtar i meshkujve nis rrugëtimin në “DAVIS CUP EUROPE GROUP IV 2026”

Ekipi Kombëtar i meshkujve të rritur do të përfaqësojë Shqipërinë në *Davis Cup Europe Group IV*, që po zhvillohet në Tsaghkadzor, Armeni, nga 16 deri më 20 qershor 2026. Shqipëria do të përfaqësohet nga:  Kapiten: Përparim Zano  Lojtarët: • Mario Zili • Denis Gaba • Alex Prifti Pas hedhjes së shortit, Kombëtarja jonë do të zhvillojë ndeshjet sipas këtij kalendari.  *16 Qershor* Shqipëri – Maltë *17 Qershor* Shqipëri – Islandë *18 Qershor* Shqipëri – Andorra *19 Qershor* Shqipëri – Armeni *20 Qershor* Shqipëri – San Marino I urojmë ekipit tonë shumë suksese dhe paraqitje dinjitoze në këtë kompeticion prestigjioz ndërkombëtar.

“KORÇA OPEN 2026” kurorëzon fituesit e kategorive të moshave U12 dhe ROG

Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Korça Club organizoi me sukses në qendrën sportive të qytetit të Korçës turneun “KORÇA OPEN 2026” për kategoritë ROG dhe U12 për djem dhe vajza. Turneu mblodhi tenisistë të rinj nga klube të ndryshme të vendit, të cilët zhvilluan ndeshje shumë të bukura dhe konkurruese, duke treguar nivel të mirë teknik dhe shpirt sportiv gjatë gjithë aktivitetit. Fituesit dhe finalistët. U12 Djem Blin Papa Dion Llusku Red Djem Arvi Samara Arjan Zhilla Green Djem Jorik Aliaj Alan Pelinku U12 Vajza Katalea Preni Helia Hysaj Red Vajza Marisa Larti Maria Treska Orange Vajza Reina Sukaj Siandra Azisllari Suksese të gjithëve në vazhdim!

DURRËSI JUNIOR 2026 – Fitues: Jonis Gaba e Siara Tola në U14 dhe Serzh Balluku e Kataleia Preni në U12

Jonis Gaba e Siara Tola në U14 dhe Serzh Balluku e Kataleia Preni në U12 shpallen fitues të “DURRËSI JUNIOR 2026” Është përmbyllur turneu “DURRËSI JUNIOR” për grupmoshën U12 dhe U14 në qytetin e Durrësit, organizuar këtë fundjavë nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Plus Club. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U14 Djem Fitues: Jonis Gaba Finalist: Floid Kaso U14 Vajza Fituese: Siara Tola Finaliste: Haidi Hysaj U12 Djem Fitues: Serzh Balluku Finalist: Dion Llusku U12 Vajza Fituese: Kataleia Preni Finaliste: Helia Hysaj Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!