Shqipëria lufton deri në fund ndaj San Marinos në Davis Cup

Ekipi Kombëtar Shqiptar i meshkujve zhvilloi një përballje shumë të fortë ndaj San Marinos në kuadër të Davis Cup Europe Group IV, duke u mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1. Pika e vetme për Shqipërinë u fitua nga Alex Prifti, i cili zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse dhe triumfoi bindshëm ndaj Leonardo Bartolettit me rezultatin 6-0, 6-1. Në ndeshjen e dytë të tekeve, Denis Gaba luftoi fort, por u mposht nga Filippo Tommesani me rezultatin 6-4, 1-6, 2-6, duke barazuar sfidën në 1-1. Vendimi u dha në ndeshjen e dysheve, ku Alex Prifti dhe Mario Zili u përballën me çiftin Filippo Tommesani / Umberto Vanucci. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, dyshja shqiptare u mposht me rezultatin 4-6, 2-6, duke i dhënë fitoren përballjes ekipit të San Marinos. Përgëzojmë lojtarët tanë dhe kapitenin Përparim Zano për përkushtimin dhe luftën e treguar në fushë, pavarësisht rezultatit.
Shqipëria mposht Azerbajxhanin me rezultatin 2-1

Fitore e rëndësishme për Shqipërinë në Billie Jean King Cup! Ekipi Kombëtar Shqiptar i femrave ka arritur një fitore të rëndësishme në “Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III”, duke mposhtur Azerbajxhanin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve. Shqipëria kaloi në avantazh falë një paraqitjeje shumë të mirë të Kristal Dules, e cila fitoi ndeshjen e parë në teke ndaj Lala Eyvazova, me rezultatin 6-4, 6-1. Në ndeshjen e dytë, Gresi Bajri zhvilloi një duel tejet të fortë ndaj Michelle Dzjachangirova, por u mposht me rezultatin 6-2, 3-6, 1-6, duke barazuar takimin në 1-1. Gjithçka u vendos në ndeshjen e dysheve, ku Gresi Bajri dhe Kristal Dule treguan karakter, qetësi dhe nivel të lartë loje. Pas humbjes së setit të parë, tenistet shqiptare përmbysën rezultatin dhe fituan me 1-6, 6-4, 10-2, duke i dhënë Shqipërisë fitoren e merituar 2-1. Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon vajzat shqiptare dhe kapitenin Tedi Kaso për këtë sukses dhe për përfaqësimin dinjitoz të ngjyrave kuqezi në arenën ndërkombëtare. Urime ekipit tonë!
Shqipëria gati për Billie Jean King Cup Europe Group III 2026!

Federata Shqiptare e Tenisit ka kënaqësinë të prezantojë ekipin kombëtar të femrave, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III, që po zhvillohet në San Marino, nga 15 deri më 20 qershor 2026. Ekipi i Shqipërisë: Gresi Bajri Kristal Dule Enki Hyseni Kapiten: Tedi Kaso Pas hedhjes së shortit, Shqipëria është shortuar në Grupin D, ku do të përballet me: Armeninë Malin e Zi Azerbajxhanin Programi i ndeshjeve të Shqipërisë: • 17 Qershor – Shqipëri Mali i Zi • 18 Qershor – Shqipëri Armenia • 19 Qershor – Shqipëri Azerbajxhani Ky është kompeticioni më prestigjioz ekipor i tenisit për femra në nivel kombëtaresh, ku vajzat tona do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe të garojnë për promovimin në Europe Group II. I urojmë ekipit tonë shumë suksese dhe paraqitje dinjitoze në San Marino!
Ekipi Kombëtar i meshkujve nis rrugëtimin në “DAVIS CUP EUROPE GROUP IV 2026”

Ekipi Kombëtar i meshkujve të rritur do të përfaqësojë Shqipërinë në *Davis Cup Europe Group IV*, që po zhvillohet në Tsaghkadzor, Armeni, nga 16 deri më 20 qershor 2026. Shqipëria do të përfaqësohet nga: Kapiten: Përparim Zano Lojtarët: • Mario Zili • Denis Gaba • Alex Prifti Pas hedhjes së shortit, Kombëtarja jonë do të zhvillojë ndeshjet sipas këtij kalendari. *16 Qershor* Shqipëri – Maltë *17 Qershor* Shqipëri – Islandë *18 Qershor* Shqipëri – Andorra *19 Qershor* Shqipëri – Armeni *20 Qershor* Shqipëri – San Marino I urojmë ekipit tonë shumë suksese dhe paraqitje dinjitoze në këtë kompeticion prestigjioz ndërkombëtar.
Përfundon me sukses turneu “KORÇA CUP 2026”

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, organizoi me sukses turneun “KORÇA CUP 2026”, i cili u zhvillua më 13-14 Qershor 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës. Turneu mblodhi tenistë të rinj nga klube të ndryshme të vendit, të cilët garuan në kategoritë U16 dhe ROG (Red, Orange & Green), duke zhvilluar ndeshje me nivel të lartë, frymë sportive dhe konkurrencë të fortë. Fituesit dhe finalistët: U16 Djem Kleis Rota Hansper Kaço U16 Vajza Anjel Hoxha Siara Tola Orange Vajza Siandra Azisllari Sofi Robo Orange Djem Joan Xoga Arvi Samara Green Vajza Moana Tola Margaret Bazhdari Green Djem Jorik Aliaj Elio Dimoshi Red Vajza Marisa Larti Amelia Çollaku Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për performancat e tyre, si dhe falënderon Tennis Korça Club, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe të gjithë stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.
U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U12 – TENNIS EUROPE Junior Tour 2026”

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2026”-Category 2, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 80 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Gjermani, Itali, SHBA, Turqi, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Soline CHOY Finalist: Asya KANDEMIR Boys Singles Winner: Thijs VAN DER PLOEG Finalist: Luuk INGENBLEEK Girls Doubles Winners:Alin Serra SEVER / Lena GELEGEN Finalists: Aizara ABAYEVA / Ramina DYAGILEVA Boys Doubles Winners: Thijs VAN DER PLOEG / Luuk INGENBLEEK Finalists: Levent CINAR / Artyom STOROZHUK I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë po zhvillohen ndeshjet e turneut ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe U14 – Tirana Open Junior Tour 2026”-Category 3, në Tiranë.
Fitore e shkëlqyer për Siara Tola në “2026 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U”

Tenistja shqiptare Siara Tola ka arritur një fitore të rëndësishme në përballjet e javës së dytë të kampionatit “2026 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U”, që po zhvillohet në Antalia, Turqi. Siara mposhti bindshëm tenisten nga Azerbajxhani, Rania Hajiyeva, me rezultatin 6-0, 6-0, duke dominuar plotësisht ndeshjen nga fillimi deri në fund. Urime Siarës për këtë fitore dhe suksese në ndeshjet në vijim!
Shqipëria në “2026 ITF/TE Development Championships 14&U” Antalia

Ekipi kombëtar shqiptar U14 i vajzave dhe djemve në ceremoninë hapëse të “2026 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U”, që po zhvillohet nga data 28 shkurt deri më 10 mars, në Antalia, Turqi. Tenistët U14 – Djem: Jonis Gaba & Floid Kaso Tenistet U14 – Vajza: Nergis Nikprelaj & Siara Tola Trajnerët U14: Aiger Sulo & Anatereza Guli I urojmë shumë suksese ekipit tonë!
Përfundon me sukses “Shkodra Indoor III 2025 – Senior”

Është përmbyllur edicioni i 17-të i turneut “Shkodra Indoor 2025”, i zhvilluar gjatë datave 12-14 Dhjetor 2025. Turne i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit dhe Shkodra Tennis Club, me pjesëmarrje të 57 tenistëve nga vendet e ndryshme përveç nga Shqipëria edhe nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina, të cilët garuan në 4 kategori të ndryshme në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Fituesitë dhe finalistët sipas kategorive: Women’s Singles 30+ Winner: Elonia Gjata Finalist: Angela Karamano Men’s Singles 30+ Winner: Granit Bajraliu Finalist: Nikolaev Svyatoslav Men’s Singles 45+ Winner: Maliq Dervishi Finalist: Loris Hanxhari Men’s Singles 55+ Winner: Andi Bilali Finalsit: Arjan Shanaj Urime dhe suksese të gjithëve!
Gaba, Dano & Bushati fitues të MASTERS U14 & U18

Kledi Gaba, Arbë Dano dhe Glora Bushati shpallen fitues të turneut “MASTERS U14 & U18 2025” në Tiranë. Turneu “MASTERS U14 & U18 2025 – Djem/Vajza” u organizua me sukses më 13-14 dhjetor 2025 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë, si bashkëpunim ndërmjet Tennis Eralb Club dhe Federatës Shqiptare të Tenisit. Ky aktivitet mblodhi në fushë lojtarët dhe lojtaret më të mirë të kategorive U14 dhe U18, si për djem ashtu edhe për vajza, duke dhuruar ndeshje cilësore dhe emocione sportive gjatë gjithë turneut. Fituesit dhe finalistët e turneut janë: U18 Djem Kledi Gaba Denis Gaba U14 Djem Arbër Dano Floid Kaso U14 Vajza Glora Bushati Siara Tola Falënderojmë të gjithë lojtarët, trajnerët dhe prindërit për pjesëmarrjen dhe angazhimin, si dhe urojmë fituesit për rezultatet e arritura.