Shpallen fituesit e “Turneut të Veteranëve 2026”

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, përmbylli me sukses “Turneun e Veteranëve 2026”, i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Turneu mblodhi në fushë tenistët e kategorive Seniorë për Meshkuj, të cilët garuan në tre kategori të ndryshme: +30, +40 dhe +50. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Meshkuj +30 Oleh Shaburakov Aiger Sulo Meshkuj +40 Elion Spahiu Idlir Prifti Meshkuj +50 Andrian Bleta Sokol Kaso Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon fituesit dhe finalistët për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës, arbitrat, organizatorët dhe stafin për kontributin në realizimin me sukses të këtij turneu. Urime dhe shumë suksese në aktivitetet e ardhshme!
Dalina Kokoshi në çerekfinale të “J60 Tirana Open 2026”

Një paraqitje shumë e mirë për tenisten shqiptare Dalina Kokoshi në “World Tennis Tour Juniors – J60 Tirana Open 2026”, turneu ndërkombëtar që po zhvillohet gjatë datave 21-26 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Dalina Kokoshi ka siguruar një vend në çerekfinalet e Girls Singles, duke u renditur mes tetë tenisteve më të mira të turneut. Në raundin e parë, Dalina u përball me Reagan Stanley dhe fitoi me rezultatin 6-2, 7-5, ndërsa në raundin e dytë vijoi rrugëtimin drejt fazës çerekfinale pas fitores me rezultatin 7-6(3), 7-6(5) ndaj tenistes Lidia Filipowicz . Çerekfinalja: Dalina Kokoshi – Viktorie Havlikova Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Dalina Kokoshin për paraqitjen e saj deri në këtë fazë dhe i uron shumë suksese në çerekfinale! Suksese Dalina!
Shpallen fituesit e TEJT “NSP Open 2026” 14&U

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” 14&U, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua gjatë datave 5-12 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Në këtë turne ndërkombëtar morën pjesë tenistë të rinj nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, duke sjellë në Tiranë një javë të mbushur me emocione, konkurrencë dhe ndeshje të nivelit të lartë në kategorinë 14&U. Fituesit dhe finalistët e turneut: Djem Singles Fitues: Nikita Alexander Rung Finalist: George Troulis Vajza Singles Fituese: Martina Kurbatova Finaliste: Hana Veseli Djem Doubles Fitues: Filippo Del Giudice & Andrea Vaccari Finalistë: Rafal Sulejewski & George Troulis Vajza Doubles Fituese: Ailin Bakiyeva & Martina Kurbatova Finaliste: Danelya Beissebayeva & Zhanerke Toktasyn Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë sportistët pjesëmarrës për paraqitjet e tyre dhe falënderon trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar në Shqipëri. Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim!
Jonis Gaba, fitues në përballjet Doubles dhe Finalist në Singles

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2026” U12, Category 2, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua gjatë datave 31 Gusht – 5 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Në këtë turne të nivelit ndërkombëtar morën pjesë tenistë të rinj nga vende të ndryshme, duke sjellë në Tiranë një javë të mbushur me konkurrencë, emocione dhe ndeshje të nivelit të lartë në kategorinë U12. Një paraqitje shumë të mirë zhvilluan edhe tenistët shqiptarë, me Jonis Gabën që arriti finalen në Singles dhe u shpall kampion në Doubles, së bashku me Andreas Gregoriou nga Qipro. Fituesit dhe finalistët e turneut: Djem Singles Fitues: Andreas Gregoriou Finalist: Jonis Gaba Vajza Singles Fituese: Mariya Akatova Finaliste: Alisa Larin-Skorobogatov Djem Doubles Fitues: Jonis Gaba & Andreas Gregoriou Finalistë: Arseniy Gorbach & Rassul Tleof Vajza Doubles Fituese: Aizara Abayeva & Mariya Akatova Finaliste: Oyku Buyukaslan & Alisa Larin-Skorobogatov Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm të Tennis Europe në Shqipëri. Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim!
Jonis Gaba kualifikohet gjysmëfinalist në “TEJT National Sport Park Open 2026”

Jonis Gaba kualifikohet në gjysmëfinalen e Boys Singles U12 dhe finalen e Boys Doubles në turneun prestigjioz ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2026” – Category 2, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Tenisti i ri shqiptar siguroi vendin në gjysmëfinale pas një çerekfinaleje spektakolare, ku mposhti kazakun Arseniy Gorbach me rezultatin: 6-7, 7-6, 12-10. Ndeshja e gjysmëfinales do të zhvillohet nesër ndaj italianit Vito Castellano, ku Jonis Gaba do të kërkojë një tjetër fitore për të siguruar një vend në finalen e turneut. Një paraqitje fantastike deri tani për Jonis Gabën, i cili ka siguruar finalen edhe në përballjet Doubles, ku luan së bashku me lojtarin Andreas Gregoriou nga Qipro. Federata Shqiptare e Tenisit i uron Jonisit shumë sukses në gjysmëfinale dhe e përgëzon për këtë paraqitje të jashtëzakonshme në një prej turneve të rëndësishëm të Tennis Europe për grupmoshën U12. Suksese në vijim Jonis!
Përfundon me sukses turneu botëror ITF World Tennis Tour Juniors “Tirana Open 2026 II” – J30 Tirana

Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club organizoi me sukses në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort” turneun ndërkombëtar të nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors “Tirana Open 2026 II”, J30 Tirana për grupmoshën U18. Turneu u zhvillua gjatë datave 18-23 Maj 2026 dhe mblodhi tenistë të rinj nga shtete të ndryshme të botës, duke sjellë në Tiranë një atmosferë të shkëlqyer sportive dhe ndeshje me nivel shumë të lartë konkurrues. Fituesit dhe finalistët: Djem Singles Riccardo Pretolani – Itali Yitian Lou – Kinë Vajza Singles Aiym Kanagatova – Kazakistan Julia Ehrenberger – Austri Djem Doubles Santo Agnello & Marco Hofer – Austri Rafael Antonios Gakopoulos & Ioannis Motsakos – Greqi Vajza Doubles Julia Ehrenberger & Mia Neumueller – Austri Aurelia Zaffuto – Itali & Shanyi Zhou – Kinë Federata Shqiptare e Tenisit falënderon të gjithë sportistët, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, i cili vazhdon të promovojë Shqipërinë dhe Tiranën në hartën botërore të tenisit për të rinj. I urojmë shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës në aktivitetet e ardhshme sportive!
Turneu ndërkombëtar “ITF World Tennis Tour Juniors Tirana Open 2026” shpall fituesit

Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar i nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Tirana Open 2026’ J30 Tirana, i mbajtur gjatë datave 11-16 Maj në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort” si bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Tenisit me Tennis Eralb Club. Në këtë turne morën pjesë mbi 130 tenistë nga shtete të ndryshme të botës, mes të cilëve edhe tenistë shqiptarë si Denis Gaba që arriti deri në çerekfinale. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Antonio Di Rubba nga Italia Finalist: Joao Pedro Nardi nga Italia Vajza Singles Fituese: Aurora Piccinini nga Italia Finaliste: Nathalie Charlize Miskovsky nga Çekia Djem Doubles Fitues: Attila Montague nga SHBA & Nico Sommer nga Zvicra Finalistë: Joao Pedro Nardi dhe Daniel Tonucci nga Italia Vajza Doubles Fituese: Natalie Irahola nga Çekia & Aurora Piccinini nga Italia Finaliste: Julia Ehrenberger & Anna Posch nga Austria Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!
Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” U16

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” U16, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës, si Belgjika, Italia, Franca, Suedia, Greqia, Austria, etj., si edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët e këtij turneu sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Gennaro Scalese nga Italia Finalist: Gonçalo Pereira nga Portugalia Vajza Singles Fituese: Antonia Anastasia Papagapitou nga Greqia Finaliste: Eirini Bekiari nga Greqia Djem Doubles Fitues: Gennaro Scalese nga Italia & Gonçalo Pereira nga Portugalia Finalistë: Pietro Tombari & Gabriele Zappatore nga Italia Vajza Doubles Fituese: Kitti Zvabo & Vivien Zvabo nga Italia Finaliste: Antonia Anastasia Papagapitou & Maria Koukoutsi nga Greqia. Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!
Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2026” U16

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2026” U16, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës, si Italia, Sllovenia, Çekia, Austria, Turqia, etj., si edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët e këtij turneu sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Marco Mastropasqua Finalist: Alessio Cardillo Vajza Singles Fituese: Nadja Knezevic Finaliste: Antonia Anastasia Papagapitou Djem Doubles Fitues: Marco Mastropasqua & Alessio Cardillo Finalistë: Ianis alberto Crucero & Davide Dagnino Vajza Doubles Fituese: Antonia Anastasia Papagapitou & Elena Tarasiadi Finaliste: Brina Bergelj & Zara Bergejl Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!
Turneu i Pranverës 2026

Federata Shqiptare e Tenisit dhe Tennis Eralb Club -NSP kanë përmbyllur me sukses këtë fundjavë “Turneun e Pranverës 2026” për grupmoshat ROG dhe U14. Më poshtë gjeni Fituesit dhe Finalistët e :Turneu i Pranverës 2026” sipas kategorive: U14 Djem Vendi i parë: Jonis Gaba Vendi i dytë: Martin Bushati U14 Vajza Vendi i parë: Siara Tola Vendi i dytë: Nergis Nikprelaj Green Djem Vendi i parë: Jorik Aliaj Vendi i dytë: Alan Pelinku Green Vajza Vendi i parë: Aria Simicia Vendi i dytë: Helia Hysaj Orange Djem Vendi i parë: Raiden Ymeri Vendi i dytë: Mars Kërçi Orange Vajza Vendi i parë: Moana Tola Vendi i dytë: Kloi Bllaca I urojmë suksese në vijim të gjithë fituesve dhe pjesëmarrësve!