Alex Prifti në gjysmëfinale të NSP Open 2026

Tenisti shqiptar Alex Prifti ka siguruar gjysmëfinalen e turneut ndërkombëtar “NSP Open 2026-Tennis Europe Junior Tour”, i cili po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, si pjesë e kalendarit ndërkombëtar të Federatës Shqiptare të Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club për vitin 2026. Në çerekfinale, Alex Prifti zhvilloi një paraqitje shumë të mirë duke mposhtur tenistin serb Andrija Bojovic me rezultatin 7-6, 6-3, në një ndeshje të luftuar dhe me nivel të lartë loje. Me këtë fitore, Prifti vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm në turne dhe në gjysmëfinale do të përballet me tenistin italian Gennaro Scalese, në një tjetër sfidë të rëndësishme për një vend në finale. I urojmë suksese në vijim tenistit tonë, Alex!
Tenistja shqiptare Gresi Bajri garon në turneun ndërkombëtar UTR PTT Concord Women 01

Tenisi shqiptar vijon të përfaqësohet në arenën ndërkombëtare, këtë herë përmes lojtares së talentuar Gresi Bajri, e cila po merr pjesë në turneun UTR PTT Concord Women 01, një kompeticion i rëndësishëm i circuitit UTR për femra. Bajri është pjesë e Grupit D, ku ka zhvilluar dhe pritet të zhvillojë disa përballje gjatë kësaj jave, përfshirë ndeshje kundër lojtareve si Mouna Bouzgarrou dhe Nagniba N’Tcha. Turneu zhvillohet në fushë me dhe (red clay) dhe është i strukturuar me sistem grupesh, ku çdo lojtare ka mundësinë të luajë disa ndeshje, përpara fazës finale. Gresi Bajri konsiderohet si një nga lojtaret më të mira shqiptare, duke qenë numri 1 në Shqipëri dhe me eksperiencë në kompeticione ndërkombëtare si Billie Jean King Cup. Pjesëmarrja në turne si UTR PTT Concord Women 01 është një hap i rëndësishëm në karrierën e saj, duke i dhënë mundësi të përballet me nivele të ndryshme loje dhe të rrisë më tej ranking-un dhe eksperiencën ndërkombëtare.
Gaba, Dano & Bushati fitues të MASTERS U14 & U18

Kledi Gaba, Arbë Dano dhe Glora Bushati shpallen fitues të turneut “MASTERS U14 & U18 2025” në Tiranë. Turneu “MASTERS U14 & U18 2025 – Djem/Vajza” u organizua me sukses më 13-14 dhjetor 2025 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë, si bashkëpunim ndërmjet Tennis Eralb Club dhe Federatës Shqiptare të Tenisit. Ky aktivitet mblodhi në fushë lojtarët dhe lojtaret më të mirë të kategorive U14 dhe U18, si për djem ashtu edhe për vajza, duke dhuruar ndeshje cilësore dhe emocione sportive gjatë gjithë turneut. Fituesit dhe finalistët e turneut janë: U18 Djem Kledi Gaba Denis Gaba U14 Djem Arbër Dano Floid Kaso U14 Vajza Glora Bushati Siara Tola Falënderojmë të gjithë lojtarët, trajnerët dhe prindërit për pjesëmarrjen dhe angazhimin, si dhe urojmë fituesit për rezultatet e arritura.
KAMPI STËRVITOR KOMBËTAR U14 2025

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me ITF (International Tennis Federation) dhe Tennis Europe, organizoi edhe këtë vit Kampin Stërvitor Kombëtar 14&U 2025 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gjatë disa ditëve intensive, kampi mblodhi lojtarë dhe trajnerë të grupmoshës U14 nga e gjithë Shqipëria, të udhëhequr nga trajneri kryesor Përparim Zano, me asistencën e trajnerëve nga qytete të ndryshme të vendit. Qëllimi i këtij projekti ishte përmirësimi i performancës sportive të lojtarëve për turnetë e ardhshëm, si dhe zhvillimi i sjelljes së tyre sportive, brenda dhe jashtë fushës. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë lojtarët dhe trajnerët që kontribuan në suksesin e këtij kampi.
Përfundon me sukses “Tirana Open U14 – Tennis Europe Junior Tour 2025”

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2025”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 90 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Francë, Itali, Hollandë, Turqi, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Yehor Romaniuta nga Ukraina Finalist: Zakaria Azzaz nga Franca Vajza Singles Fituese: Anna Kuznetsova nga Ukraina Finaliste: Rita Chi nga Hollanda Djem Doubles Fitues: Matteo Romano dhe Riccardo Torrieri nga Italia Finalistë: Ruben Cuxac nga Franca dhe Mikolaj Solarz nga Polonia Vajza Doubles Fituese:Asya Ay dhe Senem Nalbant Francia nga Turqia Finaliste: Lohann Cuxac nga Franca dhe Eva Panchenko nga Kazakistani I urojmë suksese të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë ka filluar turneu ndërkombëtar i rradhës “National Sport Park Open U14 – TEJT 2025”-Category 3, në Tiranë.
Bakiyeva dhe Griguta shpallen fitues të Tennis Europe Junior Tour Shkodra Open 2025

Bakiyeva dhe Griguta shpallen fitues të Tennis Europe Junior Tour Shkodra Open 2025 Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 12&U, Category 2 i mbajtur gjatë datave 24-29 Mars në Adriatic Tennis Park. Në të cilin turne morrën pjesë tenistë nga 22 shtete të ndryshme të botës, të cilët e bënë edhe më të veçantë javën që lamë pas pavarësisht ditëve të gjata me shi. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Ailin Bakiyeva Finalist: Antonia Maria Tudor Boys Singles Winner: Andrei Griguta Finalist: Emir Aitbayev Girls Doubles Winners:Ailin Bakiyeva/Natalija Sulaver Finalists: Antonia Maria Tudor/ Aden Saylan Boys Doubles Winners: Ruan Stefan Coman/ Andrei Griguta Finalists: Maksim Dojchinov/Borislav Atanasov Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese!
Ekipi kombëtar shqiptar U14 dhe U12 në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships”

Ekipi kombëtar shqiptar U14 dhe U12 i djemve dhe vajzave do të marrë pjesë në kompeticionin “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U and 12&U + 12&U Training Camp”, që do të zhvillohet nga data 3 deri më 12 mars, në Antalia,Turqi. Ekipet kombëtare U14 dhe U12 përbëhen nga lojtarët më të mirë të këtyre grupmoshave. U14 Djem: Arbër Dano & Ares Ferhati U14 Vajza: Anjel Hoxha & Glora Bushati Trajner U14: Tedi Kaso U12 Djem: Jonis Gaba U12 Vajza: Nergis Nikprelaj Trajnerë U12: Joan Koti & Blearta Ukëhaxhaj Në këtë kompeticion marrin pjesë shtete të tilla si Shqipëria, Kosova, Armenia, Azerbaixhani, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi dhe Turqia. I urojmë shumë fat sportistëve tanë!
Alex Prifti shpallet Gjysmëfinalist në Montenegro Cup 2024 Tennis Europe Junior Tour

Alex Prifti shpallet Gjysmëfinalist në turneun ndërkombëtar “Montenegro Cup 2024 Tennis Europe Junior Tour” në Nikshiq të Malit të Zi. Tenisti shqiptar mundi me rezultatin 6-0, 7-6(4) kundërshtarin Adrian Juresko nga Kroacia duke kaluar kështu në gjysmëfinale. I urojmë Alexit suksese të tjera në turnetë pasardhëse!
Shpallen fituesit e Turneut botëror ITF WTT ‘NSP Open 2024’, J30 Tirana

Shpallen fituesit e Turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J30 Tirana, për grupmoshën U18, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga shtete të ndryshme të botës, si: Francë, Itali, Australi, Suedi, Estoni, Brazil, SHBA etj. por edhe tenistë shqiptarë si Joan Sura, Rea Qinami, Enian Mehmeti, Damian Methasani, Tedi Teferiçi. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Daniel Aleksandar Amarandei nga Italia ndaj finalistit Egemen Karaman nga Turqia me rezultatin 6-4, 6-2. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Tea Kovacevic nga Bosnje-Hercegovina me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj tenistes greke Despoina Koskina. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën tenistët Eduardo De Benedictis Andreta nga Brazili dhe Pratyaksh XXX nga India me rezultatin 6-4, 6-4 ndaj dyshes Daniel Aleksandar Amarandei nga Italia dhe Shixun Zhu nga Kina. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën tenistet greke Despoina Koskina dhe Lydia Panagiotidou me rezultatin 7-6(6),6-1 ndaj Elise Lesigne dhe Lison Tapin nga Franca. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës!
Gresi Bajri arrin në Gjysmëfinale të “J60 PODGORICA OPEN 2024”

Tenistja shqiptare ka arritur në gjysmëfinale të turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors “J60 PODGORICA OPEN 2024” që po zhvillohet këtë javë në Ulqin të Malit të Zi. Gresi Bajri mundi në çerekfinale tenisten Aleksandra Stevanovic nga Serbia me rezultatin 3-6, 7-6(4), 6-1 pas një ndeshje të fortë dhe plot emocione. Në gjysmëfinale tenistja e talentuar Gresi Bajri do të ndeshet me tenisten Dusica Popovski në rrugëtimin drejt fitores. I urojmë suksese Gresit dhe bravo e madhe për arritjet e deritanishme në çdo turne botëror!