Tre teniste shqiptare në “Dubrovnik Dub Bowl 2026″

Tenistet shqiptare Noemi Zyli, Siara Tola dhe Helia Hysaj po marrin pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar për moshat e vogla, Dubrovnik Dub Bowl 2026, i cili zhvillohet nga 6 deri më 12 korrik në Dubrovnik, Kroaci. Ky turne konsiderohet një aktivitetet i rëndësishëm që mbledh çdo vit talentet më premtuese nga shumë vende të botës. Pjesëmarrja në një event të këtij niveli u ofron sportisteve shqiptare një mundësi të vlefshme për të fituar eksperiencë ndërkombëtare dhe për të konkurruar me bashkëmoshataret më të mira. Federata Shqiptare e Tenisit u uron Noemit, Siarës dhe Helias shumë suksese në këtë turne.
Shqipëria lufton deri në fund ndaj San Marinos në Davis Cup

Ekipi Kombëtar Shqiptar i meshkujve zhvilloi një përballje shumë të fortë ndaj San Marinos në kuadër të Davis Cup Europe Group IV, duke u mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1. Pika e vetme për Shqipërinë u fitua nga Alex Prifti, i cili zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse dhe triumfoi bindshëm ndaj Leonardo Bartolettit me rezultatin 6-0, 6-1. Në ndeshjen e dytë të tekeve, Denis Gaba luftoi fort, por u mposht nga Filippo Tommesani me rezultatin 6-4, 1-6, 2-6, duke barazuar sfidën në 1-1. Vendimi u dha në ndeshjen e dysheve, ku Alex Prifti dhe Mario Zili u përballën me çiftin Filippo Tommesani / Umberto Vanucci. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, dyshja shqiptare u mposht me rezultatin 4-6, 2-6, duke i dhënë fitoren përballjes ekipit të San Marinos. Përgëzojmë lojtarët tanë dhe kapitenin Përparim Zano për përkushtimin dhe luftën e treguar në fushë, pavarësisht rezultatit.
Shqipëria fitore e bindshme ndaj Andorrës 2-0 në kampionatin botëror në BILLIE JEAN KING CUP!

Një tjetër sukses për ekipin kombëtar shqiptar të femrave! Shqipëria ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Andorrës në Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III, duke dhuruar një paraqitje mbresëlënëse dhe plot karakter. Kristal Dule hapi rrugën e fitores me një performancë shumë të sigurt, duke mposhtur Judit Cartana Alana me rezultatin 6-3, 6-3 dhe duke i dhënë Shqipërisë pikën e parë. Më pas ishte radha e Gresi Bajrit, e cila dominoi plotësisht ndeshjen e saj ndaj Laura Pichel, duke fituar me rezultatin spektakolar 6-0, 6-0 dhe duke vulosur fitoren e Shqipërisë pa lënë asnjë dyshim. Me rezultatin e përgjithshëm 2-0, vajzat kuqezi siguruan një fitore të pastër, duke treguar nivel të lartë loje, vendosmëri dhe shpirt gare. Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Kristal Dulen, Gresi Bajrin, Enki Hysenin dhe kapitenin Tedi Kaso për këtë arritje të shkëlqyer dhe për përfaqësimin me dinjitet të flamurit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Forca Shqipëria!
Shqipëria gati për Billie Jean King Cup Europe Group III 2026!

Federata Shqiptare e Tenisit ka kënaqësinë të prezantojë ekipin kombëtar të femrave, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III, që po zhvillohet në San Marino, nga 15 deri më 20 qershor 2026. Ekipi i Shqipërisë: Gresi Bajri Kristal Dule Enki Hyseni Kapiten: Tedi Kaso Pas hedhjes së shortit, Shqipëria është shortuar në Grupin D, ku do të përballet me: Armeninë Malin e Zi Azerbajxhanin Programi i ndeshjeve të Shqipërisë: • 17 Qershor – Shqipëri Mali i Zi • 18 Qershor – Shqipëri Armenia • 19 Qershor – Shqipëri Azerbajxhani Ky është kompeticioni më prestigjioz ekipor i tenisit për femra në nivel kombëtaresh, ku vajzat tona do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe të garojnë për promovimin në Europe Group II. I urojmë ekipit tonë shumë suksese dhe paraqitje dinjitoze në San Marino!
Ekipi Kombëtar i meshkujve nis rrugëtimin në “DAVIS CUP EUROPE GROUP IV 2026”

Ekipi Kombëtar i meshkujve të rritur do të përfaqësojë Shqipërinë në *Davis Cup Europe Group IV*, që po zhvillohet në Tsaghkadzor, Armeni, nga 16 deri më 20 qershor 2026. Shqipëria do të përfaqësohet nga: Kapiten: Përparim Zano Lojtarët: • Mario Zili • Denis Gaba • Alex Prifti Pas hedhjes së shortit, Kombëtarja jonë do të zhvillojë ndeshjet sipas këtij kalendari. *16 Qershor* Shqipëri – Maltë *17 Qershor* Shqipëri – Islandë *18 Qershor* Shqipëri – Andorra *19 Qershor* Shqipëri – Armeni *20 Qershor* Shqipëri – San Marino I urojmë ekipit tonë shumë suksese dhe paraqitje dinjitoze në këtë kompeticion prestigjioz ndërkombëtar.
Përfundon me sukses turneu “KORÇA CUP 2026”

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, organizoi me sukses turneun “KORÇA CUP 2026”, i cili u zhvillua më 13-14 Qershor 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës. Turneu mblodhi tenistë të rinj nga klube të ndryshme të vendit, të cilët garuan në kategoritë U16 dhe ROG (Red, Orange & Green), duke zhvilluar ndeshje me nivel të lartë, frymë sportive dhe konkurrencë të fortë. Fituesit dhe finalistët: U16 Djem Kleis Rota Hansper Kaço U16 Vajza Anjel Hoxha Siara Tola Orange Vajza Siandra Azisllari Sofi Robo Orange Djem Joan Xoga Arvi Samara Green Vajza Moana Tola Margaret Bazhdari Green Djem Jorik Aliaj Elio Dimoshi Red Vajza Marisa Larti Amelia Çollaku Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për performancat e tyre, si dhe falënderon Tennis Korça Club, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe të gjithë stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.
Kampionati Kombëtar Individual 2026 për Të Rritur

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses Kampionatin Kombëtar Individual 2026 për Të Rritur Meshkuj & Femra, i cili u zhvillua më 6-7 Qershor 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gjatë dy ditëve të garave, tenistët më të mirë të vendit konkurruan për titujt kombëtarë, duke zhvilluar ndeshje cilësore dhe shumë emocionuese. Fituesit dhe finalistët: Meshkuj Kampion Kombëtar 2026: Denis Gaba Finalist: Martin Muedini Femra Kampione Kombëtare 2026: Siara Tola Finaliste: Ola Dano Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon kampionët, finalistët dhe të gjithë sportistët pjesëmarrës për paraqitjet e tyre, si dhe falënderon trajnerët, klubet, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm të kalendarit kombëtar. Urime Denis Gabës dhe Siara Tolës për titujt e Kampionëve Kombëtarë 2026 dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive!
Gresi Bajri merr pjesë në turneun ndërkombëtar UTR PTT Skopje Women 01

Tenistja shqiptare Gresi Bajri vazhdon paraqitjet e saj në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë këtë javë në turneun UTR PTT Skopje Women 01, pjesë e circuitit profesional UTR Pro Tennis Tour për femra. Ky turne zhvillohet në Shkup, ku marrin pjesë lojtare nga vende të ndryshme të botës, në një format konkurrues me sistem grupesh dhe shumë ndeshje gjatë javës. Gresi Bajri ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj italianes Margherita Marcon me rezultatin 6-3, 7-6, ndërsa zhvilloi edhe një ndeshje shumë konkurruese ndaj Melis Rasim, ku u mposht me rezultatin 7-5, 6-4. Në javët e fundit, Bajri ka qenë aktive edhe në evente të tjera të rëndësishme ndërkombëtare të UTR dhe ITF, duke treguar vazhdimësi dhe ambicie në karrierën e saj sportive. I urojmë shumë suksese në vijim tenistes sonë të talentuar, Gresi Bajri.
Përfundon me sukses turneu botëror ITF World Tennis Tour Juniors “Tirana Open 2026 II” – J30 Tirana

Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club organizoi me sukses në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort” turneun ndërkombëtar të nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors “Tirana Open 2026 II”, J30 Tirana për grupmoshën U18. Turneu u zhvillua gjatë datave 18-23 Maj 2026 dhe mblodhi tenistë të rinj nga shtete të ndryshme të botës, duke sjellë në Tiranë një atmosferë të shkëlqyer sportive dhe ndeshje me nivel shumë të lartë konkurrues. Fituesit dhe finalistët: Djem Singles Riccardo Pretolani – Itali Yitian Lou – Kinë Vajza Singles Aiym Kanagatova – Kazakistan Julia Ehrenberger – Austri Djem Doubles Santo Agnello & Marco Hofer – Austri Rafael Antonios Gakopoulos & Ioannis Motsakos – Greqi Vajza Doubles Julia Ehrenberger & Mia Neumueller – Austri Aurelia Zaffuto – Itali & Shanyi Zhou – Kinë Federata Shqiptare e Tenisit falënderon të gjithë sportistët, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, i cili vazhdon të promovojë Shqipërinë dhe Tiranën në hartën botërore të tenisit për të rinj. I urojmë shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës në aktivitetet e ardhshme sportive!
“KORÇA OPEN 2026” kurorëzon fituesit e kategorive të moshave U12 dhe ROG

Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Korça Club organizoi me sukses në qendrën sportive të qytetit të Korçës turneun “KORÇA OPEN 2026” për kategoritë ROG dhe U12 për djem dhe vajza. Turneu mblodhi tenisistë të rinj nga klube të ndryshme të vendit, të cilët zhvilluan ndeshje shumë të bukura dhe konkurruese, duke treguar nivel të mirë teknik dhe shpirt sportiv gjatë gjithë aktivitetit. Fituesit dhe finalistët. U12 Djem Blin Papa Dion Llusku Red Djem Arvi Samara Arjan Zhilla Green Djem Jorik Aliaj Alan Pelinku U12 Vajza Katalea Preni Helia Hysaj Red Vajza Marisa Larti Maria Treska Orange Vajza Reina Sukaj Siandra Azisllari Suksese të gjithëve në vazhdim!