Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Shpallen fituesit e “Turneut të Veteranëve 2026”

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, përmbylli me sukses “Turneun e Veteranëve 2026”, i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Turneu mblodhi në fushë tenistët e kategorive Seniorë për Meshkuj, të cilët garuan në tre kategori të ndryshme: +30, +40 dhe +50. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Meshkuj +30 Oleh Shaburakov Aiger Sulo Meshkuj +40 Elion Spahiu Idlir Prifti Meshkuj +50 Andrian Bleta Sokol Kaso Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon fituesit dhe finalistët për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës, arbitrat, organizatorët dhe stafin për kontributin në realizimin me sukses të këtij turneu. Urime dhe shumë suksese në aktivitetet e ardhshme!

Turneu i dysheve 2026

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, përmbylli me sukses “Turneu i dysheve 2026”, i zhvilluar gjatë datave 10-11 Tetor 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Turneu solli në fushë çifte të ndryshme tenistësh, të cilët garuan në kategoritë Men’s Doubles dhe Mixed Doubles. Fituesit dhe finalistët: Men’s Doubles Martin Muedini & Genajd Shypheja Erarbër Dervishi & Vasillaq Kristo Mixed Doubles Ariel Sulovari & Arbër Sulstarova Elonia Gjata & Vincenzo Ciani Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon fituesit dhe finalistët për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës, arbitrat, organizatorët dhe stafin për kontributin në realizimin me sukses të këtij turneu. Urime të gjithë fituesve dhe finalistëve dhe shumë suksese në aktivitetet e ardhshme!

Alex Prifti shpallet kampion në “Shkodra Open 2026” – Tennis Europe Junior Tour, U16 Category 3! 

Një sukses i rëndësishëm për tenisin shqiptar në arenën ndërkombëtare! Alex Prifti është shpallur kampion i turneut “Shkodra Open 2026”, aktivitet i Tennis Europe Junior Tour, U16 – Category 3, i zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Alex Prifti zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer gjatë gjithë garës, duke fituar katër ndeshje në rrugëtimin drejt titullit. Në finalen e turneut, Alex u përball me Maximilian Hajcik , të cilin e mposhti pas një ndeshjeje të luftuar me rezultatin 6-4, 5-7, 6-3, duke siguruar titullin e kampionit në grupmopshën U16. Ky titull sigurohet për herë të parë nga një tenist mashkull shqiptar. Rrugëtimi i Alex Priftit drejt fitores: Raundi i 16-shes: Alex Prifti – Lorenzo Butigan 6-3, 6-2 Çerekfinale: Alex Prifti – Petar Stankovic 7-5, 6-4 Gjysmëfinale: Alex Prifti – Julian Mrga Trifunovski 6-2, 6-0 Finale: Alex Prifti – Maximilian Hajcik 6-4, 5-7, 6-3 Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Alex Priftin për këtë sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, si dhe për paraqitjen e shkëlqyer përgjatë gjithë turneut. Urime Alex dhe shumë suksese në vazhdim!

Përfundon me sukses turneu “KORÇA JUNIOR I 2026” U18 

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, përmbylli me sukses turneun “KORÇA JUNIOR I 2026”, i cili u zhvillua gjatë datave 12-13 Shtator 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës. Turneu mblodhi në Korçë tenistë të rinj, të cilët garuan në kategorinë U18, për meshkuj dhe femra. Gjatë dy ditëve të aktivitetit u zhvilluan ndeshje plot konkurrencë dhe emocione, duke sjellë një tjetër aktivitet të rëndësishëm në kalendarin kombëtar të tenisit. Fituesit dhe finalistët e kategorive U18: Djem U18 Fitues: Ares Ferhati Finalistë: Brajan Zake Fituese: Emeli Bilali Finaliste: Aleksia Beta Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për paraqitjet e tyre, si dhe falënderon Tennis Korça Club, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti. Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim!

Shpallen fituesit e TEJT “NSP Open 2026” 14&U

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” 14&U, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua gjatë datave 5-12 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Në këtë turne ndërkombëtar morën pjesë tenistë të rinj nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, duke sjellë në Tiranë një javë të mbushur me emocione, konkurrencë dhe ndeshje të nivelit të lartë në kategorinë 14&U. Fituesit dhe finalistët e turneut: Djem Singles Fitues: Nikita Alexander Rung Finalist: George Troulis Vajza Singles Fituese: Martina Kurbatova Finaliste: Hana Veseli Djem Doubles Fitues: Filippo Del Giudice & Andrea Vaccari Finalistë: Rafal Sulejewski & George Troulis Vajza Doubles Fituese: Ailin Bakiyeva & Martina Kurbatova Finaliste: Danelya Beissebayeva & Zhanerke Toktasyn Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë sportistët pjesëmarrës për paraqitjet e tyre dhe falënderon trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar në Shqipëri. Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim!

Festivali i Tenisit 2026 sjell sportin e tenisit në qendër të Elbasanit

Gjatë fundjavës u organizua “Festivali i Tenisit 2026” në qytetin e Elbasanit, në sheshin “Gensher”, në kuadër të një bashkëpunimi mes Federatës Shqiptare të Tenisit, Bashkisë Elbasan dhe Klubit të Tenisit Korça. Në këtë aktivitet morën pjesë fëmijë të moshave të ndryshme, për shumë prej të cilëve ky ishte kontakti i parë me sportin e bukur të tenisit. Aktiviteti solli një atmosferë të veçantë sportive në qendër të qytetit, duke i afruar më shumë fëmijët dhe qytetarët me këtë sport. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe drejtues të Bashkisë Elbasan, përfaqësues të Klubit të Tenisit Korça, trajnerë, lojtarë dhe dashamirës të tenisit. Bashkia Elbasan bëri të ditur se, duke qenë një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë, shumë shpejt edhe Elbasani pritet të ketë fusha tenisi, falë iniciativës së bashkisë për ndërtimin e tyre. Gjithashtu, ky aktivitet shërbeu si pikënisje për procesin e implementimit të tenisit në shkolla, në kuadër të “Klasave Sportive në Elbasan”, duke synuar promovimin dhe zhvillimin e këtij sporti tek fëmijët dhe të rinjtë. Falënderojmë Bashkinë Elbasan, Klubin e Tenisit Korça dhe të gjitha subjektet që u përfshinë dhe kontribuuan në organizimin e këtij aktiviteti të bukur sportiv.

Shqipëria në Tennis Europe Training Camp, në Chisinau, Moldavi

Tenistja shqiptare Nergis Nikprelaj, tenisti Martin Bushati dhe trajnerja Anatereza Guli po përfaqësojnë Shqipërinë në Tennis Europe Training Camp, që po zhvillohet në Chisinau, Moldavi, në datat 19-26 korrik 2026. Kampi, i organizuar nga Tennis Europe, ka mbledhur talente të reja nga vende të ndryshme evropiane dhe zhvillohet në kuadër të programit për zhvillimin e tenistëve të rinj U14. Kampi stërvitor drejtohet nga trajneri kryesor Aleksander Jurgens, me mbështetjen e trajnerëve kombëtarë të vendeve pjesëmarrëse, ku bën pjesë edhe trjnerja shqiptare Anatereza Guli. Pjesëmarrja në këtë aktivitet përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të lojtarëve të rinj shqiptarë dhe për përfaqësimin e Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare të Tennis Europe. Suksese skuadrës shqiptare!

Tre teniste shqiptare në “Dubrovnik Dub Bowl 2026″

Tenistet shqiptare Noemi Zyli, Siara Tola dhe Helia Hysaj po marrin pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar për moshat e vogla, Dubrovnik Dub Bowl 2026, i cili zhvillohet nga 6 deri më 12 korrik në Dubrovnik, Kroaci. Ky turne konsiderohet një aktivitetet i rëndësishëm që mbledh çdo vit talentet më premtuese nga shumë vende të botës. Pjesëmarrja në një event të këtij niveli u ofron sportisteve shqiptare një mundësi të vlefshme për të fituar eksperiencë ndërkombëtare dhe për të konkurruar me bashkëmoshataret më të mira. Federata Shqiptare e Tenisit u uron Noemit, Siarës dhe Helias shumë suksese në këtë turne.

Shqipëria lufton deri në fund ndaj San Marinos në Davis Cup

Ekipi Kombëtar Shqiptar i meshkujve zhvilloi një përballje shumë të fortë ndaj San Marinos në kuadër të Davis Cup Europe Group IV, duke u mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1. Pika e vetme për Shqipërinë u fitua nga Alex Prifti, i cili zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse dhe triumfoi bindshëm ndaj Leonardo Bartolettit me rezultatin 6-0, 6-1. Në ndeshjen e dytë të tekeve, Denis Gaba luftoi fort, por u mposht nga Filippo Tommesani me rezultatin 6-4, 1-6, 2-6, duke barazuar sfidën në 1-1. Vendimi u dha në ndeshjen e dysheve, ku Alex Prifti dhe Mario Zili u përballën me çiftin Filippo Tommesani / Umberto Vanucci. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, dyshja shqiptare u mposht me rezultatin 4-6, 2-6, duke i dhënë fitoren përballjes ekipit të San Marinos. Përgëzojmë lojtarët tanë dhe kapitenin Përparim Zano për përkushtimin dhe luftën e treguar në fushë, pavarësisht rezultatit.

Shqipëria gati për Billie Jean King Cup Europe Group III 2026!

 Federata Shqiptare e Tenisit ka kënaqësinë të prezantojë ekipin kombëtar të femrave, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III, që po zhvillohet në San Marino, nga 15 deri më 20 qershor 2026. Ekipi i Shqipërisë: Gresi Bajri Kristal Dule Enki Hyseni Kapiten: Tedi Kaso Pas hedhjes së shortit, Shqipëria është shortuar në Grupin D, ku do të përballet me: Armeninë Malin e Zi Azerbajxhanin Programi i ndeshjeve të Shqipërisë: • 17 Qershor – Shqipëri Mali i Zi • 18 Qershor – Shqipëri Armenia • 19 Qershor – Shqipëri Azerbajxhani Ky është kompeticioni më prestigjioz ekipor i tenisit për femra në nivel kombëtaresh, ku vajzat tona do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe të garojnë për promovimin në Europe Group II. I urojmë ekipit tonë shumë suksese dhe paraqitje dinjitoze në San Marino!