Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Shpallen fituesit e “Turneut të Veteranëve 2026”

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, përmbylli me sukses “Turneun e Veteranëve 2026”, i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Turneu mblodhi në fushë tenistët e kategorive Seniorë për Meshkuj, të cilët garuan në tre kategori të ndryshme: +30, +40 dhe +50. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Meshkuj +30 Oleh Shaburakov Aiger Sulo Meshkuj +40 Elion Spahiu Idlir Prifti Meshkuj +50 Andrian Bleta Sokol Kaso Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon fituesit dhe finalistët për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës, arbitrat, organizatorët dhe stafin për kontributin në realizimin me sukses të këtij turneu. Urime dhe shumë suksese në aktivitetet e ardhshme!

Shpallen fituesit e TEJT “NSP Open 2026” 14&U

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” 14&U, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua gjatë datave 5-12 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Në këtë turne ndërkombëtar morën pjesë tenistë të rinj nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, duke sjellë në Tiranë një javë të mbushur me emocione, konkurrencë dhe ndeshje të nivelit të lartë në kategorinë 14&U. Fituesit dhe finalistët e turneut: Djem Singles Fitues: Nikita Alexander Rung Finalist: George Troulis Vajza Singles Fituese: Martina Kurbatova Finaliste: Hana Veseli Djem Doubles Fitues: Filippo Del Giudice & Andrea Vaccari Finalistë: Rafal Sulejewski & George Troulis Vajza Doubles Fituese: Ailin Bakiyeva & Martina Kurbatova Finaliste: Danelya Beissebayeva & Zhanerke Toktasyn Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë sportistët pjesëmarrës për paraqitjet e tyre dhe falënderon trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar në Shqipëri. Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim!

Jonis Gaba kualifikohet gjysmëfinalist në “TEJT National Sport Park Open 2026”

Jonis Gaba kualifikohet në gjysmëfinalen e Boys Singles U12 dhe finalen e Boys Doubles në turneun prestigjioz ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2026” – Category 2, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Tenisti i ri shqiptar siguroi vendin në gjysmëfinale pas një çerekfinaleje spektakolare, ku mposhti kazakun Arseniy Gorbach me rezultatin: 6-7, 7-6, 12-10. Ndeshja e gjysmëfinales do të zhvillohet nesër ndaj italianit Vito Castellano, ku Jonis Gaba do të kërkojë një tjetër fitore për të siguruar një vend në finalen e turneut. Një paraqitje fantastike deri tani për Jonis Gabën, i cili ka siguruar finalen edhe në përballjet Doubles, ku luan së bashku me lojtarin Andreas Gregoriou nga Qipro. Federata Shqiptare e Tenisit i uron Jonisit shumë sukses në gjysmëfinale dhe e përgëzon për këtë paraqitje të jashtëzakonshme në një prej turneve të rëndësishëm të Tennis Europe për grupmoshën U12. Suksese në vijim Jonis!

Përfundon me sukses turneu botëror ITF World Tennis Tour Juniors “Tirana Open 2026 II” – J30 Tirana

Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club organizoi me sukses në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort” turneun ndërkombëtar të nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors “Tirana Open 2026 II”, J30 Tirana për grupmoshën U18. Turneu u zhvillua gjatë datave 18-23 Maj 2026 dhe mblodhi tenistë të rinj nga shtete të ndryshme të botës, duke sjellë në Tiranë një atmosferë të shkëlqyer sportive dhe ndeshje me nivel shumë të lartë konkurrues. Fituesit dhe finalistët: Djem Singles Riccardo Pretolani – Itali Yitian Lou – Kinë Vajza Singles Aiym Kanagatova – Kazakistan Julia Ehrenberger – Austri Djem Doubles Santo Agnello & Marco Hofer – Austri Rafael Antonios Gakopoulos & Ioannis Motsakos – Greqi Vajza Doubles Julia Ehrenberger & Mia Neumueller – Austri Aurelia Zaffuto – Itali & Shanyi Zhou – Kinë Federata Shqiptare e Tenisit falënderon të gjithë sportistët, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, i cili vazhdon të promovojë Shqipërinë dhe Tiranën në hartën botërore të tenisit për të rinj. I urojmë shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës në aktivitetet e ardhshme sportive!

Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” U16

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” U16, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës, si Belgjika, Italia, Franca, Suedia, Greqia, Austria, etj., si edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët e këtij turneu sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Gennaro Scalese nga Italia Finalist: Gonçalo Pereira nga Portugalia Vajza Singles Fituese: Antonia Anastasia Papagapitou nga Greqia Finaliste: Eirini Bekiari nga Greqia Djem Doubles Fitues: Gennaro Scalese nga Italia & Gonçalo Pereira nga Portugalia Finalistë: Pietro Tombari & Gabriele Zappatore nga Italia Vajza Doubles Fituese: Kitti Zvabo & Vivien Zvabo nga Italia Finaliste: Antonia Anastasia Papagapitou & Maria Koukoutsi nga Greqia. Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!

Alex Prifti në gjysmëfinale të NSP Open 2026

Tenisti shqiptar Alex Prifti ka siguruar gjysmëfinalen e turneut ndërkombëtar “NSP Open 2026-Tennis Europe Junior Tour”, i cili po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, si pjesë e kalendarit ndërkombëtar të Federatës Shqiptare të Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club për vitin 2026. Në çerekfinale, Alex Prifti zhvilloi një paraqitje shumë të mirë duke mposhtur tenistin serb Andrija Bojovic me rezultatin 7-6, 6-3, në një ndeshje të luftuar dhe me nivel të lartë loje. Me këtë fitore, Prifti vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm në turne dhe në gjysmëfinale do të përballet me tenistin italian Gennaro Scalese, në një tjetër sfidë të rëndësishme për një vend në finale. I urojmë suksese në vijim tenistit tonë, Alex!

Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2026” U16

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2026” U16, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës, si Italia, Sllovenia, Çekia, Austria, Turqia, etj., si edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët e këtij turneu sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Marco Mastropasqua Finalist: Alessio Cardillo Vajza Singles Fituese: Nadja Knezevic Finaliste: Antonia Anastasia Papagapitou Djem Doubles Fitues: Marco Mastropasqua & Alessio Cardillo Finalistë: Ianis alberto Crucero & Davide Dagnino Vajza Doubles Fituese: Antonia Anastasia Papagapitou & Elena Tarasiadi Finaliste: Brina Bergelj & Zara Bergejl Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!

Turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2026” shpall fituesit

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2026”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 70 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Gjermani, Itali, SHBA, Turqi, Zvicra etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Nikita Alexander RUNG nga Gjermania Finalist: Jakub KYNCL nga Çekia Vajza Singles Fituese: Karla BARZAKOVA nga Bullgaria Finaliste: Amajla KADRIC nga Bosnje Hercegovina Djem Doubles Fitues: Lenart KADRIU nga Zvicra dhe Nikita Alexander RUNG nga Gjermania Finalistë: Andrej TEMOV nga Maqedonia e Veriut dhe Zlatan YORDANOV nga Bullgaria Vajza Doubles Fituese:Ludovica DEMATTEIS dhe Lucrezia OLIVETI nga Italia Finaliste: Karla BARZAKOVA nga Bullgaria dhe Anastasiia BUBALO nga Ukraina I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë do të fillojnë ndeshjet kualifikuese të turneut ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe U14 – NSP Open Junior Tour 2026”-Category 3, në Tiranë.

Ceremonia e Fundvitit e FSHT 

Është zhvilluar Ceremonia e Fundvitit, e organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, ku u festuan arritjet e vitit 2025 dhe u urua një vit i ri i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë komunitetin e tenisit. Gjatë kësaj ceremonie u vlerësuan lojtarët e vitit, si edhe trajneri dhe klubi më i mirë i vitit 2025. U akorduan trofe dhe dhurata për lojtarët sipas listës më poshtë: -Lojtarët e vitit 2025 Sezh Balluku Helia Hysaj Jonis Gaba Nergis Nikprelaj Arber Dano Anjel Hoxha Denis Gaba Ariel Sulovari Kledi Gaba -Klubi më i mirë i tenisit për vitin 2025 u shpall “Tennis Eralb Club”, dhe trajner i vitit, Sokol Kaso. I urojmë suksese në vijim të gjithëve!

Gaba, Dano & Bushati fitues të MASTERS U14 & U18

Kledi Gaba, Arbë Dano dhe Glora Bushati shpallen fitues të turneut “MASTERS U14 & U18 2025” në Tiranë. Turneu “MASTERS U14 & U18 2025 – Djem/Vajza” u organizua me sukses më 13-14 dhjetor 2025 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë, si bashkëpunim ndërmjet Tennis Eralb Club dhe Federatës Shqiptare të Tenisit. Ky aktivitet mblodhi në fushë lojtarët dhe lojtaret më të mirë të kategorive U14 dhe U18, si për djem ashtu edhe për vajza, duke dhuruar ndeshje cilësore dhe emocione sportive gjatë gjithë turneut. Fituesit dhe finalistët e turneut janë: U18 Djem Kledi Gaba Denis Gaba U14 Djem Arbër Dano Floid Kaso U14 Vajza Glora Bushati Siara Tola Falënderojmë të gjithë lojtarët, trajnerët dhe prindërit për pjesëmarrjen dhe angazhimin, si dhe urojmë fituesit për rezultatet e arritura.