Shpallen fituesit e “Turneut të Veteranëve 2026”

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, përmbylli me sukses “Turneun e Veteranëve 2026”, i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Turneu mblodhi në fushë tenistët e kategorive Seniorë për Meshkuj, të cilët garuan në tre kategori të ndryshme: +30, +40 dhe +50. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Meshkuj +30 Oleh Shaburakov Aiger Sulo Meshkuj +40 Elion Spahiu Idlir Prifti Meshkuj +50 Andrian Bleta Sokol Kaso Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon fituesit dhe finalistët për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës, arbitrat, organizatorët dhe stafin për kontributin në realizimin me sukses të këtij turneu. Urime dhe shumë suksese në aktivitetet e ardhshme!
Arbër Dano gjysmëfinalist në “Shkodra Open 2026” – Tennis Europe Junior Tour, U16 Category 3!

Një tjetër paraqitje e rëndësishme e tenisit shqiptar në arenën ndërkombëtare! Arbër Dano është shpallur gjysmëfinalist në turneun ndërkombëtar “Shkodra Open 2026”, aktivitet i Tennis Europe Junior Tour, U16 – Category 3, i zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Arbër Dano zhvilloi një paraqitje shumë të mirë përgjatë garës, duke arritur deri në fazën gjysmëfinale. Në çerekfinale, Arbër Dano mposhti Selim Cemal Yildiz me rezultatin 6-2, 6-4, duke siguruar një vend mes katër tenistëve më të mirë të turneut. Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Arbër Danon për këtë paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare dhe për rrugëtimin e tij deri në gjysmëfinalen e “Shkodra Open 2026”. Urime Arbër dhe shumë suksese në vazhdim!
Alex Prifti shpallet kampion në “Shkodra Open 2026” – Tennis Europe Junior Tour, U16 Category 3!

Një sukses i rëndësishëm për tenisin shqiptar në arenën ndërkombëtare! Alex Prifti është shpallur kampion i turneut “Shkodra Open 2026”, aktivitet i Tennis Europe Junior Tour, U16 – Category 3, i zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Alex Prifti zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer gjatë gjithë garës, duke fituar katër ndeshje në rrugëtimin drejt titullit. Në finalen e turneut, Alex u përball me Maximilian Hajcik , të cilin e mposhti pas një ndeshjeje të luftuar me rezultatin 6-4, 5-7, 6-3, duke siguruar titullin e kampionit në grupmopshën U16. Ky titull sigurohet për herë të parë nga një tenist mashkull shqiptar. Rrugëtimi i Alex Priftit drejt fitores: Raundi i 16-shes: Alex Prifti – Lorenzo Butigan 6-3, 6-2 Çerekfinale: Alex Prifti – Petar Stankovic 7-5, 6-4 Gjysmëfinale: Alex Prifti – Julian Mrga Trifunovski 6-2, 6-0 Finale: Alex Prifti – Maximilian Hajcik 6-4, 5-7, 6-3 Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Alex Priftin për këtë sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, si dhe për paraqitjen e shkëlqyer përgjatë gjithë turneut. Urime Alex dhe shumë suksese në vazhdim!
Përfundon me sukses turneu “KORÇA JUNIOR I 2026” U18

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, përmbylli me sukses turneun “KORÇA JUNIOR I 2026”, i cili u zhvillua gjatë datave 12-13 Shtator 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës. Turneu mblodhi në Korçë tenistë të rinj, të cilët garuan në kategorinë U18, për meshkuj dhe femra. Gjatë dy ditëve të aktivitetit u zhvilluan ndeshje plot konkurrencë dhe emocione, duke sjellë një tjetër aktivitet të rëndësishëm në kalendarin kombëtar të tenisit. Fituesit dhe finalistët e kategorive U18: Djem U18 Fitues: Ares Ferhati Finalistë: Brajan Zake Fituese: Emeli Bilali Finaliste: Aleksia Beta Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për paraqitjet e tyre, si dhe falënderon Tennis Korça Club, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti. Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim!
Festivali i Tenisit 2026 sjell sportin e tenisit në qendër të Elbasanit

Gjatë fundjavës u organizua “Festivali i Tenisit 2026” në qytetin e Elbasanit, në sheshin “Gensher”, në kuadër të një bashkëpunimi mes Federatës Shqiptare të Tenisit, Bashkisë Elbasan dhe Klubit të Tenisit Korça. Në këtë aktivitet morën pjesë fëmijë të moshave të ndryshme, për shumë prej të cilëve ky ishte kontakti i parë me sportin e bukur të tenisit. Aktiviteti solli një atmosferë të veçantë sportive në qendër të qytetit, duke i afruar më shumë fëmijët dhe qytetarët me këtë sport. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe drejtues të Bashkisë Elbasan, përfaqësues të Klubit të Tenisit Korça, trajnerë, lojtarë dhe dashamirës të tenisit. Bashkia Elbasan bëri të ditur se, duke qenë një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë, shumë shpejt edhe Elbasani pritet të ketë fusha tenisi, falë iniciativës së bashkisë për ndërtimin e tyre. Gjithashtu, ky aktivitet shërbeu si pikënisje për procesin e implementimit të tenisit në shkolla, në kuadër të “Klasave Sportive në Elbasan”, duke synuar promovimin dhe zhvillimin e këtij sporti tek fëmijët dhe të rinjtë. Falënderojmë Bashkinë Elbasan, Klubin e Tenisit Korça dhe të gjitha subjektet që u përfshinë dhe kontribuuan në organizimin e këtij aktiviteti të bukur sportiv.
Përfundon Tennis Europe 14&U Training Camp në Chisinau

Ka përfunduar në Chisinau, Moldavi “Tennis Europe 14&U Training Camp”, ku Shqipëria u përfaqësua nga tenistja Nergis Nikprelaj, tenisti Martin Bushati dhe trajnerja Anatereza Guli. Gjatë datave 19-26 korrik 2026, lojtarët e rinj nga vende të ndryshme evropiane patën mundësinë të zhvillojnë një javë intensive stërvitore, në një ambient ndërkombëtar dhe nën drejtimin e stafit teknik të kampit. Nergis Nikprelaj dhe Martin Bushati përfituan nga një eksperiencë e rëndësishme sportive, duke u stërvitur së bashku me lojtarë të tjerë të talentuar të grupmoshës 14&U nga vende të ndryshme të Evropës. Pjesë aktive e stafit teknik të kampit ishte edhe trajnerja shqiptare Anatereza Guli, e cila punoi në fushë me lojtarët shqiptarë dhe pjesëmarrësit e tjerë të kampit. Urime Nergis, Martin dhe Anatereza për këtë eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare!
Ekipi Kombëtar i meshkujve nis rrugëtimin në “DAVIS CUP EUROPE GROUP IV 2026”

Ekipi Kombëtar i meshkujve të rritur do të përfaqësojë Shqipërinë në *Davis Cup Europe Group IV*, që po zhvillohet në Tsaghkadzor, Armeni, nga 16 deri më 20 qershor 2026. Shqipëria do të përfaqësohet nga: Kapiten: Përparim Zano Lojtarët: • Mario Zili • Denis Gaba • Alex Prifti Pas hedhjes së shortit, Kombëtarja jonë do të zhvillojë ndeshjet sipas këtij kalendari. *16 Qershor* Shqipëri – Maltë *17 Qershor* Shqipëri – Islandë *18 Qershor* Shqipëri – Andorra *19 Qershor* Shqipëri – Armeni *20 Qershor* Shqipëri – San Marino I urojmë ekipit tonë shumë suksese dhe paraqitje dinjitoze në këtë kompeticion prestigjioz ndërkombëtar.
Përfundon me sukses turneu “KORÇA CUP 2026”

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, organizoi me sukses turneun “KORÇA CUP 2026”, i cili u zhvillua më 13-14 Qershor 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës. Turneu mblodhi tenistë të rinj nga klube të ndryshme të vendit, të cilët garuan në kategoritë U16 dhe ROG (Red, Orange & Green), duke zhvilluar ndeshje me nivel të lartë, frymë sportive dhe konkurrencë të fortë. Fituesit dhe finalistët: U16 Djem Kleis Rota Hansper Kaço U16 Vajza Anjel Hoxha Siara Tola Orange Vajza Siandra Azisllari Sofi Robo Orange Djem Joan Xoga Arvi Samara Green Vajza Moana Tola Margaret Bazhdari Green Djem Jorik Aliaj Elio Dimoshi Red Vajza Marisa Larti Amelia Çollaku Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për performancat e tyre, si dhe falënderon Tennis Korça Club, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe të gjithë stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.
ITF World Tennis Tour Juniors Shkodra Open 2026

Turneu ndërkombëtar “ITF World Tennis Tour Juniors Shkodra Open 2026” shpall fituesit. Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar i nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2026’ J30 Shkodër, i mbajtur gjatë datave 20-25 Prill në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Në këtë turne morën pjesë mbi 120 tenistë nga shtete të ndryshme të botës, mes të cilëve edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Saida Ismail Francesca Fuzio Boys Singles Kristijan Janev Luka Lukovac Girls Doubles Elsen Nil Aldemir / Serra Hasanbasoglu Francesca Fuzio / Clarissa Santi Boys Doubles Kristijan Janev / Erion Neziri Vaclav Barina / Luka Lukovac Urime të gjithë pjesëmarrësve për performancën dhe shpirtin sportiv!
“Albanian Bowl 2026” U10 & U18 në Shkodër

Federata Shqiptare e Tenisit dhe Shkodra Tennis Club kanë përmbyllur me sukses turneun “Albanian Bowl 2026” U10 & U18. Më poshtë gjeni Fituesit dhe Finalistët e Albanian Bowl 2026 sipas kategorive: U10 Vajza Vendi i parë: Helia Hysaj Vendi i dytë: Olea Gjoka U18 Djem Vendi i parë: Denis Gaba Vendi i dytë: Alex Prifti U18 Vajza Vendi i parë: Learta Muharremi Vendi i dytë: Rania Bushati I urojmë suksese në vijim të gjithë pjesëmarrësve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi etj.!