Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

‘ITF/Tennis Europe Development Championships & 12&U Training Camp 2023’ Java e dytë

Disa fitore nga tenistët shqiptarë në kampionatin e javës së dytë të ‘ITF/Tennis Europe Development Championships & 12&U Training Camp 2023’ që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.
Gjatë këtyre ditëve Enki Hyseni mundi Emma Hovhannisyan nga Armenia me rezultatin 6-1, 6-1; Denis Gaba mundi po ashtu tenistin nga Armenia, Albert Aznavuryan me rezultatin 6-1, 6-0.
Ditën e djeshme Denis Gaba fitoi ndaj Nikolozi Sirbiladze nga Gjeorgjia me rezultatin 5-7, 6-3, 6-4.
Gjithashtu Denis Gaba së bashku me Alex Prifti në kategorinë Doubles Djem fituan përballjen me Ervin Doli dhe Unik Ramadani nga Kosova me rezultatin 4-1, 4-2.
Ekipi shqiptar i tenisit është nën drejtimin e trajnerëve Elda Vukatana dhe Tedi Kaso.