Federata Shqiptare e Tenisit

Denis Gaba shpallet fitues i turneut “8 BEST Tournament 2025” për të rritur

Denis Gaba shpallet fitues i turneut “8 BEST Tournament 2025” për të rritur, të organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Tetë lojtarët më të mirë të kategorisë për të rritur u përballën mes tyre për trofeun e këtij turneu, i cili rezultoi me shpalljen si gjysmëfinalistë të Enian Mehmetit dhe Genajd Shyphejas, finalist të Martin Muedinit dhe fitues të Denis Gabës, me rezultatet si më poshtë: Gjysmëfinale: Denis Gaba – Genajd Shypheja 6-0, 6-3 Martin Muedini – Enian Mehemeti 6-1, 6-2 Finale: Denis Gaba – Martin Muedini 6-3, 6-2 Falënderojmë lojtarët pjesëmarrës për ndeshjet e bukura dhe plot emocion!

DENIS GABA shpallet fitues i turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2025”

DENIS GABA shpallet fitues i turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Tirana Open 2025” U16 në garat “Djem Doubles”. Tenisti shqiptar Denis Gaba, në partneritet me tenistin kinez Jinxuan Cheng, triumfoi në finalen e garave “Djem Doubles” duke mundur me rezultatin 6-1, 6-4 dyshen Ilko Malinov (Bullgari) dhe Maksymilian Zurek (Poloni). Me këtë fitore, ata u shpallën fitues të një prej turneve më të rëndësishëm ndërkombëtarë për moshat U16, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gaba ka siguruar gjithashtu vendin në finalen e garave “Djem Singles”, ku do të përballet me tenistin grek Athanasios Zavourgianos.  Një bravo e madhe për tenistin tonë të talentuar Denis Gaba dhe suksese të mëtejshme në vazhdim!

Masters U14 & U18

Turneu i fundit i këtij viti “Masters U14 & U18” i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit dhe Tennis Eralb Club në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” gjatë kësaj fundjave ka shpallur fituesit. Konkretisht fitues i kategorisë U18 Djem u shpall Kledi Gaba dhe finalist Denis Gaba. Në kategorinë U14 Djem fitues rezultoi Alex Prifti dhe finalist Arbër Dano. Ndërsa në kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Enki Hyseni dhe finaliste Anjel Hoxha. Urime për fituesit dhe suksese të gjithë pjesëmarrësve!

Kampionati Kombëtar Individual: Denis Gaba fitues

Denis Gaba shpallet kampion kombëtar i Shqipërisë në tenis për kategorinë “Të rritur” për vitin 2024. Kampionati Kombëtar Individual u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Me pjesëmarrjen e rreth 30 lojtarëve kampionati pati ndeshje shumë të forta që kulmuan me finalen mes Denis Gabës dhe Martin Muedinit, e cila përfundoi me fitoren e Gabës me rezultatin 6-4, 3-6, 6-1 dhe Muedini finalist. Gjysmëfinalistë të këtij kampionati rezultuan Enian Mehmeti dhe Kledi Gaba. I urojmë suksese fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve!

Kledi Gaba dhe Denis Gaba në Çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP Open 2024” 16&U

Kledi Gaba dhe Denis Gaba në Çerekfinale të turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2024” 16&U, Category 3, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Kledi GABA mundi me rezultatin 6-1, 6-4 tenistin Kristian STEFANOV nga Bullgaria, ndërsa Denis GABA mundi me rezultatin 7-6(4), 2-6, 6-3 tenistin Mattia PESCOSOLIDO nga Italia duke arritur kështu të kalojnë në çerekfinale të këtij turne ndërkombëtar. Në çerekfinale sot Kledi GABA do të ndeshet me Denis Valentin DRAGOMIR nga Rumania ndërsa Denis GABA do të ndeshet me Nicolo’ CAMPETTI nga Italia. Po ashtu në përballjet Vajza Double, tenistja shqiptare Enki HYSENI arrin në Çerekfinale, ku së bashku me Ljubica CELEBIC nga Mali i Zi do të ndeshen me dyshen Martina CALVO GALYAMOVA nga Spanja dhe Sofiya KIROVA nga Kazakistani pasi mundën dyshen Ambre BERTRAND dhe Lohann CUXAC nga Franca me rezultatin 0-6, 7-6(4), 10-8 rezultat që i çoi në çerekfinale. I urojmë shumë fat tenistëve tanë në vazhdim!

Denis Gaba në Mouratoglou Academy!

Denis Gaba në Mouratoglou Academy! Si rrjedhojë e bashkëpunimit të suksesshëm mes FSHT, Tennis Europe dhe Mouratoglou Academy u arrit që tenisti i talentuar Denis Gaba të jetë pjesë e një trajnimi intensiv një javor me trajnerët më të mirë të Akademisë Mouratoglou, me akomodim të plotë të përfshirë. Pjesëmarrja në këtë trajnim do të jetë tejet frytdhënëse për lojtarin tonë dhe përfaqësimin që do të bëjë në turnetë ndërkombëtar për Federatën Shqiptare të Tenisit.

“Shkodra Indoor 2023” ROG &U14 shpall fituesit

Turneu “Shkodra Indoor 2023” i kategorisë ROG dhe U14 i mbajtur në Adriatic Tennis Park në Shkodër, gjatë datave 18-19 Nëntor, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit shpalli fituesit. Rreth 50 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut e bënë edhe më të veçantë turneun. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U14 VAJZA Anjel Hoxha Enki Hyseni U14 DJEM Denis Gaba Alex Prifti RED VAJZA Helia Hysaj Rita Morina ORANGE VAJZA Hajdi Hysaj Llejna Bajrami ORANGE DJEM Dario Purija Matija Zivanovic GREEN VAJZA Nergis Nikprelaj Siara Tola GREEN DJEM Jonis Gaba Dasli Kotrri Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

NSP Tour 2023, Denis Gaba dhe Enki Hyseni shpallen fitues

Denis Gaba dhe Enki Hyseni shpallen fitues të turneut “NSP Tour 2023” për kategorinë U14 dhe në kategorinë ROG fituese rezultuan Mirabella Lamina, Leart Musai,Hajdi Hysaj, Jonis Gaba, Nergis Nikprelaj. Ky turne u zhvillua këtë fundjavë në Tiranë, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”. Në kategorinë U14 Djem, Denis Gaba fitoi në finale me rezultatin 6-2,6-0 kundrejt finalistit Alex Prifti. Në kategorinë U14 Vajza, Enki Hyseni fitoi në finale me rezultatin 6-2,6-0 kundrejt finalistes Anjel Hoxha. Ndërsa në ROG, në kategorinë Red fituese me rezultatin 4-2, 4-0 u shpall Mirabella Lamina dhe finaliste Alesia Musai. Në kategorinë Orange Djem fitues me rezultatin 6-3 u shpall Leart Musai dhe finalist Blini Papa. Në kategorinë Orange Vajza fituese me rezultatin 6-4 u shpall Hajdi Hysaj dhe finaliste Reina Gashi. Në kategorinë Green Vajza fituese u shpall Nergis Nikprelaj me rezultatin 4-1, 4-1 dhe finaliste Deborah Treska. Në kategorinë Green Djem fitues u shpall Jonis Gaba me rezultatin 4-2, 4-1 dhe finalist Floid Kaso. Shumë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!

Martin Muedini shpallet kampion kombëtar i Shqipërisë

Martin Muedini shpallet kampion kombëtar i Shqipërisë në tenis për kategorinë “Të rritur” për vitin 2023. Këtë fundjavë u zhvillua Kampionati Kombëtar për Meshkuj/Të rritur në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Me pjesëmarrjen e rreth 25 lojtarëve kampionati pati ndeshje shumë të forta që kulmuan me finalen mes Martin Muedinit dhe Arbër Sulstarovës, e cila përfundoi me fitoren e Muedinit me rezultatin 6-7(6-8), 6-4, 6-3 dhe Sulstarova finalist. Gjysmëfinalistë të këtij kampionati rezultuan Kledi Gaba dhe Denis Gaba. I urojmë suksese në vijim të gjithë pjesëmarrësve.

Albanian Bowl Tournament: Fitues Kledi Gaba, AnaTereza Guli, Denis Gaba, Ares Ferhati, Anjel Hoxha

“Albanian Bowl Tournament” ishte turneu i rradhës i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Shkodra Tennis Club i kategorisë U12, U14 dhe U18 i zhvilluar në Shkodër këtë fundjavë. Fitues i kategorisë U18 Djem u shpall Kledi Gaba pas finales me tenistin malezez Belmin Sabovic, ndërsa në kategorinë U18 Vajza fituese rezultoi Anatereza Guli në finale me Ajri Hoxhën. Fitues i kategorisë U14 Djem u shpall Denis Gaba dhe finalist Alex Prifti, ndërsa në kategorinë U14 Vajza fituese doli Eva Radoman pasi mundi në finale Nadia Knezeci po nga Mali i Zi. Fitues në kategorinë U12 Djem rezultoi Ares Ferhati pas finales me Arbër Danon, kurse për kategorinë U12 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha dhe finaliste Stasa Glaborevic nga Mali i Zi. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vijim!