Shpallen fituesit e “J60 Tirana Open 2026” – World Tennis Tour Juniors

Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses turneun ndërkombëtar “J60 Tirana Open 2026”, pjesë e World Tennis Tour Juniors, i cili u zhvillua gjatë datave 21-26 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Turneu ndërkombëtar mblodhi në Tiranë tenistë të rinj nga vende të ndryshme të botës, të cilët garuan në kategoritë Boys Singles, Girls Singles, Boys Doubles dhe Girls Doubles. Fituesit dhe finalistët: Boys Singles Petar Ciangherotti– Nikolaos Papavasiliu Finale: 6-3, 6-1 Girls Singles Mila van der Lecq – Viktorie Havlikova Finalja u mbyll me tërheqjen e Viktorie Havlikova. Boys Doubles Nikolaos Papavasiliu & Leo Wright – Filip Sebek & Tobias Zapsky Finale: 7-6(6), 4-6, [11-9] Girls Doubles Eva Halfarova & Viktorie Havlikova – Kristyna Prikrylova & Mila van der Lecq Finale: 6-2, 6-4 Një paraqitje të mirë në këtë turne zhvilluan edhe tenistët shqiptarë, me Dalina Kokoshin që arriti deri në çerekfinale të Girls Singles, ndërsa Arbër Dano, Enian Mehmeti, Ares Ferhati, Denis Gaba dhe Alex Prifti garuan në Boys Singles e Doubles dhe Anjel Hoxha e Ariel Sulovari në Girls Singles. Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë sportistët shqiptarë për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar. Urime të gjithë fituesve dhe finalistëve dhe shumë suksese në vazhdim!
Dalina Kokoshi në çerekfinale të “J60 Tirana Open 2026”

Një paraqitje shumë e mirë për tenisten shqiptare Dalina Kokoshi në “World Tennis Tour Juniors – J60 Tirana Open 2026”, turneu ndërkombëtar që po zhvillohet gjatë datave 21-26 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Dalina Kokoshi ka siguruar një vend në çerekfinalet e Girls Singles, duke u renditur mes tetë tenisteve më të mira të turneut. Në raundin e parë, Dalina u përball me Reagan Stanley dhe fitoi me rezultatin 6-2, 7-5, ndërsa në raundin e dytë vijoi rrugëtimin drejt fazës çerekfinale pas fitores me rezultatin 7-6(3), 7-6(5) ndaj tenistes Lidia Filipowicz . Çerekfinalja: Dalina Kokoshi – Viktorie Havlikova Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Dalina Kokoshin për paraqitjen e saj deri në këtë fazë dhe i uron shumë suksese në çerekfinale! Suksese Dalina!
Alex Prifti shpallet kampion në “Shkodra Open 2026” – Tennis Europe Junior Tour, U16 Category 3!

Një sukses i rëndësishëm për tenisin shqiptar në arenën ndërkombëtare! Alex Prifti është shpallur kampion i turneut “Shkodra Open 2026”, aktivitet i Tennis Europe Junior Tour, U16 – Category 3, i zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Alex Prifti zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer gjatë gjithë garës, duke fituar katër ndeshje në rrugëtimin drejt titullit. Në finalen e turneut, Alex u përball me Maximilian Hajcik , të cilin e mposhti pas një ndeshjeje të luftuar me rezultatin 6-4, 5-7, 6-3, duke siguruar titullin e kampionit në grupmopshën U16. Ky titull sigurohet për herë të parë nga një tenist mashkull shqiptar. Rrugëtimi i Alex Priftit drejt fitores: Raundi i 16-shes: Alex Prifti – Lorenzo Butigan 6-3, 6-2 Çerekfinale: Alex Prifti – Petar Stankovic 7-5, 6-4 Gjysmëfinale: Alex Prifti – Julian Mrga Trifunovski 6-2, 6-0 Finale: Alex Prifti – Maximilian Hajcik 6-4, 5-7, 6-3 Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Alex Priftin për këtë sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, si dhe për paraqitjen e shkëlqyer përgjatë gjithë turneut. Urime Alex dhe shumë suksese në vazhdim!
Festivali i Tenisit 2026 sjell sportin e tenisit në qendër të Elbasanit

Gjatë fundjavës u organizua “Festivali i Tenisit 2026” në qytetin e Elbasanit, në sheshin “Gensher”, në kuadër të një bashkëpunimi mes Federatës Shqiptare të Tenisit, Bashkisë Elbasan dhe Klubit të Tenisit Korça. Në këtë aktivitet morën pjesë fëmijë të moshave të ndryshme, për shumë prej të cilëve ky ishte kontakti i parë me sportin e bukur të tenisit. Aktiviteti solli një atmosferë të veçantë sportive në qendër të qytetit, duke i afruar më shumë fëmijët dhe qytetarët me këtë sport. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe drejtues të Bashkisë Elbasan, përfaqësues të Klubit të Tenisit Korça, trajnerë, lojtarë dhe dashamirës të tenisit. Bashkia Elbasan bëri të ditur se, duke qenë një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë, shumë shpejt edhe Elbasani pritet të ketë fusha tenisi, falë iniciativës së bashkisë për ndërtimin e tyre. Gjithashtu, ky aktivitet shërbeu si pikënisje për procesin e implementimit të tenisit në shkolla, në kuadër të “Klasave Sportive në Elbasan”, duke synuar promovimin dhe zhvillimin e këtij sporti tek fëmijët dhe të rinjtë. Falënderojmë Bashkinë Elbasan, Klubin e Tenisit Korça dhe të gjitha subjektet që u përfshinë dhe kontribuuan në organizimin e këtij aktiviteti të bukur sportiv.
Përfundon me sukses turneu botëror ITF World Tennis Tour Juniors “Tirana Open 2026 II” – J30 Tirana

Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club organizoi me sukses në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort” turneun ndërkombëtar të nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors “Tirana Open 2026 II”, J30 Tirana për grupmoshën U18. Turneu u zhvillua gjatë datave 18-23 Maj 2026 dhe mblodhi tenistë të rinj nga shtete të ndryshme të botës, duke sjellë në Tiranë një atmosferë të shkëlqyer sportive dhe ndeshje me nivel shumë të lartë konkurrues. Fituesit dhe finalistët: Djem Singles Riccardo Pretolani – Itali Yitian Lou – Kinë Vajza Singles Aiym Kanagatova – Kazakistan Julia Ehrenberger – Austri Djem Doubles Santo Agnello & Marco Hofer – Austri Rafael Antonios Gakopoulos & Ioannis Motsakos – Greqi Vajza Doubles Julia Ehrenberger & Mia Neumueller – Austri Aurelia Zaffuto – Itali & Shanyi Zhou – Kinë Federata Shqiptare e Tenisit falënderon të gjithë sportistët, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, i cili vazhdon të promovojë Shqipërinë dhe Tiranën në hartën botërore të tenisit për të rinj. I urojmë shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës në aktivitetet e ardhshme sportive!
Olha Lazarchuk nga ITF zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri

Drejtoresha e Zhvillimit për Europën në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), Olha Lazarchuk, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, duke shënuar vizitën e saj të parë në vendin tonë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, znj. Lazarchuk vizitoi Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, ku u njoh nga afër me infrastrukturën dhe aktivitetet që zhvillohen në këtë qendër. Në kuadër të vizitës së saj, ajo udhëtoi gjithashtu drejt Korçës, ku vizitoi qendrën sportive të Korça Tennis Club, duke parë nga afër zhvillimin e tenisit edhe në këtë qytet. Në Tiranë, znj. Lazarchuk zhvilloi edhe një takim me Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ku u diskutua mbi mbështetjen dhe bashkëpunimin për zhvillimin e mëtejshëm të sportit të tenisit në Shqipëri. Ajo pati mundësinë të takohej dhe të njihej nga afër me disa nga trajnerët dhe lojtarët më të mirë të tenisit në Shqipëri, duke vlerësuar punën që po bëhet për zhvillimin e sportit në vend. Përgjatë vizitës në Shqipëri, znj. Lazarchuk u shoqërua nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Ferdinand Sulo, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Klaus Bardeli. Në fjalën e saj, ajo theksoi se bashkëpunimi mes Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Federatës Ndërkombëtare të Tenisit do të vijojë të jetë i vazhdueshëm dhe frytdhënës, me synimin për të mbështetur projektet zhvillimore dhe për të kontribuar në rritjen e nivelit të tenisit në Shqipëri.
Fitore e shkëlqyer për Siara Tola në “2026 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U”

Tenistja shqiptare Siara Tola ka arritur një fitore të rëndësishme në përballjet e javës së dytë të kampionatit “2026 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U”, që po zhvillohet në Antalia, Turqi. Siara mposhti bindshëm tenisten nga Azerbajxhani, Rania Hajiyeva, me rezultatin 6-0, 6-0, duke dominuar plotësisht ndeshjen nga fillimi deri në fund. Urime Siarës për këtë fitore dhe suksese në ndeshjet në vijim!
Kursi ITF/OS “Coaching Beginner & Intermediate Players” në Tiranë

Federata Shqiptare e Tenisit ka përfunduar me sukses kursin ndërkombëtar ITF/OS Coaching. Beginner & Intermediate Players, i zhvilluar për disa ditë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Ky kurs u realizua në bashkëpunim me International Tennis Federation (ITF) dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), duke sjellë në Shqipëri një program intensiv me standarde ndërkombëtare. Mbi 20 trajnerë nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në këtë trajnim. Kursi përfshiu 86 orë mësime teorike dhe praktike, të fokusuar në metodikat moderne të trajnimit për nivelet fillestare dhe ndërmjetme. Sesionet u drejtuan nga ekspertët e ITF, Senad Jusufi dhe Edita Liachoviciute, të cilët ndanë përvojën e tyre shumëvjeçare me trajnerët pjesëmarrës. Në përfundim të kursit, trajnerët iu nënshtruan vlerësimeve praktike dhe teorike, pas të cilave u zhvillua ceremonia e certifikimit. Ky program synon forcimin e kapaciteteve të trajnerëve, rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zgjerimin e bazës së tenisit në vend, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e talentëve të rinj. Faleminderit ITF dhe KOKSH për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin në zhvillimin e tenisit shqiptar.
KAMPI STËRVITOR KOMBËTAR U14 2025

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me ITF (International Tennis Federation) dhe Tennis Europe, organizoi edhe këtë vit Kampin Stërvitor Kombëtar 14&U 2025 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gjatë disa ditëve intensive, kampi mblodhi lojtarë dhe trajnerë të grupmoshës U14 nga e gjithë Shqipëria, të udhëhequr nga trajneri kryesor Përparim Zano, me asistencën e trajnerëve nga qytete të ndryshme të vendit. Qëllimi i këtij projekti ishte përmirësimi i performancës sportive të lojtarëve për turnetë e ardhshëm, si dhe zhvillimi i sjelljes së tyre sportive, brenda dhe jashtë fushës. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë lojtarët dhe trajnerët që kontribuan në suksesin e këtij kampi.
Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar ITF MASTERS MT100 SHKODER 2025

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar ITF MASTERS MT100 SHKODER 2025 organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club gjatë datave 2-5 Tetor 2025. Turneu ndërkombëtar ITF Masters MT100 Shkoder 2025, kishte pjesëmarrës përveç nga Shqipëria edhe nga Kosova, Kroacia, Gjermania, Australia, Franca, Estonia, Anglia, Spanja e Rusia. Në një atmosferë pozitive tenistët garuan në 9 kategori të ndryshme. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Women’s Singles 30+ Fituese: Xhesjona Mamutaj Finaliste: Lubiana Saja Women’s Singles 40+ Fituese: Xheni Cani Finaliste: Ollga Hodaj Men’s Singles 30+ Fitues: Granit Bajraliu Finalist: Nikolaev Svyatoslav Men’s Singles 40+ Fitues: Mario Eckardt Finalist: Genc Cakciri Men’s Singles 50+ Fitues: Andrian Bleta Finalist: Arjan Shanaj Men’s Singles 60+ Fitues: David Smith Finalist: Mejdi Rexhepi Men’s Doubles 30+ Fitues: Mildon Kumaraku/Andrian Bleta Finalist: Taulant Rexhepi/ Gert Meta Men’s Doubles 40+ Fitues: Andi Bilali/ Bledi Bilali Finalist: Denis Bashli/Doruk Gurkan Mix Doubles Fitues: Lubiana Saja/ Besmir Canaku Finalist: Xhesjona Mamutaj/ Vasillaq Kristo Urime të gjithëve!