Federata Shqiptare e Tenisit

Masters U14 & U18

Turneu i fundit i këtij viti “Masters U14 & U18” i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit dhe Tennis Eralb Club në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” gjatë kësaj fundjave ka shpallur fituesit. Konkretisht fitues i kategorisë U18 Djem u shpall Kledi Gaba dhe finalist Denis Gaba. Në kategorinë U14 Djem fitues rezultoi Alex Prifti dhe finalist Arbër Dano. Ndërsa në kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Enki Hyseni dhe finaliste Anjel Hoxha. Urime për fituesit dhe suksese të gjithë pjesëmarrësve!

Alex Prifti në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship

Alex PRIFTI arrin në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship week 1. Tenisti shqiptar Alex PRIFTI mundi kundërshtarin e tij nga Armenia Khachatur AVETISYAN me rezultatin 6-0, 4-6, 6-1. Kjo i siguroi kalimin në çerekfinale të këtij kampionati ku do të përballet me tenistin Zuka KACHEISHVILI nga Gjeorgjia. I urojmë shumë fat Alexit dhe suksese në vazhdim!

Skopje Open U14 2023, Alex Prifti arrin në çerekfinale

Alex Prifti arrin në çerekfinale Djem/Doubles në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Skopje Open U14 2023” që po zhvillohet në Shkup, Maqedoni e Veriut. Alex së bashku me bashkëlojtarin nga Çekia Filip Majer do të ndeshen në çerekfinale Djem/Doubles ndaj dyshes kundërshtare Alexander Figurovskiy dhe Mihailo Topic nga Serbia, pas fitores me dyshen maqedonase Marko Avramovski dhe Darjan Panovski me rezultatin 6-2, 4-6,10-6. I urojmë Alex Priftit suksese në vazhdim!

Skopje Open U14 2023, Alex Prifti fiton ndeshjen e raundit të dytë

Alex Prifti fiton ndeshjen e raundit të dytë në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Skopje Open U14 2023” që po zhvillohet në Shkup, Maqedoni e Veriut. Alex Prifti fitoi me rezultatin 6-2, 6-1 ndaj kundërshtarit maqedonas Darijan Panovski. I urojmë suksese në vijim tenistit tonë!

‘ITF/Tennis Europe Development Championships & 12&U Training Camp 2023’ Java e dytë

Disa fitore nga tenistët shqiptarë në kampionatin e javës së dytë të ‘ITF/Tennis Europe Development Championships & 12&U Training Camp 2023’ që po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Gjatë këtyre ditëve Enki Hyseni mundi Emma Hovhannisyan nga Armenia me rezultatin 6-1, 6-1; Denis Gaba mundi po ashtu tenistin nga Armenia, Albert Aznavuryan me rezultatin 6-1, 6-0. Ditën e djeshme Denis Gaba fitoi ndaj Nikolozi Sirbiladze nga Gjeorgjia me rezultatin 5-7, 6-3, 6-4. Gjithashtu Denis Gaba së bashku me Alex Prifti në kategorinë Doubles Djem fituan përballjen me Ervin Doli dhe Unik Ramadani nga Kosova me rezultatin 4-1, 4-2. Ekipi shqiptar i tenisit është nën drejtimin e trajnerëve Elda Vukatana dhe Tedi Kaso.

Shpallen fituesit e turneut “Winter Adriatic Cup”

Shpallen fituesit e turneut “Winter Adriatic Cup” të zhvilluar në Shkodër këtë fundjavë në Adriatic Tennis Park për kategoritë U10 dhe U14. Fitues në kategorinë U14 Djem u shpall Denis Gaba pasi mundi në finale Alex Priftin me rezultatin 6-4, 6-4. Fituese në kategorinë U14 Vajza u shpall Learta Muharremi me rezultatin 6-2, 6-0 në finale ndaj Angelina Radoman. Në kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Edon Ademi pas finales me Jonis Gaba. Falenderojmë të gjithë tenistët që morën pjesë në këtë turne në Shkodër dhe i urojmë suksese të tjera në vijim!

Ekipi kombëtar U14 Djem, për herë të parë në “Tennis Europe Winter Cups”

Ekipi kombëtar shqiptar i djemve U14 merr pjesë për herë të parë në kampionatin “Tennis Europe Winter Cups” të zhvilluar në Bari të Italisë. Ekipi shqiptar përbëhej nga tenistët: Denis Gaba, Alex Prifti dhe Ares Ferhati, shoqëruar nga kapiteni Maksim Prifti. Në dy përballje, tenistët tanë nuk arritën të mposhtin kundërshtarët për të kaluar në fazën tjetër, duke humbur kështu me rezultatin 1-2 ndaj Gjeorgjisë dhe 3-0 ndaj Danimarkës. Gjithsesi kjo ishte ekperienca e parë në një format të tillë të rëndësishëm për tenistët tanë të kategorisë U14 ku u përballën me tenistët më të mirë të vendeve respektive. I urojmë suksese në vijim ekipit tonë!