Federata Shqiptare e Tenisit

Shpallen fituesit e turneut të përvitshëm “ALBANIAN OPEN 2025” për kategoritë U12 dhe Të Rritur, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë.
🏆Fituesit dhe finalistë Të Rritur:
🔸️Të Rritur Djem: Fitues Denis Gaba me rezultatin 3-6, 7-5, 6-4 ndaj finalistit Martin Muedini.
🔸️Të Rritur Vajza: Fituese Enki Hyseni me rezultatin 6-4, 6-1 ndaj finalistes Anjel Hoxha.
🔸️Gjysmëfinalistë Djem: Genajd Shypheja & Alex Prifti.
🔸️Gjysmëfinaliste Vajza: Ola Dano & Ariel Sulovari.
Fituesve, finalistëve dhe gjysmëfinalistëve Të Rritur ju shpërndanë edhe Premiot respektive.
🏆Fituesit dhe finalistë U12:
🔸️U12 Djem: Fitues Jonis Gaba me rezultatin 6-0, 6-4 ndaj finalistit Floid Kaso.
🔸️U12 Vajza: Fituese Siara Tola me rezultatin 6-4, 5-7(3-10) ndaj finalistes Nergis Nikprelaj.
Fituesve dhe finalistëve U12 ju shpërndanë dhuratat përkatëse.
Urime e suksese të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës!

Ndaje me miq