Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Shpallen fituesit e “J60 Tirana Open 2026” – World Tennis Tour Juniors

Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses turneun ndërkombëtar “J60 Tirana Open 2026”, pjesë e World Tennis Tour Juniors, i cili u zhvillua gjatë datave 21-26 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Turneu ndërkombëtar mblodhi në Tiranë tenistë të rinj nga vende të ndryshme të botës, të cilët garuan në kategoritë Boys Singles, Girls Singles, Boys Doubles dhe Girls Doubles. Fituesit dhe finalistët: Boys Singles Petar Ciangherotti– Nikolaos Papavasiliu Finale: 6-3, 6-1 Girls Singles Mila van der Lecq – Viktorie Havlikova Finalja u mbyll me tërheqjen e Viktorie Havlikova. Boys Doubles Nikolaos Papavasiliu & Leo Wright – Filip Sebek & Tobias Zapsky Finale: 7-6(6), 4-6, [11-9] Girls Doubles Eva Halfarova & Viktorie Havlikova – Kristyna Prikrylova & Mila van der Lecq Finale: 6-2, 6-4 Një paraqitje të mirë në këtë turne zhvilluan edhe tenistët shqiptarë, me Dalina Kokoshin që arriti deri në çerekfinale të Girls Singles, ndërsa Arbër Dano, Enian Mehmeti, Ares Ferhati, Denis Gaba dhe Alex Prifti garuan në Boys Singles e Doubles dhe Anjel Hoxha e Ariel Sulovari në Girls Singles. Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë sportistët shqiptarë për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar. Urime të gjithë fituesve dhe finalistëve dhe shumë suksese në vazhdim!

Përfundon me sukses turneu “KORÇA JUNIOR I 2026” U18 

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, përmbylli me sukses turneun “KORÇA JUNIOR I 2026”, i cili u zhvillua gjatë datave 12-13 Shtator 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës. Turneu mblodhi në Korçë tenistë të rinj, të cilët garuan në kategorinë U18, për meshkuj dhe femra. Gjatë dy ditëve të aktivitetit u zhvilluan ndeshje plot konkurrencë dhe emocione, duke sjellë një tjetër aktivitet të rëndësishëm në kalendarin kombëtar të tenisit. Fituesit dhe finalistët e kategorive U18: Djem U18 Fitues: Ares Ferhati Finalistë: Brajan Zake Fituese: Emeli Bilali Finaliste: Aleksia Beta Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për paraqitjet e tyre, si dhe falënderon Tennis Korça Club, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti. Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim!

Jonis Gaba, fitues në përballjet Doubles dhe Finalist në Singles

 Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2026” U12, Category 2, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua gjatë datave 31 Gusht – 5 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Në këtë turne të nivelit ndërkombëtar morën pjesë tenistë të rinj nga vende të ndryshme, duke sjellë në Tiranë një javë të mbushur me konkurrencë, emocione dhe ndeshje të nivelit të lartë në kategorinë U12. Një paraqitje shumë të mirë zhvilluan edhe tenistët shqiptarë, me Jonis Gabën që arriti finalen në Singles dhe u shpall kampion në Doubles, së bashku me Andreas Gregoriou nga Qipro. Fituesit dhe finalistët e turneut: Djem Singles Fitues: Andreas Gregoriou Finalist: Jonis Gaba Vajza Singles Fituese: Mariya Akatova Finaliste: Alisa Larin-Skorobogatov Djem Doubles Fitues: Jonis Gaba & Andreas Gregoriou Finalistë: Arseniy Gorbach & Rassul Tleof Vajza Doubles Fituese: Aizara Abayeva & Mariya Akatova Finaliste: Oyku Buyukaslan & Alisa Larin-Skorobogatov Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm të Tennis Europe në Shqipëri. Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim!

Festivali i Tenisit 2026 sjell sportin e tenisit në qendër të Elbasanit

Gjatë fundjavës u organizua “Festivali i Tenisit 2026” në qytetin e Elbasanit, në sheshin “Gensher”, në kuadër të një bashkëpunimi mes Federatës Shqiptare të Tenisit, Bashkisë Elbasan dhe Klubit të Tenisit Korça. Në këtë aktivitet morën pjesë fëmijë të moshave të ndryshme, për shumë prej të cilëve ky ishte kontakti i parë me sportin e bukur të tenisit. Aktiviteti solli një atmosferë të veçantë sportive në qendër të qytetit, duke i afruar më shumë fëmijët dhe qytetarët me këtë sport. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe drejtues të Bashkisë Elbasan, përfaqësues të Klubit të Tenisit Korça, trajnerë, lojtarë dhe dashamirës të tenisit. Bashkia Elbasan bëri të ditur se, duke qenë një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë, shumë shpejt edhe Elbasani pritet të ketë fusha tenisi, falë iniciativës së bashkisë për ndërtimin e tyre. Gjithashtu, ky aktivitet shërbeu si pikënisje për procesin e implementimit të tenisit në shkolla, në kuadër të “Klasave Sportive në Elbasan”, duke synuar promovimin dhe zhvillimin e këtij sporti tek fëmijët dhe të rinjtë. Falënderojmë Bashkinë Elbasan, Klubin e Tenisit Korça dhe të gjitha subjektet që u përfshinë dhe kontribuuan në organizimin e këtij aktiviteti të bukur sportiv.

Përfundon Tennis Europe 14&U Training Camp në Chisinau

Ka përfunduar në Chisinau, Moldavi “Tennis Europe 14&U Training Camp”, ku Shqipëria u përfaqësua nga tenistja Nergis Nikprelaj, tenisti Martin Bushati dhe trajnerja Anatereza Guli. Gjatë datave 19-26 korrik 2026, lojtarët e rinj nga vende të ndryshme evropiane patën mundësinë të zhvillojnë një javë intensive stërvitore, në një ambient ndërkombëtar dhe nën drejtimin e stafit teknik të kampit. Nergis Nikprelaj dhe Martin Bushati përfituan nga një eksperiencë e rëndësishme sportive, duke u stërvitur së bashku me lojtarë të tjerë të talentuar të grupmoshës 14&U nga vende të ndryshme të Evropës. Pjesë aktive e stafit teknik të kampit ishte edhe trajnerja shqiptare Anatereza Guli, e cila punoi në fushë me lojtarët shqiptarë dhe pjesëmarrësit e tjerë të kampit. Urime Nergis, Martin dhe Anatereza për këtë eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare!

Shqipëria lufton deri në fund ndaj San Marinos në Davis Cup

Ekipi Kombëtar Shqiptar i meshkujve zhvilloi një përballje shumë të fortë ndaj San Marinos në kuadër të Davis Cup Europe Group IV, duke u mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1. Pika e vetme për Shqipërinë u fitua nga Alex Prifti, i cili zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse dhe triumfoi bindshëm ndaj Leonardo Bartolettit me rezultatin 6-0, 6-1. Në ndeshjen e dytë të tekeve, Denis Gaba luftoi fort, por u mposht nga Filippo Tommesani me rezultatin 6-4, 1-6, 2-6, duke barazuar sfidën në 1-1. Vendimi u dha në ndeshjen e dysheve, ku Alex Prifti dhe Mario Zili u përballën me çiftin Filippo Tommesani / Umberto Vanucci. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, dyshja shqiptare u mposht me rezultatin 4-6, 2-6, duke i dhënë fitoren përballjes ekipit të San Marinos. Përgëzojmë lojtarët tanë dhe kapitenin Përparim Zano për përkushtimin dhe luftën e treguar në fushë, pavarësisht rezultatit.

Kampionati Kombëtar Individual 2026 për Të Rritur

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses Kampionatin Kombëtar Individual 2026 për Të Rritur Meshkuj & Femra, i cili u zhvillua më 6-7 Qershor 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gjatë dy ditëve të garave, tenistët më të mirë të vendit konkurruan për titujt kombëtarë, duke zhvilluar ndeshje cilësore dhe shumë emocionuese. Fituesit dhe finalistët: Meshkuj Kampion Kombëtar 2026: Denis Gaba Finalist: Martin Muedini Femra Kampione Kombëtare 2026: Siara Tola Finaliste: Ola Dano Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon kampionët, finalistët dhe të gjithë sportistët pjesëmarrës për paraqitjet e tyre, si dhe falënderon trajnerët, klubet, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm të kalendarit kombëtar.  Urime Denis Gabës dhe Siara Tolës për titujt e Kampionëve Kombëtarë 2026 dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive!

Përfundon me sukses turneu botëror ITF World Tennis Tour Juniors “Tirana Open 2026 II” – J30 Tirana

Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club organizoi me sukses në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort” turneun ndërkombëtar të nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors “Tirana Open 2026 II”, J30 Tirana për grupmoshën U18. Turneu u zhvillua gjatë datave 18-23 Maj 2026 dhe mblodhi tenistë të rinj nga shtete të ndryshme të botës, duke sjellë në Tiranë një atmosferë të shkëlqyer sportive dhe ndeshje me nivel shumë të lartë konkurrues. Fituesit dhe finalistët: Djem Singles Riccardo Pretolani – Itali Yitian Lou – Kinë Vajza Singles Aiym Kanagatova – Kazakistan Julia Ehrenberger – Austri Djem Doubles Santo Agnello & Marco Hofer – Austri Rafael Antonios Gakopoulos & Ioannis Motsakos – Greqi Vajza Doubles Julia Ehrenberger & Mia Neumueller – Austri Aurelia Zaffuto – Itali & Shanyi Zhou – Kinë Federata Shqiptare e Tenisit falënderon të gjithë sportistët, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, i cili vazhdon të promovojë Shqipërinë dhe Tiranën në hartën botërore të tenisit për të rinj. I urojmë shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës në aktivitetet e ardhshme sportive!

Turneu ndërkombëtar “ITF World Tennis Tour Juniors Tirana Open 2026” shpall fituesit

Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar i nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Tirana Open 2026’ J30 Tirana, i mbajtur gjatë datave 11-16 Maj në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort” si bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Tenisit me Tennis Eralb Club. Në këtë turne morën pjesë mbi 130 tenistë nga shtete të ndryshme të botës, mes të cilëve edhe tenistë shqiptarë si Denis Gaba që arriti deri në çerekfinale. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Antonio Di Rubba nga Italia Finalist: Joao Pedro Nardi nga Italia Vajza Singles Fituese: Aurora Piccinini nga Italia Finaliste: Nathalie Charlize Miskovsky nga Çekia Djem Doubles Fitues: Attila Montague nga SHBA & Nico Sommer nga Zvicra Finalistë: Joao Pedro Nardi dhe Daniel Tonucci nga Italia Vajza Doubles Fituese: Natalie Irahola nga Çekia & Aurora Piccinini nga Italia Finaliste: Julia Ehrenberger & Anna Posch nga Austria Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!

Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” U16

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” U16, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës, si Belgjika, Italia, Franca, Suedia, Greqia, Austria, etj., si edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët e këtij turneu sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Gennaro Scalese nga Italia Finalist: Gonçalo Pereira nga Portugalia Vajza Singles Fituese: Antonia Anastasia Papagapitou nga Greqia Finaliste: Eirini Bekiari nga Greqia Djem Doubles Fitues: Gennaro Scalese nga Italia & Gonçalo Pereira nga Portugalia Finalistë: Pietro Tombari & Gabriele Zappatore nga Italia Vajza Doubles Fituese: Kitti Zvabo & Vivien Zvabo nga Italia Finaliste: Antonia Anastasia Papagapitou & Maria Koukoutsi nga Greqia. Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!