Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Shpallen fituesit e “NSP Open II – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana”

Shpallen fituesit e “NSP Open II – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana” turneu ndërkombëtar U18 Djem/Vajza i zhvilluar gjatë kësaj jave në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Fitues në kategorinë Djem/Singles u shpall Patrik Munkhammar nga Suadia dhe finalist Makar Krivoshchekov me rezultatin 7-5, 7-5.
Fituese në kategorinë Vajza/Singles u shpall Anastasija Cvetkovic nga Serbia dhe finaliste Tilda Larsson nga Suedia me rezultatin 3-6, 6-4, 6-0.
Fitues në kategorinë Djem/Doubles u shpallën
Patrik Munkhammar nga Suedia dhe Leon Zaorski nga Polonia me rezultatin 6-2, 6-1 ndaj finalistëve Makar Krivoshchekov dhe Yannic Nittmann nga Gjermania.
Në kategorinë Vajza/Doubles fituese u shpallën Linea Bajraliu dhe Tilda Larsson nga Suedia dhe finaliste Clara Nilsson dhe Anastasia Pettersson nga Suedia me rezultatin 6-2, 6-1.
I urojmë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!