Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Gresi Bajri fituese në Doubles “NSP Open – J5 Tirana ITF Junior Tour 2022”.

Gresi Bajri fituese në turneun botëror “NSP Open – J5 Tirana ITF Junior Tour 2022”.
Gresi arrin të rrëmbejë trofeun e kategorisë Vajza Doubles pasi në finale së bashku me Iva Daneva nga Maqedonia e Veriut mundën dyshen Emira Diabate nga Côte d’Ivoire dhe Sue-Lan Taravella nga Kanadaja me rezultatin 6-0, 6-3.
Kjo shënon një tjetër sukses për tenisten shqiptare Gresi Bajri e cila në çdo turne ndërkombëtar së fundi arrin të marrë fitore.
I urojmë Gresit sukses dhe fat në vijim!