Gresi Bajri merr pjesë në turneun ndërkombëtar UTR PTT Skopje Women 01

Tenistja shqiptare Gresi Bajri vazhdon paraqitjet e saj në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë këtë javë në turneun UTR PTT Skopje Women 01, pjesë e circuitit profesional UTR Pro Tennis Tour për femra. Ky turne zhvillohet në Shkup, ku marrin pjesë lojtare nga vende të ndryshme të botës, në një format konkurrues me sistem grupesh dhe shumë ndeshje gjatë javës. Gresi Bajri ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj italianes Margherita Marcon me rezultatin 6-3, 7-6, ndërsa zhvilloi edhe një ndeshje shumë konkurruese ndaj Melis Rasim, ku u mposht me rezultatin 7-5, 6-4. Në javët e fundit, Bajri ka qenë aktive edhe në evente të tjera të rëndësishme ndërkombëtare të UTR dhe ITF, duke treguar vazhdimësi dhe ambicie në karrierën e saj sportive. I urojmë shumë suksese në vijim tenistes sonë të talentuar, Gresi Bajri.
Gresi Bajri merr pjesë në turneun prestigjioz ITF W50 në Pelham, SHBA

Tenistja shqiptare Gresi Bajri vazhdon përfaqësimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë këtë javë në turneun profesionist W50 Pelham, AL, pjesë e kalendarit të ITF Women’s World Tennis Tour. Turneu zhvillohet nga 18 deri më 24 maj 2026 në qytetin Pelham, në kompleksin Pelham Racquet Club, dhe luhet në fusha me dhe (clay). Ky kompeticion konsiderohet një nga turnetë më të rëndësishëm të nivelit W50 në Shtetet e Bashkuara, me fond shpërblimi prej 40,000 dollarësh dhe me pjesëmarrjen e shumë lojtareve profesioniste nga vende të ndryshme të botës. Gresi Bajri është pjesë e fazës kualifikuese të turneut dhe po fiton eksperiencë të rëndësishme në një nivel të lartë konkurrues. Sipas shortit, ajo përballet në raundin e parë kualifikues me tenisten amerikane R. Smith. Pjesëmarrja në evente të tilla ndërkombëtare është shumë e vlefshme për zhvillimin profesional të lojtares shqiptare. Tenisi shqiptar vijon të prezantohet denjësisht në circuitin profesional ndërkombëtar përmes sportisteve të reja me potencial dhe ambicie për të avancuar më tej në arenën botërore.
Tenistja shqiptare Gresi Bajri garon në turneun ndërkombëtar UTR PTT Concord Women 01

Tenisi shqiptar vijon të përfaqësohet në arenën ndërkombëtare, këtë herë përmes lojtares së talentuar Gresi Bajri, e cila po merr pjesë në turneun UTR PTT Concord Women 01, një kompeticion i rëndësishëm i circuitit UTR për femra. Bajri është pjesë e Grupit D, ku ka zhvilluar dhe pritet të zhvillojë disa përballje gjatë kësaj jave, përfshirë ndeshje kundër lojtareve si Mouna Bouzgarrou dhe Nagniba N’Tcha. Turneu zhvillohet në fushë me dhe (red clay) dhe është i strukturuar me sistem grupesh, ku çdo lojtare ka mundësinë të luajë disa ndeshje, përpara fazës finale. Gresi Bajri konsiderohet si një nga lojtaret më të mira shqiptare, duke qenë numri 1 në Shqipëri dhe me eksperiencë në kompeticione ndërkombëtare si Billie Jean King Cup. Pjesëmarrja në turne si UTR PTT Concord Women 01 është një hap i rëndësishëm në karrierën e saj, duke i dhënë mundësi të përballet me nivele të ndryshme loje dhe të rrisë më tej ranking-un dhe eksperiencën ndërkombëtare.
Gresi Bajri arrin në Gjysmëfinale të “J60 PODGORICA OPEN 2024”

Tenistja shqiptare ka arritur në gjysmëfinale të turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors “J60 PODGORICA OPEN 2024” që po zhvillohet këtë javë në Ulqin të Malit të Zi. Gresi Bajri mundi në çerekfinale tenisten Aleksandra Stevanovic nga Serbia me rezultatin 3-6, 7-6(4), 6-1 pas një ndeshje të fortë dhe plot emocione. Në gjysmëfinale tenistja e talentuar Gresi Bajri do të ndeshet me tenisten Dusica Popovski në rrugëtimin drejt fitores. I urojmë suksese Gresit dhe bravo e madhe për arritjet e deritanishme në çdo turne botëror!
Gresi Bajri arrin në Gjysmëfinale të “J60 ULCINJ – MONTENEGRO OPEN 2024”

Tenistja Gresi Bajri ka arritur në gjysmëfinale të turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors “J60 ULCINJ – MONTENEGRO OPEN 2024” që po zhvillohet këtë javë në Ulqin të Malit të Zi. Gresi arriti të mund në çerekfinale tenisten Mariya Yemshanova nga Ukraina me rezultatin 6-3,6-1 duke vazhduar më tej në gjysmëfinale. I urojmë suksese tenistes sonë në vazhdim!
Gresi Bajri fiton përballjen e parë në një turne ITF Pro

Gresi Bajri fiton përballjen e parë në një turne ITF Pro, duke u bërë e para teniste shqiptare që arrin këtë sukses. Aktualisht po zhvillohet turneu profesional i tenisit për femra ITF World Tennis Tour “Antalya Series” me fond prej $15000 nga data 3 deri më 10 Mars 2024, në Antalia, Turqi. Gresi Bajri ka shënuar triumfin e saj të parë, duke mundur në kualifikime tenisten ruse, Mariam Karadzhaeva, me rezultat të thellë 6-1 6-1. Në përballjen e ardhshme, Bajri do të ndeshet me tenisten nga Turqia, Basak Eraydin. I urojmë shumë suksese Gresit në këtë garë të nivelit kaq të lartë.
Kledi Gaba dhe Gresi Bajri fitues të turneut “Albanian Open 2023”

Albanian Open 2023 ishte turneu i kategorisë së të rriturve vajza dhe djem që mblodhi në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” 40 lojtarë nga qytete të ndryshme. Kledi Gaba u shpall fitues i kategorisë Djem/Të rritur me rezultatin 6-4, 6-4, finalist doli Denis Gaba dhe gjysmëfinalistë Martin Muedini dhe Joan Koti. Gresi Bajri u shpall fituese e kategorisë Vajza/Të rritur me rezultatin 6-0, 6-0, ku finaliste rezultoi Elonia Gjata dhe gjysmëfinaliste Ariel Sulovari dhe Kela Mezini. Në këtë turne u ndanë edhe premio ku fituesi mori 200 USD, finalisti 100 USD dhe gjysmëfinalistët nga 50 USD, për secilën nga kategoritë vajza/djem. I urojmë shumë suksese të mëtejshme të gjithë pjesëmarrësve!
Gresi Bajri fituese në J30 Peja – Kosova Open 2023 – ITF Junior Tour Girls Doubles

Gresi Bajri fituese në J30 Peja – Kosova Open 2023 – ITF Junior Tour Girls Doubles. Dyshja Gresi Bajri me tenisten greke Alexandra Magia arrijnë të rrëmbejnë trofeun e Dysheve Vajza në këtë turneun botëror pas fitores në finale kundër dyshes Alexandra Panagiotidou dhe Lydia Panagiotidou nga Greqia. Urojmë për fitoren tenisten tonë të suksesshme Gresi Bajri!
Gresi Bajri kampione e ITF WORLD TENNIS TOUR JUNIORS ‘Shkodra Open 2023’

Sot, është zhvilluar finalja e vajzave në Singles të turneut ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2023’. Gresi Bajri është shpallur kampione në Singles duke mposhtur tenisten nga Italia, Beatrice Veltri me rezultatin 6-3 6-3. Kujtojmë se Bajri ditën e djeshme është shpallur kampione në Doubles bashkë me Alexandra Magia pasi mposhtën në finale Eleni Chatziavraam dhe Turan Deniz pas një ndeshje mjaft interesante me rezultat 6-2 4-6 10-2. Shumë urime Gresi dhe suksese në turnetë e radhës!
“Billie Jean King Cup 2023 Group III” Shqipëria rrëmben 3 fitore

Shqipëria fiton me rezultatin 2-0 ndaj Malit të Zi në përballjet e Promotional Play-Off duke mbyllur kështu rrugëtimin e saj në kampionatin botëror “Billie Jean King Cup 2023 Group III” me 3 fitore (me Islandën, Azerbajxhanin dhe Malin e Zi) dhe 3 humbje nga 6 ndeshje të luajtura. Kjo bëri që ekipi jonë kombëtar i vajzave të renditet në vendin e 7-të të grupit 3 të këtij kampionati. Edhe pse pati humbje me ekipe si Maqedonia e Veriut, Moldavia dhe Finlanda, duke parë ndeshjet e tenisteve të kombëtares sonë me disa prej tenisteve më të mira në botë, si tenistja maqedonase Lina Gjorcheska me renditje aktuale botërore 256 dhe renditje maksimale 170, tenistja finlandeze Anasatasia Kulikova me renditje aktuale botërore 352 dhe maksimale 179 apo Laura Hietaranta me renditje botërore 612, themi të sigurt që përfaqësimi i Shqipërisë ishte dinjitoz. Duhet përmendur fakti që vajzat e ekipit kombëtar kanë një moshë relatisht të re krahasimisht me shumë kundërshtare të tyre në këtë kampionat botëror, konkretisht 17 vjeç (Gresi Bajri), 21(Kristal Dule) dhe 17 (Rea Qinami). Gjithashtu ky ishte vetëm viti i 3-të i pjesëmarrjes së Shqipërisë në kampionatin botëror të femrave. Prandaj me vijimin e stërvitjes efikase dhe grumbullimeve si këtë vit në Mal të Zi, paraqitja e Shqipërisë në kampionatin botëror “Billie Jean King Cup” konsiderohet të jetë edhe më e suksesshme dhe shpresëdhënëse në vitet e ardhshme. I urojmë shumë fat dhe suksese në vazhdim tenisteve tona Gresi Bajri, Kristal Dule, Rea Qinami si dhe kapitenit drejtues Tedi Kaso. Gjithashtu i falenderojmë që dhanë më të mirën e tyre në këtë kompeticion të rëndësishëm dhe tejet sfidues.