Për herë të dytë rresht që Enki Hyseni shpallet Finaliste në Doubles (pas turneut ndërkombëtar Podgorica Eminent U12 në Mal të Zi), Arbër Dano gjysmëfinalist në Singles, Anjel Hoxha gjyshmëfinaliste në Singles, Ares Ferhati çerekfinalist në Singles dhe Alex Prifti e Enki Hyseni fitues në Consolation.
Suksesi i tenistëve shqiptarë U12 në turneun ndërkombëtar “National Sport Park Open”, ka vendosur standardin e tenistëve shqiptarë në turnetë e Tennis Europe në nivelin më të lartë.
Në këtë turne konkuruan lojtarë të talentuar nga rreth 17 vende të botës ku u dëshmua edhe një herë se Shqipëria tashmë është në performancën e duhur të pretendojë për fitore në turnetë botërore të tenisit, pasi arriti rezultate që nuk janë realizuar më parë nga kjo kategori.
E ardhmja për tenistët shqiptarë duket e ndritur dhe tejet premtuese. I urojmë shumë fat dhe fitore të tjera në vijim!