Federata Shqiptare e Tenisit

ArbërDano

Arbër Dano shpallet finalist në “NSP Open 2025 – Tennis Europe Junior Tour, Category 3”

Tenisti Arbër Dano shpallet finalist në kategorinë Djem Doubles në turneun ndërkombëtar U14 “NSP Open 2025 – Tennis Europe Junior Tour, Category 3”, i zhvilluar këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në finalen e Djem Doubles, Arbër Dano së bashku me partnerin e tij italian, Ianis Alberto Cruceru, zhvilluan një performancë të mirë, duke u renditur në vendin e dytë pas dyshes fitues Davide Dagnino (Itali) & Ivan Pyachura (Rusi) me rezultatin 6-1, 6-3. Në gjysmëfinalen Doubles arritën edhe tenistët shqiptarë si Ditan Mulliqi dhe Anjel Hoxha. Federata Shqiptare e Tenisit i uron tenistëve suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre sportiv.

Arbër Dano shpallet finalist në “NSP Open 2025 – Tennis Europe Junior Tour, Category 3” Read More »

Arbër Dano përfaqëson Shqipërinë në edicionin ndërkombëtar të Little Tennis Champions 2025-26

Tenisti i ri shqiptar Arbër Dano është përzgjedhur të jetë pjesë e programit ndërkombëtar Little Tennis Champions 2025-26, një nismë e organizuar nga I Tennis Foundation në bashkëpunim me Federatat Kombëtare të Shqipërisë, Italisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Programi nisi më 13 korrik në qytetin e Torinos (Itali), ku tenistët zhvilluan një javë trajnimi intensiv në ambientet e Circolo della Stampa Sporting, nën drejtimin e disa prej trajnerëve më të njohur të tenisit europian si Simone Tartarini (trajner i Lorenzo Musettit) dhe Gipo Arbino (trajner i Lorenzo Sonegos). Pas fazës përgatitore, Arbër Dano udhëtoi së bashku me pjesën tjetër të grupit në Annecy të Francës, ku mori pjesë në një turne ndërkombëtar Tennis Europe U14, i zhvilluar nga 19 deri më 26 korrik 2025. Në këtë turne, Arbri kaloi turin e parë, ndërsa u mund në raundin e dytë me rezultat 6-2, 6-2 pas përballjes me një lojtar nga Japonia. Aktualisht, Arbri dhe ekipi ndodhen në Agno, Zvicër, ku po marrin pjesë në një tjetër turne Tennis Europe të kategorisë U16, i përfshirë në kalendarin zyrtar të programit të bursave. Pjesëmarrja në këtë projekt është një mundësi e vlefshme për zhvillimin profesional të Arbër Danos dhe përfitimin e përvojës ndërkombëtare në një mjedis elitar sportiv.

Arbër Dano përfaqëson Shqipërinë në edicionin ndërkombëtar të Little Tennis Champions 2025-26 Read More »

Arbër Dano mbërrin në Torino për të përfaqësuar Shqipërinë në programin ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026”

Tenisti shqiptar Arbër Dano ka mbërritur dje në Torino, Itali, ku do të marrë pjesë në programin prestigjioz “Little Tennis Champions 2025–2026”, një nismë ndërkombëtare e organizuar nga I Tennis Foundation në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Ky program synon zhvillimin e talenteve të rinj nga Italia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, përmes eksperiencave unike stërvitore dhe garuese në disa nga qendrat më të njohura të tenisit evropian.  Nga data 13 deri më 18 Korrik, Arbër Dano do të marrë pjesë në një kamp stërvitor për përmirësim taktik në ambientet e Circolo della Stampa Sporting në Torino, nën drejtimin e disa prej trajnerëve më të njohur në skenën ndërkombëtare:  Gipo Arbino – trajneri historik i Lorenzo Sonego  Simone Tartarini – trajneri i Lorenzo Musettit Ky është një hap i rëndësishëm për karrierën e Arbërit. I urojmë shumë suksese në këtë aventurë dhe jemi të sigurt se do të përfaqësojë vendin me dinjitet dhe përkushtim.

Arbër Dano mbërrin në Torino për të përfaqësuar Shqipërinë në programin ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026” Read More »

Arbër Dano përzgjidhet fitues në programin ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026”

Federata Shqiptare e Tenisit ka kënaqësinë të njoftojë se Arbër Dano është përzgjedhur si fitues në kuadër të programit prestigjioz ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025-2026”, një nismë e organizuar nga I Tennis Foundation në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Pas një procesi të gjatë dhe të kujdesshëm përzgjedhës dhe takimit në fushë të zhvilluar më 24–25 Qershor në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, Arbëri u dallua për aftësitë e tij teknike, disiplinën, dhe potencialin për zhvillim në nivel ndërkombëtar. Si pjesë e këtij programi, Arbëri do të përfitojë:  Trajnime të avancuara me trajnerë elitarë  Pjesëmarrje në turne ndërkombëtare në disa vende europiane  Mbështetje edukative, psikologjike dhe gjuhësore Udhëtime, akomodim dhe përkujdesje të mbuluara nga organizatorët Federata Shqiptare e Tenisit i uron suksese Arbërit në këtë kapitull të ri të karrierës dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur të gjithë të rinjtë shqiptarë që ndjekin ëndrrën e tyre në sportin e tenisit.

Arbër Dano përzgjidhet fitues në programin ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026” Read More »

Tenistët shqiptarë shkëlqejnë në Montenegro Cup

Rezultat i shkëlqyer për djemtë e ekipit shqiptar në turneun ndërkombëtar “Montenegro Cup – Tennis Europe Junior Tour” Nikshiq, Mali i Zi! Arber Dano dhe Ares Ferhati arritën secili me partneret e tyre në finalen e Doubles, duke treguar performancë të jashtëzakonshme! Fitues në Doubles: Arber Dano me Peter Stanković nga Mali i Zi Runner-Up: Ares Ferhati dhe Tsokanis nga Greqia Ares Ferhati arriti gjithashtu në çerekfinalet e Singles! Urime të përzemërta për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të tenisit!

Tenistët shqiptarë shkëlqejnë në Montenegro Cup Read More »

Arbër Dano shpallet fitues në dyshe në turneun ndërkombëtar “Shkodra Open 2025”

Turneu ndërkombëtar “Shkodra Open 2025” (14&U, Kategoria 3) po zhvillohet me sukses në ambientet e Adriatic Tennis Park në Shkodër, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club.  Arbër Dano, një prej talenteve të tenisit shqiptar, shkëlqeu në kategorinë Doubles, duke u shpallur fitues në partneritet me Ioannis-Panagiotis Vasileiadis nga Greqia. Dyshja triumfoi në një finale të fortë ndaj italianëve Dante Terzi dhe Pietro Tombari, me rezultatin 6-1, 4-6, 10-7.  Dano gjithashtu arriti një tjetër rezultat pozitiv në kategorinë Singles, ku arriti deri në çerekfinale, duke treguar nivel të lartë gare në një turne me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare. Po ashtu tenistja shqiptare Glora Bushati arriti në gjysmëfinale në kategorinë Doubles Vajza, në partneritet me tenisten Hana Veseli nga Kosova. Shumë suksese në vijim tenistëve pjesëmarrës dhe fitues!

Arbër Dano shpallet fitues në dyshe në turneun ndërkombëtar “Shkodra Open 2025” Read More »

Cungu Open 2025 – Arbër Dano finalist

Arbër Dano shpallet finalist në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Cungu Open 2025” U14, zhvilluar në Ulqin, Mal i Zi. Tenisti shqiptar Arbër Dano, në bashkëpunim me tenistin francez Loris Da Silva, siguroi finalen e turneut ndërkombëtar “Cungu Open 2025” në kategorinë “Djem Doubles”, pasi mundën me rezultatin 4-6, 6-3, 10-3 dyshen e tenistëve Nicolas Panoussopoulos nga Zvicra dhe Aliaksandr Viarsotski nga Rusia . Po ashtu, edhe në ndeshjet e “Djemve Singles”, Arbër Dano arriti të shpallet çerekfinalist, duke treguar një paraqitje mjaft të mirë përgjatë gjithë turneut. I urojmë shumë suksese të tjera tenistit tonë, Arbër Dano!

Cungu Open 2025 – Arbër Dano finalist Read More »

Arbër Dano në Çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships week 2″ Antalia

Arbër Dano kalon në Çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships week 2” 14& Under, në Antalia,Turqi. Dano mundi tenistin nga Kosova, Morihei Duraku me rezultatin 6-0,6-1. Në ndeshjen e rradhës Arbër do të përballet me tenistin Talha Emin Bulut nga Turqia. Në ndeshjet Doubles dyshja shqiptare Anjel Hoxha dhe Glora Bushati fituan me rezultatin 6-2,6-1 ndaj dyshes armene Maria Azizyan dhe Kamila Harutyunyan duke kaluar në çerekfinale ku do të ndeshen me dyshen malazeze Anja Adamovic dhe Eva Angelina Radoman. Po ashtu në ndeshjet Singles Djem, Ares Ferhati pas një ndeshje intensive me rezultat 6-1,7-5 ndaj Erion Prizreni nga Kosova nuk arriti të kalojë në çerekfinale. Në përballjet Singles Vajza, Anjel Hoxha u mund nga tenistja malazeze Anja Adamovic me rezultatin 6-3,6-0 dhe Glora Bushati u mund nga Eda-Lara Sacirovic nga Bosnje Hercegovina, me rezultatin 6-0,6-0. I urojmë shumë suksese në vijim ekipit tonë U14 dhe fitore të tjera!

Arbër Dano në Çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships week 2″ Antalia Read More »

Arbër Dano dhe Ares Ferhati në Gjysmëfinale të përballjeve Doubles

Arbër Dano dhe Ares Ferhati kalojnë në Gjysmëfinale të përballjeve Doubles në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships” 14& Under, Antalia,Turqi. Dyshja e tenistëve shqiptar ka mundur në çerekfinale dyshen Benjamin Demirovic dhe Andrija Martinovic nga Bosnja e Hercegovina me rezultatin 6-4, 3-6, 10-8. Arbër Dano dhe Ares Ferhati do të ndeshen me Marko Aleksovski dhe Aleksej Stojanovski nga Maqedonia e Veriut për të kapur finalen Doubles Meshkuj të javës së parë të këtij kompeticioni. Ndërsa në përballjet Doubles Femra, tenistet shqiptare Anjel Hoxha dhe Glora Bushati janë mundur me rezultatin 6-2, 6-3 nga dyshja Viktoria Nanava dhe Nana Shevardnadze nga Gjeorgia. Në përballjet Singles Meshkuj, Arbër Dano është mundur nga malazezi Petar Stankovic m rezultatin 6-3, 6-4 dhe Ares Ferhati është mundur nga maqedonasi Marko Aleksovski me rezultatin 6-3, 6-0. I urojmë shumë suksese në vazhdim ekipit tonë U14!

Arbër Dano dhe Ares Ferhati në Gjysmëfinale të përballjeve Doubles Read More »

Arbër Dano dhe Ares Ferhati në çerekfinale të “2025 ITF/TE Development Championships”, në Antalia

Arbër Dano dhe Ares Ferhati arrijnë në çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships” 14& Under, në Antalia,Turqi. Arbër Dano ka mundur me rezultatin 6-0, 6-1 tenistin Seyhun Gasimzade nga Azerbajxhani. Ares Ferhati ka mundur me rezultatin 6-4, 6-1 tenistin Djordje Kordic nga Mali i Zi. Në përballjet U14 Vajza, Glora Bushati u mund me rezultatin 0-6, 0-6 nga tenistja Viktoria Nanava nga Gjeorgjia, ndërsa Anjel Hoxha u mund me rezultatin 2-6,1-6 nga Maria Azizyan nga Armenia. Gjithsesi dy tenistët shqiptarë djem kalojnë kështu në çerekfinale, në të cilën Arbër Dano do të përballet me Petar Stankovic nga Mali i Zi dhe Ares Ferhati do të ndeshet me Marko Aleksovski nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë që ekipi kombëtar vijon stërvitjen me trajnerin Tedi Kaso, ne i urojmë shumë suksese në vijim!

Arbër Dano dhe Ares Ferhati në çerekfinale të “2025 ITF/TE Development Championships”, në Antalia Read More »