Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Torneo U12 – Bari, Itali; Alex Prifti fiton ndeshjen e parë

Alex Prifti shënon fitoren e parë në turneun ndërkombëtar në Bari të Italisë “Torneo U12 – Bari” për kategorinë U12.
Alex Prifti fitoi përballjen e parë ndaj italianit Diego Tarlazzi me rezultatin 6-1, 3-6, 10-3, një ndeshje e fortë dhe plot emocion.
Kjo është fitorja e parë në këtë turne për ekipin kombëtar shqiptarë, i cili përbëhet nga Alex Prifti për djem dhe Anjel Hoxha e Ariel Sulovari për vajza.
I urojmë shumë fat lojtarëve tanë dhe suksese të tjera në vijim!