Federata Shqiptare e Tenisit

Arbër Dano mbërrin në Torino për të përfaqësuar Shqipërinë në programin ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026”

Tenisti shqiptar Arbër Dano ka mbërritur dje në Torino, Itali, ku do të marrë pjesë në programin prestigjioz “Little Tennis Champions 2025–2026”, një nismë ndërkombëtare e organizuar nga I Tennis Foundation në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Ky program synon zhvillimin e talenteve të rinj nga Italia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, përmes eksperiencave unike stërvitore dhe garuese në disa nga qendrat më të njohura të tenisit evropian.  Nga data 13 deri më 18 Korrik, Arbër Dano do të marrë pjesë në një kamp stërvitor për përmirësim taktik në ambientet e Circolo della Stampa Sporting në Torino, nën drejtimin e disa prej trajnerëve më të njohur në skenën ndërkombëtare:  Gipo Arbino – trajneri historik i Lorenzo Sonego  Simone Tartarini – trajneri i Lorenzo Musettit Ky është një hap i rëndësishëm për karrierën e Arbërit. I urojmë shumë suksese në këtë aventurë dhe jemi të sigurt se do të përfaqësojë vendin me dinjitet dhe përkushtim.

Ekipi kombëtar U14 Djem, për herë të parë në “Tennis Europe Winter Cups”

Ekipi kombëtar shqiptar i djemve U14 merr pjesë për herë të parë në kampionatin “Tennis Europe Winter Cups” të zhvilluar në Bari të Italisë. Ekipi shqiptar përbëhej nga tenistët: Denis Gaba, Alex Prifti dhe Ares Ferhati, shoqëruar nga kapiteni Maksim Prifti. Në dy përballje, tenistët tanë nuk arritën të mposhtin kundërshtarët për të kaluar në fazën tjetër, duke humbur kështu me rezultatin 1-2 ndaj Gjeorgjisë dhe 3-0 ndaj Danimarkës. Gjithsesi kjo ishte ekperienca e parë në një format të tillë të rëndësishëm për tenistët tanë të kategorisë U14 ku u përballën me tenistët më të mirë të vendeve respektive. I urojmë suksese në vijim ekipit tonë!

Torneo U12 – Bari, Itali; Alex Prifti fiton ndeshjen e parë

Alex Prifti shënon fitoren e parë në turneun ndërkombëtar në Bari të Italisë “Torneo U12 – Bari” për kategorinë U12. Alex Prifti fitoi përballjen e parë ndaj italianit Diego Tarlazzi me rezultatin 6-1, 3-6, 10-3, një ndeshje e fortë dhe plot emocion. Kjo është fitorja e parë në këtë turne për ekipin kombëtar shqiptarë, i cili përbëhet nga Alex Prifti për djem dhe Anjel Hoxha e Ariel Sulovari për vajza. I urojmë shumë fat lojtarëve tanë dhe suksese të tjera në vijim!