Historike, Gresi Bajri fituese e turneut botëror U18 “ITF J30 Nikshiq Trebjesa Open 2023”

Gresi Bajri shkruan historinë! Gresi Bajri shpallet fituese e turneut botëror U18 “ITF J30 Nikshiq Trebjesa Open 2023” që u zhvillua në Mal të Zi. Tenistja shqiptare arrin të marrë për herë të parë titullin fituese tek një turne i këtij kalibri, titull i pa fituar më parë nga ndonjë tenist shqiptar. Në finale të “ITF J30 Nikshiq Trebjesa Open 2023” Gresi mundi me rezultatin 5-4(2), 4-0 kundërshtaren e saj nga Serbia Aleksandra Djokic, duke renditur Shqipërinë në vendin e parë në kategorinë U18 Femra. Ndeshjet e fituara në këtë turne ishin të njëpasnjëshme, ku përmendim në Gjysmëfinale Gresi Bajri mundi Marta Dobric nga Kroacia me rezultatin 5-4, 4-0; në Çerekfinale Gresi mposhti Maria Ivankovic nga Kroacia me rezultatin 4-1, 4-1; në 1/8 Finale Gresi Bajri mundi Anastasia Majic nga Gjermania me rezultatin 6-4, 6-0; në 1/16 Finale Bajri arrin të fitojë ndaj Anastasia Timoshenko nga Rusia me rezultatin 6-3, 7-5. E përgëzojmë për këtë fitore tenisten tonë të mrekullueshme Gresi Bajri, e cila çdo ditë e më tepër po vendos tenisin shqiptar në dimensione të reja. Urime dhe suksese në vijim!
“Durrësi Cup” shpall fituesit për kategoritë U12 dhe U16 Vajza/Djem

“Durrësi Cup” shpall fituesit për kategoritë U12 dhe U16 Vajza/Djem. Ky ishte turneu i rradhës i zhvilluar si bashkëpunim i FSHT me Tennis Plus Club në qytetin e Durrësit. Denis Gaba u shpall fitues me rezultatin 7-5, 6-4 dhe finalist Kledi Gaba në kategorinë U16 Djem. Anjel Hoxha fituese me rezultatin 7-5, 6-0 ndaj finalistes Ariel Sulovari në kategorinë U16 Vajza. Ares Ferhati rezulton fitues në finale me Arbër Dano me rezultatin 4-6, 7-5, 10-8 në kategorinë U12 Djem. Ola Dano shpallet fituese me rezultatin 6-1, 6-1 ndaj Kiara Boçi në kategorinë U12 Vajza. Falenderojmë organizatorin z.Maksim Prifti dhe kryegjyqtarin z.Përparim Zano, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës duke i uruar suksese në vijim!
Martin Muedini shpallet kampion kombëtar i Shqipërisë

Martin Muedini shpallet kampion kombëtar i Shqipërisë në tenis për kategorinë “Të rritur” për vitin 2023. Këtë fundjavë u zhvillua Kampionati Kombëtar për Meshkuj/Të rritur në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Me pjesëmarrjen e rreth 25 lojtarëve kampionati pati ndeshje shumë të forta që kulmuan me finalen mes Martin Muedinit dhe Arbër Sulstarovës, e cila përfundoi me fitoren e Muedinit me rezultatin 6-7(6-8), 6-4, 6-3 dhe Sulstarova finalist. Gjysmëfinalistë të këtij kampionati rezultuan Kledi Gaba dhe Denis Gaba. I urojmë suksese në vijim të gjithë pjesëmarrësve.
Vitor Cabral në Shqipëri. Zhvillohet “ITF Parents Workshop Level 1”

Fillimi i këtij muaji shënoi vizitën e përfaqësuesit të Federatës Botërore të Tenisit, Vitor Cabral (ITF Development Officer Europe). Vitor Cabral organizoi kursin për të gjithë prindërit që kanë fëmijë të angazhuar në sportin e tenisit në Shqipëri “ITF Parents Workshop Level 1” në “National Sport Park” në Tiranë. Bashkë me njohuritë e prezantuara dhe diskutimet në këtë kurs prindërit u njohën me platformën online të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF Academy), ku mund të gjejnë informacione dhe kurse të vlefshme përgjatë gjithë vitit. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Vitor Cabral krijoi mundësinë e takimit me përfaqësues të klubeve të ndryshme dhe tenistëve në vend. Konkretisht ai ishte i pranishëm në klubet respektive të qyteteve si Tirana, Korça, Vlora dhe Shkodra, duke parë nga afër zhvillimet e arrituara, lojtarët më të talentuar, por edhe duke diskutuar problematikat që has çdo klub dhe federata si dhe projektet për të ardhmen. Për Cabral ishte hera e parë për të në disa prej këtyre qyteteve, ku në qytetin e Korçës realizoi një takim me kryebashkiakun Sotiraq Filo ku u bisedua për qëllimet e kësaj bashkie në të mirë të zhvillimit të mëtejshëm të tenisit në Korçë. Gjatë kthimit nga Korça, Vitor Cabral gjati kohën të ndalojë në Pogradec në një takim me zv.Kryetaren e Bashkisë Entela Gusho dhe përfaqësues të tjerë të kësaj bashkie. Ndër të tjera në këtë takim u diskutua rreth infrastrukturës së tenisit në qytet si element kyç për zhvillimin e këtij sporti. Vitor Cabral largohet me përshtypjet më të mira nga Shqipëria dhe me synime të reja bashkëpunimi mes Federatës Ndërkombëtare të Tenisit dhe federatës sonë.
“Korça Tournament” Fitues: 3 Gaba, Sulovari, Ferhati, Dano dhe Larti

“Korça Tournament” ishte turneu i rradhës i organizuar nga klubi i tenisit “Tenis Korça” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Fitues në kategorinë U16 Meshkuj u shpall Denis Gaba pas finales me rezultatin 7-5, 7-5 ndaj Kledi Gaba. Në kategorinë U16 Vajza fituese u shpall Ariel Sulovari në finale me Kontaktsi Evdoxia nga Greqia me rezultatin 6-3, 6-4. Në kategorinë U12 Djem fitues u shpall Ares Ferhati dhe në U12 Vajza fituese rezultoi Ola Dano. Ndërsa në kategorinë U10 Djem fitues doli Jonis Gaba dhe në kategorinë U10 Vajza fituese u shpall Irina Larti. I urojmë shumë suksese në vijim të gjithë tenistëve që u angazhuan në këtë turne të bukur.
“Durrësi Tennis Plus Open” turneu i kategorisë U10, U14 dhe U18 në Durrës

Shpallen fituesit e turneut “Durrësi Tennis Plus Open” për kategorinë U10, U14 dhe U18 të zhvilluar këtë fundjavë, i organizuar nga FSHT dhe Tennis Plus Club. Kledi Gaba u shpall fitues në kategorinë U18 Djem pas fitores me rezultatin 6-4, 6-0 në finale ndaj Onix Shkurta. Në kategorinë U14 Djem fitues rezultoi Denis Gaba me rezultatin 1-6, 6-2, 7-5 ndaj Alex Prifti. Në kategorinë U14 Vajza fituese doli Anjel Hoxha me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj Nikol Mollaj. Në kategorinë U10 Djem fitues u shpall Jonis Gaba dhe finalist Floid Kaso, ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese rezultoi Debora Treska dhe finaliste Nergis Nikprelaj. I urojmë shumë suksese në vijim të gjithë tenistëve që u angazhuan në këtë turne në qytetin bregdetar të Durrësit.
“Tirana Open 2023 – ITF World Tennis Tour Juniors – J30” shpall fituesit

Shpërndahet trofetë për fituesit e turneut ndërkombëtar të kategorisë U18 Vajza dhe Djem “Tirana Open 2023 – ITF World Tennis Tour Juniors – J30”, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si: Suedi, Australi, Francë, Brazil, Slloveni, Izrael, Britani e Madhe por edhe nga Shqipëria si lojtarët: Gresi Bajri, Rea Qinami, Arlis Muka, Kledi Gaba, Lionel Boçi, Joan Sura. Fitues në kategorinë U18 Djem u shpall Sebastian Chodura me rezultatin 7-5, 6-1 në finale ndaj Daniel Bien, të dy nga Çekia. Fituese në kategorinë U18 Vajza u shpall Daria Raimondo ndaj italianes tjetër Alice Noascon Fragno me rezultatin 6-1, 6-1. Në kategorinë U18 Djem Doubles fitues rezultuan dyshja e djemve çekë, Daniel Bien dhe Sebastian Chodura, pasi mundën në finale dyshen e djemve turq, Cem Atlamis dhe Deniz Ture, 6-2 ret. Në kategorinë U18 Vajza Doubles fituese rezultuan dyshja e vajzave nga Britania e Madhe, Louise Booker dhe Elizabeth Evans me rezultatin 6-2, 5-7, 10-6 në finale ndaj dyshes së vajzave italiane Sveva Pieroni dhe Daria Raimondo. Tenistët pjesëmarrës në “Tirana Open 2023 – ITF World Tennis Tour Juniors – J30” largohen me përshtypjet më të mira në lidhje me organizimin e turneve ndërkombëtarë tashmë traditë prej vitesh në kryeqytet. I urojmë suksese të gjithëve dhe shumë fat në vijim!
Shpërndahen trofetë për fituesit e “Adriatic Tennis Indoor” në Shkodër

Shpallen fituesit e turneut Adriatic Tennis Indoor i organizuar nga FSHT dhe Shkodra Tennis Club me pjesëmarrje të tenistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Në kategorinë U 12 Djem – Fitues Ares Ferhati & Finalist Arber Dano Në kategorinë U12 Vajza – Fituese Anjel Hoxha & Finaliste Glora Bushati Në kategorinë U16 Djem – Fitues Alex Prifti & Finalist Damian Methasani Në kategorinë U16 Vajza – Fituese Naydanov & finaliste Anatereza Guli Faleminderit dhe suksese tenisteve me vazhdim!
Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – NSP Junior Tour U16” Tiranë

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U16” organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Britani e Madhe, Letoni, Izrael, Ukrainë, Serbi etj. por edhe tenistë nga Shqipëria si: Kledi Gaba, Ariel Sulovari, Arlis Muka, Dardis Biçaku, Lionel Boçi, Erik Çapo, Kevin Dakoli, Onix Shkurta. Në kategorinë U16 Djem Singles fitues u shpall Tibo MEERMANS nga Belgjika, pas finales me rezultatin 6-3,6-4 ndaj Christian PIZZOLANTE nga Italia. Në kategorinë U16 Vajza Singles fituese rezultoi Tea KOVACEVIC nga Bosnje Hercegovina ndaj tenistes belge Celine WEYNEN me rezultatin 6-4, 6-2. Në kategorinë U16 Djem Doubles fitues doli dyshja belge Nik DENOTTE dhe Tibo MEERMANS me rezultatin 6-1,6-1 ndaj italianëve ANGELO DE CESARIS dhe Niccolo RULLI. Në kategorinë U16 Vajza Doubles fituese u shpallën Eleni CHATZIAVRAAM dhe Myrto PROIMAKI nga Greqia me rezultatin 7-6(10), 6-4 ndaj Alina SOGOMONYAN dhe Tea KOVACEVIC nga Ukraina. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë po zhvillohen ndeshjet kualifikuese të turneu ndërkombëtar të rradhës “ITF – Tirana Open Junior Tour U18” në Tiranë.
Mbyllet me sukses turneu “Korça Open Junior Tour U10 & U14”

Korça Open ishte turneu i rradhës i organizuar nga Klubi i tenisit “Tenis Korça” në bashkëpunim me Federatës Shqiptare të Tenisit. Alex Prifti shpallet fitues në kategorinë U14 Djem pas finales së fortë me Denis Gaba me rezultatin 4-6, 6-2, 6-3. Në kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Ariel Sulovari, ndërsa për kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Jonis Gaba dhe për U10 Vajza fituese doli Deborah Treska. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vazhdim!