Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U14”

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U14” organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Francë, SHBA, Kazakistan, Izrael, Irlandë, Suedi etj. por edhe nga Shqipëria. Në kategorinë U14 Djem Singles fitues u shpall Jozef KARAS nga Sllovakia me rezultatin 6-1, 6-3 në finale ndaj Harry CORNHILL nga Britania e Madhe. Në kategorinë U14 Vajza Singles fituese doli Kristina KRUCHENKO nga Kazakistani me rezultatin 2-6, 6-4, 6-1 ndaj Diletta D’AMICO nga Italia. Në kategorinë U14 Djem Doubles fitues doli dyshja nga Britania e Madhe, Harry CORNHILL dhe Alex MIRRINGTON me rezultatin 7-5, 6-3 ndaj Tsikhan KORAN dhe Martin RODRÍGUEZ PELLICENA nga Spanja. Në kategorinë U14 Vajza Doubles fituese u shpallën Linara BULESHEVA dhe Kristina KRUCHENKO nga Kazakistani kundrejt Ludovica CASALINO e Diletta D’AMICO nga Italia me rezultatin 3-6, 6-3,13-11. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve junior pjesëmarrës!

Kledi Gaba fitues i turneut “Tennis Plus – Durrësi Open”

“Tennis Plus – Durrësi Open” ishte turneu i mbyllur me sukses këtë fundjavë në qytetin e Durrësit për kategorinë U18. Kledi Gaba u shpall fitues i këtij turneu pas fitores në finale ndaj Onix Shkurta me rezultatin 6-2, 6-2. I urojmë suksese të tjera në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Turneu “NSP Junior” shpall fituesit

Ka përfunduar me sukses këtë fundjavë turneu “NSP Junior” për kategoritë ROG, U10, U12 dhe U14 Vajza dhe Djem në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Fitues i kategorisë U14 Djem u shpall Denis Gaba pas finales me Alex Priftin me rezultatin 6-2, 6-2. Enki Hyseni u shpall fituese në kategorinë U14 Vajza pas fitores me rezultatin 6-4, 6-0 ndaj Ariel Sulovarit. Në kategorinë U12 Djem fitues u shpall Ares Ferhati pasi mundi në finale Arbër Danon me rezultatin 6-1, 6-4. Në kategorinë U12 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha me rezultatin 6-2, 6-1 në finale ndaj Ola Danos. Në kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Joni Gaba ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese u shpall Lina Rexha. Në kategorinë U9 Vajza fituese u shpall Katalea Preni dhe U9 Djem fitues rezultoi Akid Pistorja. I urojmë shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!

ROG Tournament Shkodër – Turneu i tenistëve të vegjël

“ROG Tournament” ishte turneu i rradhës i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Shkodra Tennis Club për tenistët e vegjël të kategorisë Red, Orange, Green që u zhvillua këtë fundjavë në “Adriatic Tennis Park” në qytetin e Shkodrës. Rreth 70 lojtarë vajza dhe djem morën pjesë në këtë aktivitet . Në fund të tuneut të gjithë pjesëmarrësve ju shpërndanë medalje si dhe trofe për fituesit. I përgëzojmë fëmijët për angazhimin dhe hapat e parë në sportin e tenisit!

Winter Adriatic Cup – Rea Qinami, Salidin Rama, Angelina Radoman dhe Ares Ferhati fitues

Rea Qinami, Salidin Rama, Angelina Radoman dhe Ares Ferhati fitues të turneut “Winter Adriatic Cup U12 & U18” në Shkodër. Ka përfunduar me sukses turneu “Winter Adriatic Cup U12 & U18” , ku në kategorinë U12 Djem fitues u shpall Ares Ferhati pas finales me rezultat 7-5, 6-4 ndaj Arbër Dano. Në kategorinë U12 Vajza fituese u shpall Angelina Radoman me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj Hana Veseli. Fitues në kategorinë U18 Djem u shpall Salidin Rama me rezultatin 6-2, 6-0 pas finales me Kledi Gaba. Rea Qinami u shpall fituese në kategorinë U18 Vajza pas fitores në finale me rezultatin 6-0, 6-2 ndaj Lejla Sijaric. Turneu u zhvillua në “Adriatic Tennis Park” në Shkodër me pjesëmarrje të tenistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Urojmë fituesit dhe shumë suksese të gjithë pjesëmarrësve!

Gresi Bajri gjysmëfinaliste në Luksemburg “J60 Esch-Alzette ITF Junior Tour” U18 Doubles

Gresi Bajri kalon në gjysmëfinale Doubles në turneun ndërkombëtar të tenisit në Luksemburg “J60 Esch-Alzette ITF Junior Tour” për kategorinë U18. Në dyshe me kolegen e saj nga Ukraina Sofiia Mykhailets, Gresi arrin të mposhtë me rezultatin  6-2, 4-6, 10-7 dyshen nga Belgjika Eline Bex dhe Katarina Kujovic, mbartëset e 4-ta të turneut. Gjithashtu arrin të fitojë edhe përballjen e rradhës duke siguruar gjysmëfinalen. I urojmë shumë suksese tenistes shqiptare, Gresi Bajri në çerekfinalen doubles të këtij turneu të fortë!

Gresi Bajri gjysmëfinaliste në turneun ndërkombëtar “ITF J60 Siroki Brijeg Open”

Gresi Bajri gjysmëfinaliste në turneun ndërkombëtar “ITF J60 Siroki Brijeg Open” për kategorinë U18 në Bosnje Hercegovinë. Bajri arrin të mposhtë në çerekfinale kundërshtaren e saj nga Suedia Zoe Kaegi me rezultatin 6-4, 6-7, 6-1 dhe kalon në gjysmëfinale të këtij kompeticioni të fortë. Gjithashtu Gresi Bajri kalon në gjysmëfinale edhe në kategorinë Girls Doubles pasi ajo dhe Iva Daneva nga Maqedonia e Veriut fitojnë me rezultatin 3-6, 6-2,10-8 ndaj dyshes Maria Ivankovic nga Kroacia dhe Asja Salkanovic nga Bosnje Hercegovina. Edhe pse nuk arrin dot finalen në Singles pasi mundet nga tenistja Polina Kaibekova, megjithatë loja e Gresi Bajrit përgjatë këtij turneu ishte e admirueshme! Falenderojmë Gresin për përfaqësimin dinjitoz që i bën kombit tonë në çdo aktivitet tenisi. Suksese të tjera!

Ceremonia e fundvitit, trofe dhe dhurata për lojtarët më të mirë të vitit 2022, fituesit e Kampionatit Ekipor

U zhvillua sot ceremonia përmbyllëse e Federatës Shqiptare të Tenisit për vitin 2022, me pjesëmarrjen e lojtarëve, trajnerëve, prindërve, gjyqtarëve, anëtarëve të klubeve dhe bordit të federatës. Presidenti i FSHT, z.Ferdinand Sulo hapi ceremoninë duke uruar për një vit të ri të mbarë për federatën dhe lojtarët e saj. Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z.Klaus Bardeli shpalli fituesit e çmimeve, kokretisht: Kategoria “Të rritur”: lojtarja e vitit: Gresi Bajri, lojtari i vitit: Arbër Sulstarova. Kategoria “U18”: lojtari i vitit: Joan Koti, lojtarja e vitit: Gresi Bajri. Kategoria “U16”: lojtari i vitit: Arlis Muka, lojtarja e vitit: Rea Qinami. Kategoria “U14”: lojtari i vitit: Kledi Gaba, lojtarja e vitit: Enki Hyseni. Kategoria “U12”: lojtari i vitit: Alex Prifti, lojtarja e vitit: Anjel Hoxha. Kategoria “U10”: lojtari i vitit: Jonis Gaba, lojtarja e vitit: Deborah Treska. Lojtarët më të mirë të vitit morën edhe dhurata nga sponsori “Sport Pro Al” (@sportproal ), i cili mbështeti realizimin e kësaj ceremonie festive. Gjithashtu u shpallën edhe çmimet “Trajneri më i mirë i vitit” që u fitua nga Maksim Prifti, si dhe “Klubi më i mirë i vitit” që u fitua nga National Sport Park – Tennis Eralb Club. Në këtë ceremoni u shpallën edhe fituesit e çertifikimit të nivelit të parë të trajnerëve “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players Course” sipas Federatës Botërore të Tenisit ku fitues ishin: Juna Dani, Kejsi Lohja, Gresi Bajri dhe Joan Koti. Kjo ceremoni përkoi edhe me mbarimin e Turneut Ekipor që u fitua nga ekipi i “Tenis Korça”(Ivi Selenica, Joan Koti, Dhimitri Mindili, Ervin Rota), pasi mundi në finale ekipin “NSP-Tennis Eralb Club” me rezultatin 2-1. Të gjithë të pranishmit festuan rreth arritjeve të vitit që lamë pas dhe uruan një vi të ri plot suksese në vijim!

Fituesit e turneut “Shkodra Indoor 2022” Masters

Shpallen fituesit e turneut “Shkodra Indoor 2022” për kategoritë +35 dhe +45 të zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në kategorinë +35 Meshkuj fitues u shpall Redi Dabulla dhe finalist Edi Pelinku. Ndërsa në kategorinë +35 Femra fituese u shpall Elonia Gjata dhe finaliste Vesa Islami nga Kosova. Në kategorinë +45 fitues rezultoi Andrian Bleta dhe finalist Aleksander Konomi. Falenderojmë organizatorët “Shkodra Tennis Club” dhe kryegjyqtarin e turneut Alban Dani, për realizimin e këtij turneu të suksesshëm. I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fitues!