Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Martin Muedini shpallet kampion kombëtar i Shqipërisë

Martin Muedini shpallet kampion kombëtar i Shqipërisë në tenis për kategorinë “Të rritur” për vitin 2023.
Këtë fundjavë u zhvillua Kampionati Kombëtar për Meshkuj/Të rritur në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Me pjesëmarrjen e rreth 25 lojtarëve kampionati pati ndeshje shumë të forta që kulmuan me finalen mes Martin Muedinit dhe Arbër Sulstarovës, e cila përfundoi me fitoren e Muedinit me rezultatin 6-7(6-8), 6-4, 6-3 dhe Sulstarova finalist.
Gjysmëfinalistë të këtij kampionati rezultuan Kledi Gaba dhe Denis Gaba.
I urojmë suksese në vijim të gjithë pjesëmarrësve.
Ndaje me miq