Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Historike, Gresi Bajri fituese e turneut botëror U18 “ITF J30 Nikshiq Trebjesa Open 2023”

Gresi Bajri shkruan historinë!
Gresi Bajri shpallet fituese e turneut botëror U18 “ITF J30 Nikshiq Trebjesa Open 2023” që u zhvillua në Mal të Zi.
Tenistja shqiptare arrin të marrë për herë të parë titullin fituese tek një turne i këtij kalibri, titull i pa fituar më parë nga ndonjë tenist shqiptar.
Në finale të “ITF J30 Nikshiq Trebjesa Open 2023” Gresi mundi me rezultatin 5-4(2), 4-0 kundërshtaren e saj nga Serbia Aleksandra Djokic, duke renditur Shqipërinë në vendin e parë në kategorinë U18 Femra.
Ndeshjet e fituara në këtë turne ishin të njëpasnjëshme, ku përmendim
në Gjysmëfinale Gresi Bajri mundi Marta Dobric nga Kroacia me rezultatin 5-4, 4-0;
në Çerekfinale Gresi mposhti Maria Ivankovic nga Kroacia me rezultatin 4-1, 4-1;
në 1/8 Finale Gresi Bajri mundi Anastasia Majic  nga Gjermania me rezultatin 6-4, 6-0;
në 1/16 Finale Bajri arrin të fitojë ndaj Anastasia Timoshenko nga Rusia me rezultatin 6-3, 7-5.
E përgëzojmë për këtë fitore tenisten tonë të mrekullueshme Gresi Bajri, e cila çdo ditë e më tepër po vendos tenisin shqiptar në dimensione të reja.
Urime dhe suksese në vijim!