Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“Durrësi Cup” shpall fituesit për kategoritë U12 dhe U16 Vajza/Djem

“Durrësi Cup” shpall fituesit për kategoritë U12 dhe U16 Vajza/Djem.
Ky ishte turneu i rradhës i zhvilluar si bashkëpunim i FSHT me Tennis Plus Club në qytetin e Durrësit.
Denis Gaba u shpall fitues me rezultatin 7-5, 6-4 dhe finalist Kledi Gaba në kategorinë U16 Djem.
Anjel Hoxha fituese me rezultatin 7-5, 6-0 ndaj finalistes Ariel Sulovari në kategorinë U16 Vajza.
Ares Ferhati rezulton fitues në finale me Arbër Dano me rezultatin 4-6, 7-5, 10-8 në kategorinë U12 Djem.
Ola Dano shpallet fituese me rezultatin 6-1, 6-1 ndaj Kiara Boçi në kategorinë U12 Vajza.
Falenderojmë organizatorin z.Maksim Prifti dhe kryegjyqtarin z.Përparim Zano, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës duke i uruar suksese në vijim!