Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“Tirana Open 2023 – ITF World Tennis Tour Juniors – J30” shpall fituesit

Shpërndahet trofetë për fituesit e turneut ndërkombëtar të kategorisë U18 Vajza dhe Djem “Tirana Open 2023 – ITF World Tennis Tour Juniors – J30”, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si: Suedi, Australi, Francë, Brazil, Slloveni, Izrael, Britani e Madhe por edhe nga Shqipëria si lojtarët: Gresi Bajri, Rea Qinami, Arlis Muka, Kledi Gaba, Lionel Boçi, Joan Sura.
Fitues në kategorinë U18 Djem u shpall Sebastian Chodura me rezultatin 7-5, 6-1 në finale ndaj Daniel Bien, të dy nga Çekia.
Fituese në kategorinë U18 Vajza u shpall Daria Raimondo ndaj italianes tjetër Alice Noascon Fragno me rezultatin 6-1, 6-1.
Në kategorinë U18 Djem Doubles fitues rezultuan dyshja e djemve çekë, Daniel Bien dhe Sebastian Chodura, pasi mundën në finale dyshen e djemve turq, Cem Atlamis dhe Deniz Ture, 6-2 ret.
Në kategorinë U18 Vajza Doubles fituese rezultuan dyshja e vajzave nga Britania e Madhe, Louise Booker dhe Elizabeth Evans me rezultatin 6-2, 5-7, 10-6 në finale ndaj dyshes së vajzave italiane Sveva Pieroni dhe Daria Raimondo.
Tenistët pjesëmarrës në “Tirana Open 2023 – ITF World Tennis Tour Juniors – J30” largohen me përshtypjet më të mira në lidhje me organizimin e turneve ndërkombëtarë tashmë traditë prej vitesh në kryeqytet.
I urojmë suksese të gjithëve dhe shumë fat në vijim!