Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“Durrësi Tennis Plus Open” turneu i kategorisë U10, U14 dhe U18 në Durrës

Shpallen fituesit e turneut “Durrësi Tennis Plus Open” për kategorinë U10, U14 dhe U18 të zhvilluar këtë fundjavë, i organizuar nga FSHT dhe Tennis Plus Club.

Kledi Gaba u shpall fitues në kategorinë U18 Djem pas fitores me rezultatin 6-4, 6-0 në finale ndaj Onix Shkurta.
Në kategorinë U14 Djem fitues rezultoi Denis Gaba me rezultatin 1-6, 6-2, 7-5 ndaj Alex Prifti.
Në kategorinë U14 Vajza fituese doli Anjel Hoxha me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj Nikol Mollaj.
Në kategorinë U10 Djem fitues u shpall Jonis Gaba dhe finalist Floid Kaso, ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese rezultoi Debora Treska dhe finaliste Nergis Nikprelaj.

I urojmë shumë suksese në vijim të gjithë tenistëve që u angazhuan në këtë turne në qytetin bregdetar të Durrësit.