Federata Shqiptare e Tenisit

NSP Tour 2023, Denis Gaba dhe Enki Hyseni shpallen fitues

Denis Gaba dhe Enki Hyseni shpallen fitues të turneut “NSP Tour 2023” për kategorinë U14 dhe në kategorinë ROG fituese rezultuan Mirabella Lamina, Leart Musai,Hajdi Hysaj, Jonis Gaba, Nergis Nikprelaj. Ky turne u zhvillua këtë fundjavë në Tiranë, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”. Në kategorinë U14 Djem, Denis Gaba fitoi në finale me rezultatin 6-2,6-0 kundrejt finalistit Alex Prifti. Në kategorinë U14 Vajza, Enki Hyseni fitoi në finale me rezultatin 6-2,6-0 kundrejt finalistes Anjel Hoxha. Ndërsa në ROG, në kategorinë Red fituese me rezultatin 4-2, 4-0 u shpall Mirabella Lamina dhe finaliste Alesia Musai. Në kategorinë Orange Djem fitues me rezultatin 6-3 u shpall Leart Musai dhe finalist Blini Papa. Në kategorinë Orange Vajza fituese me rezultatin 6-4 u shpall Hajdi Hysaj dhe finaliste Reina Gashi. Në kategorinë Green Vajza fituese u shpall Nergis Nikprelaj me rezultatin 4-1, 4-1 dhe finaliste Deborah Treska. Në kategorinë Green Djem fitues u shpall Jonis Gaba me rezultatin 4-2, 4-1 dhe finalist Floid Kaso. Shumë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!

Kledi Gaba dhe Gresi Bajri fitues të turneut “Albanian Open 2023”

Albanian Open 2023 ishte turneu i kategorisë së të rriturve vajza dhe djem që mblodhi në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” 40 lojtarë nga qytete të ndryshme. Kledi Gaba u shpall fitues i kategorisë Djem/Të rritur me rezultatin 6-4, 6-4, finalist doli Denis Gaba dhe gjysmëfinalistë Martin Muedini dhe Joan Koti. Gresi Bajri u shpall fituese e kategorisë Vajza/Të rritur me rezultatin 6-0, 6-0, ku finaliste rezultoi Elonia Gjata dhe gjysmëfinaliste Ariel Sulovari dhe Kela Mezini. Në këtë turne u ndanë edhe premio ku fituesi mori 200 USD, finalisti 100 USD dhe gjysmëfinalistët nga 50 USD, për secilën nga kategoritë vajza/djem. I urojmë shumë suksese të mëtejshme të gjithë pjesëmarrësve!

“NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana shpall fituesit

Ka përfunduar turneu ndërkombëtar “NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana i kategorisë U18 Djem/Vajza” i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë gjatë datave 25-30 Shtator 2023. Fitues në kategorinë Djem/Singles u shpall JayJohnson-Hauldren nga Britania dhe finalist Makar Krivoshchekov me rezultatin 6-2, 6-1. Fituese në kategorinë Vajza/Singles u shpall Linea Bajraliu nga Suedia dhe finaliste Xinran Sun nga Kina me rezultatin 7-6(8), 6-4. Fitues në kategorinë Djem/Doubles u shpallën Makar Krivoshchekov dhe David Cristian Carteputreda nga Rumania me rezultatin 6-3, 6-2 ndaj finalistëve Gustav Andersson nga Suedia dhe Balsa Djokovic nga Mali i Zi. Në kategorinë Vajza/Doubles fituese u shpallën Linea Bajraliu dhe Tilda Larsson nga Suedia dhe finaliste Nehir Dogan nga Turqia dhe Mary Sidelnyk nga Ukraina me rezultatin 6-1, 7-6 (2). I urojmë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Albania Open 2023 – TEJT shpall fituesit

Turneu ndërkombëtar “Albania Open – Tennis Europe Junior Tour” i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë për kategorinë U14 Vajza dhe Djem shpall fituesit. Fitues në kategorinë Djem/Singles u shpall Luka LUKOVAC nga Mali i Zi dhe finalist Marek SMEJCKY nga Çekia (4-6, 6-4, 6-3). Fituese në kategorinë Vajza/Singles u shpall Gloria LEVINSKY nga Çekia dhe finaliste Zoe HANDZO nga Sllovakia (6-0, 6-3). Fitues në kategorinë Djem/Doubles u shpallën Alexandros AVGERIS nga Greqia dhe Marek SMEJCKY nga Çekia dhe finalistë italianët Francesco CINGOLI dhe Nicola DI LORENZO (6-4, 6-4). Fituese në kategorinë Vajza/Doubles u shpallën Bianca FRANCESCONI dhe Francesca MASONI nga Italia dhe finaliste Zoe HANDZO nga Sllovakia dhe Learta MUHARREMI nga Kosova (7-5, 6-4). Edhe tenistët shqiptarë pjesëmarrës gjatë këtij turneu arritën disa ndeshje të fituara ku përmendim arritjen e Denis Gaba në Gjysmëfinalen Djem/Doubles, Anjel Hoxha dhe Ariel Sulovari në Gjysmëfinalen Vajza/Doubles, Denis Gaba dhe Arbër Dano në Çerekfinalen Djem/Singles, Ares Ferhati dhe Arbër Dano në Çerekfinalen Djem/Doubles. Drejtor i këtij turneu ndërkombëtar ishte Albi Sulo dhe kryegjyqtar Çetin Kesic. I urojmë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve!

“National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” shpall fituesit

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U12 “National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Damyan AVRAMOVSKI nga Bullgaria pas finales me rezultatin 6-4, 6-2 ndaj bullgarit Kamen IVANOV. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall Mikaella DE HERT nga Belgjika në finale me rezultatin 2-6, 6-1,10-6 ndaj Raya MARKOVA nga Bullgaria. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja nga Bullgaria, Damyan Avramovski dhe Kamen Ivanov me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj tenistëve Arbër Dano nga Shqipëria dhe Erion Prizreni nga Kosova. Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja Mikaella DE HERT nga Belgjika dhe Elena TARASIADI nga Greqia me rezultatin 0-6, 6-2, 10-7 ndaj Ilina ILIEVA dhe Raya MARKOVA nga Bullgaria. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

National Sport Park Open TEJT, Arbër Dano shpallet finalist

Tenisti shqiptar Arbër Dano shpallet finalist i turneut ndërkombëtar U12 “National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Arbër Dano së bashku me bashkëlojtarin nga Kosova Erion Prizreni, mundën me rezultatin 6-2,6-4 tenistët Martin Bushati dhe Edon Ademi nga Mali i Zi. Dano nuk arriti të fitojë në finalen Doubles/Djem kundër dyshes nga Bullgaria, Damyan Avramovski dhe Kamen Ivanov, duke u shpallur kështu finalist i këtij turneu ndërkombëtar. I urojmë shumë suksese në vijim dhe fitore të tjera!

Doubles Tournament- Albi Sulo & Tedi Kaso dhe Taulant Premçi & Elonia Gjata shpallen fitues

Më 5 Mars 2023 u mbyll me sukses turneu “Doubles Tournament” ku fitues per meshkuj u shpallën Albi Sulo dhe Tedi Kaso. Si risi ne Shqiperi u realizua dhe kategoria Mixed Doubles ku fitues u shpallën Elonia Gjata dhe Taulant Prençi. Albi Sulo dhe Tedi Kaso fituan me rezultatin 2-1 ndaj finalistëve Kledi Gaba dhe Denis Gaba, ndërsa Taulant Prençi dhe Elonia Gjata fituan me rezultatin 2-0 ndaj dyshes Arbër Dano dhe Ariel Sulovari. Ky ishte turneu i parë i doubles për këtë vit i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit dhe National Sport Park Club me kryegjyqtar Kleid Vora në ambjentet e Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. I urojmë suksese fituesve dhe faleminderit të gjithë pjesëmarrësve!

“ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course” në Tiranë

Po zhvillohet “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course”, kursi i çertifikimit të trajnerëve Niveli i Parë nga Federata Botërore e Tenisit. Ky kurs po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park”, nën drejtimin e Vanja Stuhli nga ITF dhe Albi Sulo nga FSHT. Përgjatë 2 javëve me rradhë, rreth 20 trajnerë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do të zgjerojnë njohuritë dhe do testohen në lidhje me aftësinë e tyre në trajnimin e lojtarëve. “ITF/OS Coaching Beginner & Intermediate Players course” vjen në Shqipëri si bashkëpunim mes Federatës Botërore të Tenisit (ITF), Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Federatës Shqiptare të Tenisit (FSHT). I urojmë shumë fat të gjithë pjesëmarrësve dhe suksese në këtë kurs por edhe në aktivitetin e tyre si trajnerë kudo në botë pas këtij çertifikimi.