Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

NSP Tour 2023, Denis Gaba dhe Enki Hyseni shpallen fitues

Denis Gaba dhe Enki Hyseni shpallen fitues të turneut “NSP Tour 2023” për kategorinë U14 dhe në kategorinë ROG fituese rezultuan Mirabella Lamina, Leart Musai,Hajdi Hysaj, Jonis Gaba, Nergis Nikprelaj.
Ky turne u zhvillua këtë fundjavë në Tiranë, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”.
Në kategorinë U14 Djem, Denis Gaba fitoi në finale me rezultatin 6-2,6-0 kundrejt finalistit Alex Prifti.
Në kategorinë U14 Vajza, Enki Hyseni fitoi në finale me rezultatin 6-2,6-0 kundrejt finalistes Anjel Hoxha.
Ndërsa në ROG, në kategorinë Red fituese me rezultatin 4-2, 4-0 u shpall Mirabella Lamina dhe finaliste Alesia Musai.
Në kategorinë Orange Djem fitues me rezultatin 6-3 u shpall Leart Musai dhe finalist Blini Papa. Në kategorinë Orange Vajza fituese me rezultatin 6-4 u shpall Hajdi Hysaj dhe finaliste Reina Gashi.
Në kategorinë Green Vajza fituese u shpall Nergis Nikprelaj me rezultatin 4-1, 4-1 dhe finaliste Deborah Treska.
Në kategorinë Green Djem fitues u shpall Jonis Gaba me rezultatin 4-2, 4-1 dhe finalist Floid Kaso.
Shumë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!