Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Kledi Gaba dhe Gresi Bajri fitues të turneut “Albanian Open 2023”

Albanian Open 2023 ishte turneu i kategorisë së të rriturve vajza dhe djem që mblodhi në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” 40 lojtarë nga qytete të ndryshme.
Kledi Gaba u shpall fitues i kategorisë Djem/Të rritur me rezultatin 6-4, 6-4, finalist doli Denis Gaba dhe gjysmëfinalistë Martin Muedini dhe Joan Koti.
Gresi Bajri u shpall fituese e kategorisë Vajza/Të rritur me rezultatin 6-0, 6-0, ku finaliste rezultoi Elonia Gjata dhe gjysmëfinaliste Ariel Sulovari dhe Kela Mezini.
Në këtë turne u ndanë edhe premio ku fituesi mori 200 USD, finalisti 100 USD dhe gjysmëfinalistët nga 50 USD, për secilën nga kategoritë vajza/djem.
I urojmë shumë suksese të mëtejshme të gjithë pjesëmarrësve!