Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana shpall fituesit

Ka përfunduar turneu ndërkombëtar “NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana i kategorisë U18 Djem/Vajza” i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë gjatë datave 25-30 Shtator 2023.
Fitues në kategorinë Djem/Singles u shpall JayJohnson-Hauldren nga Britania dhe finalist Makar Krivoshchekov me rezultatin 6-2, 6-1.
Fituese në kategorinë Vajza/Singles u shpall Linea Bajraliu nga Suedia dhe finaliste Xinran Sun nga Kina me rezultatin 7-6(8), 6-4.
Fitues në kategorinë Djem/Doubles u shpallën
Makar Krivoshchekov dhe David Cristian Carteputreda nga Rumania me rezultatin 6-3, 6-2 ndaj finalistëve Gustav Andersson nga Suedia dhe Balsa Djokovic nga Mali i Zi.
Në kategorinë Vajza/Doubles fituese u shpallën Linea Bajraliu dhe Tilda Larsson nga Suedia dhe finaliste Nehir Dogan nga Turqia dhe Mary Sidelnyk nga Ukraina me rezultatin 6-1, 7-6 (2).
I urojmë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!