Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Albania Open 2023 – TEJT shpall fituesit

Turneu ndërkombëtar “Albania Open – Tennis Europe Junior Tour” i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë për kategorinë U14 Vajza dhe Djem shpall fituesit.
Fitues në kategorinë Djem/Singles u shpall Luka LUKOVAC nga Mali i Zi dhe finalist Marek SMEJCKY nga Çekia (4-6, 6-4, 6-3).
Fituese në kategorinë Vajza/Singles u shpall Gloria LEVINSKY nga Çekia dhe finaliste Zoe HANDZO nga Sllovakia (6-0, 6-3).
Fitues në kategorinë Djem/Doubles u shpallën Alexandros AVGERIS nga Greqia dhe Marek SMEJCKY nga Çekia dhe finalistë italianët Francesco CINGOLI dhe Nicola DI LORENZO (6-4, 6-4).
Fituese në kategorinë Vajza/Doubles u shpallën Bianca FRANCESCONI dhe Francesca MASONI nga Italia dhe finaliste Zoe HANDZO nga Sllovakia dhe Learta MUHARREMI nga Kosova (7-5, 6-4).
Edhe tenistët shqiptarë pjesëmarrës gjatë këtij turneu arritën disa ndeshje të fituara ku përmendim arritjen e Denis Gaba në Gjysmëfinalen Djem/Doubles,
Anjel Hoxha dhe Ariel Sulovari në Gjysmëfinalen Vajza/Doubles, Denis Gaba dhe Arbër Dano në Çerekfinalen Djem/Singles, Ares Ferhati dhe Arbër Dano në Çerekfinalen Djem/Doubles.
Drejtor i këtij turneu ndërkombëtar ishte Albi Sulo dhe kryegjyqtar Çetin Kesic.
I urojmë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve!