Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Ekipi “National Sport Park Club” shpallet fitues i Kampionatit Kombëtar Ekipor 2023

Klubet e tenisit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u përballën këto ditë mes tyre në Kampionatin Kombëtar Ekipor që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.
Ekipi i Tiranës “National Sport Park Club” fitoi në finale me ekipin e Durrësit “Tennis Plus Club” me rezultatet si më poshtë:
• Në përballjet Singles
Denis Gaba – Tedi Teferiçi 6:3, 6:2
Kledi Gaba – Damian Methasani 7:6(4), 6:2
• Në përballjen Doubles
Tedi Kaso & Denis Gaba – Tedi Teferiçi & Damian Methasani (RET.)
Ekipi i Tiranës “National Sport Park Club” përbëhej nga lojtarët: Kledi Gaba, Denis Gaba,Tedi Kaso dhe Albi Sulo ndërsa ekipi i Durrësit “Tennis Plus Club” përbëhej nga lojtarët: Tedi Teferiçi, Damian Methasani, Eris Sinani dhe Maksi Prifti.
Falenderojmë të gjithë ekipet pjesëmarrëse dhe urime fituesve!