Federata Shqiptare e Tenisit

Kursi i Gjyqtarëve të Tenisit mbledh më shumë se 20 pjesëmarrës në Tiranë

“Kursi i Gjyqtarëvë të Tenisit” ishte kursi i zhvilluar këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, i cili mblodhi më shumë se 20 pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ky kurs u drejtua nga Cetin Kesici dhe konsistoi në trajnimin dhe testimin e pjesëmarrësve nga na ana teorike dhe praktike. Falenderojmë të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet dhe i urojmë suksese në vijim!

Kampionati Botëror “2024 Davis Cup – Europe Group IV” për herë të parë në Shqipëri

Federata Botërore e Tenisit (International Tennis Federation) ka përzgjedhur Federatën Shqiptare të Tenisit për të organizuar Kampionatin prestigjoz botëror “2024 Davis Cup – Europe Group IV” në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë gjatë javës së 10 Qershorit 2024. Shqipëria do të mirëpresë në kryeqytet ekipet kombëtare të meshkujve për Të Rritur të Armenisë, Lihtenshtajnit, Andorës, Maltës, San Marionos dhe Islandës. Kampionati botëror ekipor Të Rritur Meshkuj Davis Cup realizohet për herë të parë në Shqipëri dhe për këtë falenderojmë Federatën Botërore të Tenisit (ITF) për besimin e dhënë. Java e 10 Qeshorit do të shënojë një nga javët me rëndësinë më të madhe sportive të vendit tonë për vitin 2024. I urojmë suksese edhe ekipit tonë shqiptar që do të na përfaqësojë në “2024 Davis Cup – Europe Group IV”.

“TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3 shpall fituesit

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë rreth 110 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Spanjë, Britani e Madhe, Uzbekistan, Belgjikë, Greqi etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Cinar SENKAYA nga Turqia me rezultatin 6-2, 1-6, 7-6(6) ndaj finalistit Haqim KAMAL nga Britania e Madhe. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall tenistja turke Zeliha Nil ÇUKURLUOGLU 6-3, 6-3 ndaj finalistes Ayanna Maria MITU nga Rumania. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Ondrej KACIN dhe Tobias ZAPSKY nga Çekia me rezultatin 6-0, 6-4 ndaj Arsenii BELOV dhe Filip CIERNY nga Sllovakia. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Elizaveta NALESNIK dhe Doga ILHAN nga Turqia me rezultatin 6-3, 6-2 ndaj Lara Xenia GANTENBEIN nga Zvicrra dhe Ayanna Maria MITU nga Rumania. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë sot po zhvillohen ndeshjet e turneut Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2024” 14&U, Category 3 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.

U mbyll me sukses “TIRANA OPEN U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 2, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 2, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë rreth 80 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Gjermani, Itali, Zvicër, Turqi, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë që dhuruan emocione në lojë. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Enzo BRITO nga Suedia me rezultatin 6-2, 5-7, 10-3 dhe finalist Lenart KADRIU nga Zvicra. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Adema ALSEIPULOVA nga Kazakistani me rezultatin 4-6, 6-3, 10-5 dhe finaliste Maryia MIKALAICHYK. Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Arina SYROEZHKINA dhe Adema ALSEIPULOVA nga Kazakistani me rezultatin 6-3, 6-1 ndaj Maryia MIKALAICHYK dhe Emily LUZI nga Britania e Madhe. Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Noah HONSBERGER nga Zvicra dhe Nikita Alexander RUNG nga Gjermania me rezultatin 6-7(2), 6-2, 10-7 ndaj Temirlan ZHANTEMIROV nga Kazakistani dhe Julian ZIEBA nga Polonia. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë kanë filluar ndeshjet kualifikuese të turneut ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe U14 – Tirana Open Junior Tour 2024”-Category 3, në Tiranë.

Masters 2023 – Të rritur – Fitues Kledi Gaba

“Masters 2023 – Të rritur” ishte turneu i rradhës i organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë, si bashkëpunim i NSP Eralb Club dhe Federatës Shqiptare të Tenisit, i cili përballi më të mirët e kategorisë së të rriturve. Fitues i këtij turneu u shpall Kledi Gaba me rezultatin 7-5 në finale ndaj finalistit Denis Gaba. I urojmë suksese të gjithëve!

Ceremonia e fundvitit e FSHT

Është zhvilluar Ceremonia e fundvitit e organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit, ku u festua për arritjet e vitit 2023 dhe për synimet e vitit të ri. Në këtë ceremoni u vlerësuan edhe lojtarët, trajneri dhe klubi më i mirë i vitit 2023. Ju akorduan trofe dhe dhurata lojtarëve sipas listës më poshtë: Grupmosha U10 Djem – Jonis Gaba Vajza – Debora Ida Treska Grupmosha U12 Djem – Ares Ferhati Vajza – Anjel Hoxha Grupmosha U14 Djem – Alex Prifti Vajza – Enki Hyseni Grupmposha U16/U14 Djem – Denis Gaba Vajza – Ariel Sulovari Grupmosha U18/Të Rritur Djem – Kledi Gaba Vajza – Gresi Bajri Ndërsa klubi më i mirë i tenisit për vitin 2023 rezultoi “National Sport Park Club” në Tiranë dhe trajner i vitit u shpall Tedi Kaso. I urojmë suksese në vijim të gjithëve!

Ekipi “National Sport Park Club” shpallet fitues i Kampionatit Kombëtar Ekipor 2023

Klubet e tenisit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u përballën këto ditë mes tyre në Kampionatin Kombëtar Ekipor që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Ekipi i Tiranës “National Sport Park Club” fitoi në finale me ekipin e Durrësit “Tennis Plus Club” me rezultatet si më poshtë: • Në përballjet Singles Denis Gaba – Tedi Teferiçi 6:3, 6:2 Kledi Gaba – Damian Methasani 7:6(4), 6:2 • Në përballjen Doubles Tedi Kaso & Denis Gaba – Tedi Teferiçi & Damian Methasani (RET.) Ekipi i Tiranës “National Sport Park Club” përbëhej nga lojtarët: Kledi Gaba, Denis Gaba,Tedi Kaso dhe Albi Sulo ndërsa ekipi i Durrësit “Tennis Plus Club” përbëhej nga lojtarët: Tedi Teferiçi, Damian Methasani, Eris Sinani dhe Maksi Prifti. Falenderojmë të gjithë ekipet pjesëmarrëse dhe urime fituesve!

Masters U14 – Denis Gaba dhe Anjel Hoxha shpallen fitues

Masters U14 – Denis Gaba dhe Anjel Hoxha shpallen fitues. “Masters U14” ishte turneu i rradhës i organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë, si bashkëpunim i Tennis Eralb Club dhe Federatës Shqiptare të Tenisit, i cili përballi më të mirët e kategorisë U14 Vajza dhe Djem. Denis Gaba fitoi në finale ndaj finalistit Alex Prifti me rezultatin 6-3, 6-0. Anjel Hoxha fitoi në finale ndaj finalistes Enki Hyseni me rezultatin 6-4, 6-2. Shumë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!

Kupa e Pavarësisë 2023 (Të rritur), turneu traditë shpall fituesit

Mbyllet me sukses edhe këtë vit turneu “Kupa e Pavarësisë 2023” ku tenistët shqiptarë garojnë por edhe festojnë ditën e flamurit shqiptar. Kledi Gaba shpallet fitues i kategorisë Të rritur Djem pas finales me Denis Gaba me rezultat 7-6(5), 7-5. Anjel Hoxha shpallet fituese në kategorinë Të rritur Vajza pasi mundi në finale Elonia Gjata me rezultat 6-1, 6-3. Falenderojmë organizatorët “National Sport Park Club” dhe gjyqtarin e turneut Kleid Vora të cilët në bashkëpunim me FSHT realizuan këtë turne në Qendrën Kombëtare të Tenisit, Tiranë. Urojmë gëzuar festën e flamurit dhe suksese të tjera të gjithë tenistëve tanë!

ITF/TE 14&U NATIONAL TRAINING CAMP në Tiranë

14&U NATIONAL TRAINING CAMP ka qenë kampi stërvitor i zhvilluar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me ITF – International Tennis Federation dhe Tennis Europe në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park në Tiranë. Në këtë kamp stërvitor morën pjesë trajnerë dhe lojtarë të grupmoshës U14 nga qytete të ndryshme të Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit kryesor Përparim Zano. Synimi i këtij projekti ishte rritja e cilësisë së performancës së lojtarëve të tenisit për turnetë e ardhshëm, por edhe të sjelljes së tyre brenda dhe jashtë fushës së tenisit. Falenderojmë lojtarët dhe trajnerët e përfshirë në këtë projekt.