Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Kupa e Pavarësisë 2023 (Të rritur), turneu traditë shpall fituesit

Mbyllet me sukses edhe këtë vit turneu “Kupa e Pavarësisë 2023” ku tenistët shqiptarë garojnë por edhe festojnë ditën e flamurit shqiptar.
Kledi Gaba shpallet fitues i kategorisë Të rritur Djem pas finales me Denis Gaba me rezultat 7-6(5), 7-5.
Anjel Hoxha shpallet fituese në kategorinë Të rritur Vajza pasi mundi në finale Elonia Gjata me rezultat 6-1, 6-3.
Falenderojmë organizatorët “National Sport Park Club” dhe gjyqtarin e turneut Kleid Vora të cilët në bashkëpunim me FSHT realizuan këtë turne në Qendrën Kombëtare të Tenisit, Tiranë.
Urojmë gëzuar festën e flamurit dhe suksese të tjera të gjithë tenistëve tanë!