Glora Bushati mund tenisten Anesa Ismajli nga Kosova në përballjen e parë

Glora Bushati mund tenisten Anesa Ismajli nga Kosova në përballjen e parë në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships week 2” 14& Under, në Antalia,Turqi, me rezultatin 6-1, 6-4. Kjo fitore e kalon në roundin e dytë tenisten tonë ku do të ndeshet me tenisten Eda-Lara Sacirovic nga Bosnje Hercegovina. I urojmë shumë suksese në vazhdim Glorës!
Arbër Dano dhe Ares Ferhati në çerekfinale të “2025 ITF/TE Development Championships”, në Antalia

Arbër Dano dhe Ares Ferhati arrijnë në çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships” 14& Under, në Antalia,Turqi. Arbër Dano ka mundur me rezultatin 6-0, 6-1 tenistin Seyhun Gasimzade nga Azerbajxhani. Ares Ferhati ka mundur me rezultatin 6-4, 6-1 tenistin Djordje Kordic nga Mali i Zi. Në përballjet U14 Vajza, Glora Bushati u mund me rezultatin 0-6, 0-6 nga tenistja Viktoria Nanava nga Gjeorgjia, ndërsa Anjel Hoxha u mund me rezultatin 2-6,1-6 nga Maria Azizyan nga Armenia. Gjithsesi dy tenistët shqiptarë djem kalojnë kështu në çerekfinale, në të cilën Arbër Dano do të përballet me Petar Stankovic nga Mali i Zi dhe Ares Ferhati do të ndeshet me Marko Aleksovski nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë që ekipi kombëtar vijon stërvitjen me trajnerin Tedi Kaso, ne i urojmë shumë suksese në vijim!
Ekipi shqiptar në ceremoninë hapëse të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships” Antalia

Ekipi kombëtar shqiptar U12 dhe U14 i vajzave dhe djemve në ceremoninë hapëse të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U and 12&U + 12&U Training Camp”, në Antalia,Turqi. Tenistët U14 Djem: Arbër Dano & Ares Ferhati Tenistet U14 Vajza: Anjel Hoxha & Glora Bushati Trajner U14: Tedi Kaso Tenisti U12 Djem: Jonis Gaba Tenistja U12 Vajza: Nergis Nikprelaj Trajnerë U12: Joan Koti & Blearta Ukëhaxhaj Shumë suksese!
Ekipi kombëtar shqiptar U14 dhe U12 në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships”

Ekipi kombëtar shqiptar U14 dhe U12 i djemve dhe vajzave do të marrë pjesë në kompeticionin “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U and 12&U + 12&U Training Camp”, që do të zhvillohet nga data 3 deri më 12 mars, në Antalia,Turqi. Ekipet kombëtare U14 dhe U12 përbëhen nga lojtarët më të mirë të këtyre grupmoshave. U14 Djem: Arbër Dano & Ares Ferhati U14 Vajza: Anjel Hoxha & Glora Bushati Trajner U14: Tedi Kaso U12 Djem: Jonis Gaba U12 Vajza: Nergis Nikprelaj Trajnerë U12: Joan Koti & Blearta Ukëhaxhaj Në këtë kompeticion marrin pjesë shtete të tilla si Shqipëria, Kosova, Armenia, Azerbaixhani, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi dhe Turqia. I urojmë shumë fat sportistëve tanë!
ITF World Tennis Number – Regjistrohu edhe ti!

Regjistrohuni në ITF World Tennis Number Duke përdorur ITF World Tennis Number, ju keni menjëherë akses në një bazë të dhënash globale të lojtarëve, për të konkurruar dhe për të krahasuar. Algoritmi ynë që kryeson në industri, analizon të dhënat e performancës së lojtarëve dhe miliona rezultate ndeshjesh, për t’ju ofruar një vlerësim të nivelit të aftësive në kohë reale që do t’ju mundësojë të keni një përvojë më kuptimplotë dhe të këndshme tenisi. Luaj në nivel lokal. Krahasoni globalisht. GameOn
14&U NATIONAL TRAINING CAMP 2024

14&U NATIONAL TRAINING CAMP 2024 është kampi stërvitor i përvitshëm i zhvilluar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me ITF – International Tennis Federation dhe Tennis Europe në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park në Tiranë. Në këtë kamp stërvitor morën pjesë trajnerë dhe lojtarë të grupmoshës U14 e U12 nga qytete të ndryshme të Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit kryesor Përparim Zano. Synimi i këtij projekti ishte rritja e cilësisë së performancës së lojtarëve të tenisit për turnetë e ardhshëm, por edhe të sjelljes së tyre brenda dhe jashtë fushës së tenisit. Falenderojmë lojtarët dhe trajnerët e përfshirë në këtë projekt.
ITF World Tennis Number në Shqipëri – Regjistrohu tani!

Duke përdorur ITF World Tennis Number, ju keni menjëherë akses në një bazë të dhënash globale të lojtarëve, për të konkurruar dhe për të krahasuar. Algoritmi ynë që kryeson në industri, analizon të dhënat e performancës së lojtarëve dhe miliona rezultate ndeshjesh, për t’ju ofruar një vlerësim të nivelit të aftësive në kohë reale që do t’ju mundësojë të keni një përvojë më kuptimplotë dhe të këndshme tenisi. Luaj në nivel lokal. Krahasoni globalisht. #GameOn
ITF World Tennis Tour Juniors ‘Albania Open 2024’, J60 Tirana shpall fituesit

Përfundon me sukses turneu botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Albania Open 2024’, J60 Tirana, që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Odysseas Geladaris nga Greqia me rezultatin 6-3,6-3 ndaj finalistit çek Jakub Vrtilka. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja serbe Anastasija Cvetkovic me rezultatin 6-0, 6-4 dhe finaliste Klara Blazkova nga Çekia. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja e tenistëve grek Odysseas Geladaris dhe Georgios Mitalas me rezultatin 6-3, 4-6, 10-4 ndaj dyshes çeke Jan Froehlich dhe Max Frohlich. Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja Emily Victoria Eigelsbach nga Australia dhe Ellen Hirschia nga Gjermania me rezultatin 7-6(5), 6-2, ndaj dyshes Alexandra Bayuschenko dhe Klara Blazkova nga Çekia. I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve!
ITF World Tennis Number në Shqipëri – Regjistrimet janë hapur!

ITF World Tennis Number u krijua për të bërë që më shumë njerëz të luajnë tenis, më shpesh. Duke u regjistruar, menjëherë fitoni akses në: -Një shkallë globale të vetme për të gjithë. -Një komunitet lojtarësh online, me të cilët mund të krahasoheni ose të luani kundër tyre. -Aftësi për të krijuar një listë me lojtarët e tu të preferuar në shkollën tuaj, klubin tuaj ose midis miqve. Ka shumë mënyra të tjera emocionuese për të përdorur ITF World Tennis Number për ndeshjen tuaj të ardhshme në fushë. Regjistrohuni për të marrë Numrin tuaj WTN > https://worldtennisnumber.com/eng/register #GameOn
Rea Qinami në Gjysmëfinale të J30 Peja Open ITF WTT Juniors

Rea Qinami arrin në Gjysmëfinale Doubles të turneut ndërkombëtar J30 Peja Open ITF World Tennis Tour Juniors që po zhvillohet në Kosovë. Rea gjatë këtij kompeticioni arriti deri në çerekfinale të përballjeve Singles pasi mundi me rezultatin 6-1, 6-0 tenisten Andrra Byçi nga Kosova dhe më pas tenisten Deniz Cakil nga Turqia me rezultatin 7-6, (8-6), 6-3. Ndërsa në përballjet Doubles Rea Qinami së bashku me partneren turke Deniz Cakil fituan kundër Milana Rasan-Buha nga Kroacia dhe Sim Sipahioglu nga Turqia me rezultatin 6-3, 6-3, ndërsa në çerekfinale mposhtën dyshen Yasemin Pehlivan nga Turqia dhe Vanya Virmani nga Kanadaja me rezultatin 6-3, 6-0, duke siguruar kështu Gjysmëfinalen. Urojmë tenisten tonë Rea Qinami për përfaqësimin dinjitoz në këtë kompeticion ndërkombëtar!