Arbër Dano dhe Ares Ferhati fitojnë nga 2 medalje në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U and 12&U + 12&U Training Camp”, Antalia,Turqi.
Në ceremoninë përmbyllëse të këtij kompeticioni të rëndësishëm ndërkombëtar, dy tenistët shqiptarë të ekipit kombëtar U14 u nderuan me medalje si gjysmëfinalistë në përballjet dyshe (doubles), përgjatë javës së parë dhe të dytë.
Medaljet ju dorëzuan nga Vitor Cabral – Drejtor i Zhvillimit ITF për Evropën, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
I urojmë shumë suksese Arbrit dhe Aresit si dhe gjithë lojtarëve të ekipit tonë U14 dhe U12 së bashku me trajnerin U14 Tedi Kaso dhe trajnerët U12 Joan Koti e Blearta Ukëhaxhaj, që dhanë më të mirën e tyre në këtë aktivitet.