Jonis Gaba kalon në Çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe 12&Under Development Championships” në Antalia,Turqi.
Tenisti shqiptar mundi me rezultatin 6-3, 6-2 tenistin Sargis Avetisyan nga Armenia.
Në çerekfinale Jonis Gaba do të ndeshet me Heron Ajetin nga Kosova.
I urojmë suksese në vazhdim Jonisit!