Arbër Dano dhe Ares Ferhati arrijnë në çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships” 14& Under, në Antalia,Turqi.
Arbër Dano ka mundur me rezultatin 6-0, 6-1 tenistin Seyhun Gasimzade nga Azerbajxhani.
Ares Ferhati ka mundur me rezultatin 6-4, 6-1 tenistin Djordje Kordic nga Mali i Zi.
Në përballjet U14 Vajza, Glora Bushati u mund me rezultatin 0-6, 0-6 nga tenistja Viktoria Nanava nga Gjeorgjia, ndërsa Anjel Hoxha u mund me rezultatin 2-6,1-6 nga Maria Azizyan nga Armenia.
Gjithsesi dy tenistët shqiptarë djem kalojnë kështu në çerekfinale, në të cilën Arbër Dano do të përballet me Petar Stankovic nga Mali i Zi dhe Ares Ferhati do të ndeshet me Marko Aleksovski nga Maqedonia e Veriut.
Ndërkohë që ekipi kombëtar vijon stërvitjen me trajnerin Tedi Kaso, ne i urojmë shumë suksese në vijim!