Federata Shqiptare e Tenisit

Ekipi kombëtar shqiptar U14 dhe U12 në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships”

Ekipi kombëtar shqiptar U14 dhe U12 i djemve dhe vajzave do të marrë pjesë në kompeticionin “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U and 12&U + 12&U Training Camp”, që do të zhvillohet nga data 3 deri më 12 mars, në Antalia,Turqi.
Ekipet kombëtare U14 dhe U12 përbëhen nga lojtarët më të mirë të këtyre grupmoshave.
U14 Djem: Arbër Dano & Ares Ferhati
U14 Vajza: Anjel Hoxha & Glora Bushati
Trajner U14: Tedi Kaso
U12 Djem: Jonis Gaba
U12 Vajza: Nergis Nikprelaj
Trajnerë U12: Joan Koti & Blearta Ukëhaxhaj
Në këtë kompeticion marrin pjesë shtete të tilla si Shqipëria, Kosova, Armenia, Azerbaixhani, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi dhe Turqia.
I urojmë shumë fat sportistëve tanë!

Ndaje me miq