Federata Shqiptare e Tenisit

Arbër Dano në Çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships week 2″ Antalia

Arbër Dano kalon në Çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships week 2” 14& Under, në Antalia,Turqi.
Dano mundi tenistin nga Kosova, Morihei Duraku me rezultatin 6-0,6-1. Në ndeshjen e rradhës Arbër do të përballet me tenistin Talha Emin Bulut nga Turqia.
Në ndeshjet Doubles dyshja shqiptare Anjel Hoxha dhe Glora Bushati fituan me rezultatin 6-2,6-1 ndaj dyshes armene Maria Azizyan dhe Kamila Harutyunyan duke kaluar në çerekfinale ku do të ndeshen me dyshen malazeze Anja Adamovic dhe Eva Angelina Radoman.
Po ashtu në ndeshjet Singles Djem, Ares Ferhati pas një ndeshje intensive me rezultat 6-1,7-5 ndaj Erion Prizreni nga Kosova nuk arriti të kalojë në çerekfinale.
Në përballjet Singles Vajza, Anjel Hoxha u mund nga tenistja malazeze Anja Adamovic me rezultatin 6-3,6-0 dhe Glora Bushati u mund nga Eda-Lara Sacirovic nga Bosnje Hercegovina, me rezultatin 6-0,6-0.
I urojmë shumë suksese në vijim ekipit tonë U14 dhe fitore të tjera!

Ndaje me miq