Federata Shqiptare e Tenisit

Jonis Gaba në Gjysmëfinale në përballjet Singles dhe Doubles në Antalia

Jonis Gaba në Gjysmëfinale në përballjet Singles dhe Doubles të kampionitit “2025 ITF/Tennis Europe 12&Under Development Championships” që po zhvillohet në Antalia,Turqi.
Gaba ka arritur të mund tenistin Heron Ajeti nga Kosova me rezultatin 6-3, 6-2, duke i siguruar vetes vendin në gjysmëfinale të këtij kompeticioni të rëndësishëm.
Në Gjysmëfinale tenisti shqiptar do të ndeshet me tenistin malazez Matija Stankivic.
Në përballjet Singles Vajza, Nergis Nikprelaj nuk ka arritur të kalojë në gjysmëfinale pasi u mund me rezultatin 6-1,6-0, nga tenistja Amajla Kadric nga Bosnje Hercegovina.
Në ndeshjet doubles Djem, Jonis Gaba dhe Heron Ajeti do të ndeshen me dyshen Luka Jorjadze nga Gjeorgjia dhe Yigit Uras Yildirim nga Turqia.
Ndërsa në ndeshjet doubles Vajza, Nergis Nikprelaj dhe Jamila Huseybzade nuk kanë arritur të kalojnë në gjysmëfinale.
I urojmë suksese të tjera ekipit tonë U12 dhe fitore në vazhdim!

Ndaje me miq