Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“Shkodra Indoor 2022 – U12 & U16”

Përfundoi me sukses turneu “Shkodra Indoor 2022 – U12 & U16”, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit në ambjentet e Adriatic Tennis Park në Shkodër.
Në kategorinë U12 Djem fitues shpallet Alen Katana dhe finalist Ares Ferhati, ndërsa në kategorinë U12 Vajza, fituese rezulton Enki Hyseni dhe finaliste Anjel Hoxha.
Në kategorinë U16 Djem fitues u shpall Belmin Sabovic dhe finalist Arlis Muka, ndërsa Gresi Bajri u shpall fituese në kategorinë U16 Vajza dhe finaliste Rea Qinami.

Falenderojmë të gjithë tenistët për ndeshjet e bukura, organizatorët dhe i urojmë suksese në vijim të gjithë pjesëmarrësve!