Shkodra Open World Tennis Masters – MT100 2026

Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses edicionin e 4-t të turneut ndërkombëtar “World Tennis Masters – Shkodra Open 2026”, një aktivitet që e ktheu Shkodrën në një pikë takimi për tenistë nga Shqipëria dhe vende të tjera. Katër ditë me garë, emocione, miqësi dhe sport të bukur u zhvilluan në fushat e Adriatic Tennis Park, duke sjellë një tjetër aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar të tenisit në qytetin e Shkodrës. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Women’s Singles 30+ Angeliki Karamano – Xhesjona Mamutaj Men’s Singles 30+ Granit Bajraliu – Erarber Dervishi Men’s Singles 40+ Florian Dabulla – Arjan Shanaj Men’s Singles 50+ Andrian Bleta – Ervin Hasko Men’s Doubles 30+ Granit Bajraliu & Valon Rexhepi – Gert Meta & Vasillaq Kristo Men’s Doubles 40+ Andi Bilali & Ceno Klosi – Gezim Galiqi & Alban Hasani Mixed Doubles Angeliki Karamano & Rabin Velo – Xhesjona Mamutaj & Elton Doma Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për garën dhe përkushtimin e tyre, si dhe sportistët, organizatorët, gjyqtarët, partnerët, mbështetësit dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin me sukses të këtij edicioni.
“DURRËS TOURNAMENT 2026” shpall fituesit

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Plus Club, përmbylli me sukses turneun “DURRËS TOURNAMENT 2026”, i zhvilluar gjatë datave 3-4 Tetor 2026, në qytetin e Durrësit. Turneu u zhvillua në kategoritë U12 dhe U18, për vajza dhe djem, duke sjellë në fushat e tenisit të rinj të apasionuar pas këtij sporti dhe duke ofruar një tjetër mundësi të rëndësishme për garim dhe zhvillim. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: U12 Vajza Katalea Preni – Lea Islamaj U12 Djem Mehmet Erciyes – Serzh Balluku U18 Vajza Anjel Hoxha – Ola Dano U18 Djem Alex Prifti – Enian Mehmeti Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit dhe finalistët për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës, trajnerët, prindërit dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij turneu. Urime të gjithë sportistëve dhe shumë suksese në turnetë e ardhshëm!
“Tennis Europe Junior Tour Shkodra Open 2026” – 14&U, Category 3

Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses turneun ndërkombëtar “Tennis Europe Junior Tour Shkodra Open 2026” – 14&U, Category 3, i zhvilluar në Adriatic Tennis Park, Shkodër, gjatë datave 21-27 Shtator 2026. Turneu mblodhi në Shkodër tenistë të rinj nga vende të ndryshme të Europës dhe botës, të cilët garuan në kategoritë Girls Singles, Boys Singles, Girls Doubles dhe Boys Doubles. Fituesit dhe finalistët: Girls Singles Carlotta Arginelli – Norah Radcliffe Boys Singles Theofilos Tsokanis – Dimitris Antoniou Girls Doubles Natalija Sulaver & Kasijana Markicevic – Eirini Aretaki & Esma Hasangic Boys Doubles Pietro Arzela & Matteo Brizzi – Alberto Lima & Xavier Klement Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë sportistët pjesëmarrës për paraqitjet e tyre, si dhe trajnerët, prindërit, arbitrat, stafin organizativ dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar në Shkodër. Tennis Europe Junior Tour vazhdon të sjellë në Shqipëri talente të rinj nga vende të ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tenisit të të rinjve në vendin tonë. Urime të gjithë fituesve dhe finalistëve dhe shumë suksese në vazhdim!
Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Shkodra Open 2026” U16, Category 3!

Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses turneun ndërkombëtar “Shkodra Open 2026”, aktivitet i Tennis Europe Junior Tour, U16 – Category 3, i cili u zhvillua gjatë datave 14-19 Shtator 2026 në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Turneu mblodhi në Shkodër tenistë të rinj nga vende të ndryshme të Europës, duke sjellë një javë të mbushur me emocione, konkurrencë dhe ndeshje të nivelit të lartë në kategorinë U16. Një sukses i veçantë për tenisin shqiptar ishte titulli i Alex Priftit , i cili u shpall kampion në Boys Singles, ndërsa Arbër Dano arriti deri në fazën gjysmëfinale. Fituesit dhe finalistët e turneut: Djem Singles U16 Fitues: Alex Prifti Finalist: Maximilian Hajcik Vajza Singles U16 Fituese: Amajla Kadric Finaliste: Ailin Bakiyeva Djem Doubles U16 Fitues: Maximilian Hajcik & Darjan Panovski Finalistë: Lorenzo Butigan & Jan Parascandalo Vajza Doubles U16 Fituese: Ailin Bakiyeva & Natalija Sulaver Finaliste: Matilde Mantelli & Sultana Temirkhanova Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Alex Priftin dhe Arbër Danon për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë sportistët që morën pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar. Urime të gjithë fituesve dhe finalistëve dhe shumë suksese në vazhdim!
Arbër Dano gjysmëfinalist në “Shkodra Open 2026” – Tennis Europe Junior Tour, U16 Category 3!

Një tjetër paraqitje e rëndësishme e tenisit shqiptar në arenën ndërkombëtare! Arbër Dano është shpallur gjysmëfinalist në turneun ndërkombëtar “Shkodra Open 2026”, aktivitet i Tennis Europe Junior Tour, U16 – Category 3, i zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Arbër Dano zhvilloi një paraqitje shumë të mirë përgjatë garës, duke arritur deri në fazën gjysmëfinale. Në çerekfinale, Arbër Dano mposhti Selim Cemal Yildiz me rezultatin 6-2, 6-4, duke siguruar një vend mes katër tenistëve më të mirë të turneut. Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Arbër Danon për këtë paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare dhe për rrugëtimin e tij deri në gjysmëfinalen e “Shkodra Open 2026”. Urime Arbër dhe shumë suksese në vazhdim!
ITF World Tennis Tour Juniors Shkodra Open 2026

Turneu ndërkombëtar “ITF World Tennis Tour Juniors Shkodra Open 2026” shpall fituesit. Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar i nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2026’ J30 Shkodër, i mbajtur gjatë datave 20-25 Prill në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Në këtë turne morën pjesë mbi 120 tenistë nga shtete të ndryshme të botës, mes të cilëve edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Saida Ismail Francesca Fuzio Boys Singles Kristijan Janev Luka Lukovac Girls Doubles Elsen Nil Aldemir / Serra Hasanbasoglu Francesca Fuzio / Clarissa Santi Boys Doubles Kristijan Janev / Erion Neziri Vaclav Barina / Luka Lukovac Urime të gjithë pjesëmarrësve për performancën dhe shpirtin sportiv!
“Albanian Bowl 2026” U10 & U18 në Shkodër

Federata Shqiptare e Tenisit dhe Shkodra Tennis Club kanë përmbyllur me sukses turneun “Albanian Bowl 2026” U10 & U18. Më poshtë gjeni Fituesit dhe Finalistët e Albanian Bowl 2026 sipas kategorive: U10 Vajza Vendi i parë: Helia Hysaj Vendi i dytë: Olea Gjoka U18 Djem Vendi i parë: Denis Gaba Vendi i dytë: Alex Prifti U18 Vajza Vendi i parë: Learta Muharremi Vendi i dytë: Rania Bushati I urojmë suksese në vijim të gjithë pjesëmarrësve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi etj.!
Përfundon me sukses “Shkodra Indoor III 2025 – Senior”

Është përmbyllur edicioni i 17-të i turneut “Shkodra Indoor 2025”, i zhvilluar gjatë datave 12-14 Dhjetor 2025. Turne i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit dhe Shkodra Tennis Club, me pjesëmarrje të 57 tenistëve nga vendet e ndryshme përveç nga Shqipëria edhe nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina, të cilët garuan në 4 kategori të ndryshme në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Fituesitë dhe finalistët sipas kategorive: Women’s Singles 30+ Winner: Elonia Gjata Finalist: Angela Karamano Men’s Singles 30+ Winner: Granit Bajraliu Finalist: Nikolaev Svyatoslav Men’s Singles 45+ Winner: Maliq Dervishi Finalist: Loris Hanxhari Men’s Singles 55+ Winner: Andi Bilali Finalsit: Arjan Shanaj Urime dhe suksese të gjithëve!
Shkodra Indoor II 2025 – U12 & U16

Shpallen fituesit e turneut “Shkodra Indoor II 2025” për kategorinë U12 dhe U16 Djem/Vajza, i mbajtur në Adriatic Tennis Park në Shkodër dhe organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: U16 DJEM Denis Gaba Hernando Max Ramirez Baez U16 VAJZA Ariel Sulovari Rania Bushati U12 DJEM Jonis Gaba Floid Kaso U12 VAJZA Siara Tola Lena Raonic Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!
Është përmbyllur turneu “Shkodra Indoor 2025” për kategorinë ROG dhe U18

Është përmbyllur turneu “Shkodra Indoor 2025” për kategorinë ROG dhe U18 i mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 15-16 Nëntor 2025, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: ORANGE VAJZAT Olea Gjoka Moana Tola ORANGE DJEMTË Kaon Baruti Alan Pelinku GREEN VAJZAT Ksenija Vukelj Aria Simiçia GREEN DJEMTË Alfred Musliji Dario Purlija U18 VAJZAT Iva Camaj Jana Pesic U18 DJEMTË Arber Dano Mal Karakashi Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!