Kledi Gaba fitues i turneut “Tennis Plus – Durrësi Open”

“Tennis Plus – Durrësi Open” ishte turneu i mbyllur me sukses këtë fundjavë në qytetin e Durrësit për kategorinë U18. Kledi Gaba u shpall fitues i këtij turneu pas fitores në finale ndaj Onix Shkurta me rezultatin 6-2, 6-2. I urojmë suksese të tjera në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!
“Shkodra Indoor 2022 – U12 & U16”

Përfundoi me sukses turneu “Shkodra Indoor 2022 – U12 & U16”, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit në ambjentet e Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në kategorinë U12 Djem fitues shpallet Alen Katana dhe finalist Ares Ferhati, ndërsa në kategorinë U12 Vajza, fituese rezulton Enki Hyseni dhe finaliste Anjel Hoxha. Në kategorinë U16 Djem fitues u shpall Belmin Sabovic dhe finalist Arlis Muka, ndërsa Gresi Bajri u shpall fituese në kategorinë U16 Vajza dhe finaliste Rea Qinami. Falenderojmë të gjithë tenistët për ndeshjet e bukura, organizatorët dhe i urojmë suksese në vijim të gjithë pjesëmarrësve!
Ekipi kombëtar i tenisit në “Festivali Olimpik Europian Rinor Veror- EYOF” Sllovaki

Ka filluar sot “Festivali Olimpik Europian Rinor Veror- EYOF” në Banska, Bystrica, Sllovaki nën kujdesin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ekipi shqiptar i tenisit përfaqësohet nga Arlis Muka, Amina Xhaferi me trajner Përparim Zano. I urojmë shumë suksese ekipit shqiptar!