Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Rea Qinami arrin në Gjysmëfinale të turneut botëror ‘Tirana Open 2024’

Tenistja Rea Qinami së bashku me tenisten Eleni Chatziavraam nga Greqia fituan me rezultatin 6-3, 4-6, 12-10 kundër dyshes Rebecca Di Giovannantonio nga Italia dhe Emma Fulvia Wiesenfeld nga ShBA në çerefinale të përballjeve Doubles Vajza.
Me këtë fitore Rea Qinami dhe Eleni Chatziavraam kaluan në Gjysmëfinale Doubles Vajza të turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Tirana Open 2024’, J30 Tirana, për grupmoshën U18 që po zhvillohet gjatë kësaj jave në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë.
Në Gjysmëfinale do të ndeshen me dyshen italiane Daria Raimondo dhe Beatrice Veltri.
I urojmë shumë suksese në vazhdim Rea Qinamit dhe Eleni Chatziavraam në këtë turne ndërkombëtar.

Ndaje me miq