NSP Open 2025 Tennis Europe Junior Tour – Category 3 shpall fituesit

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U14 “NSP Open 2025 Tennis Europe Junior Tour – Category 3” që u zhvillua gjatë kësaj jave në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë më shumë se 90 tenistë nga 25 shtete të ndryshme të botës, si: Francë, Itali, Austri, Turqi, Zvicër, Hungari, Bullgari etj. por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: -Djem Singles Fitues: Ivan Pyachura (Rusi) Finalist: Petar Stankovic (Mal i Zi) Rezultati: 6-4, 6-1 -Vajza Singles Fitues: Maria Terpelyuk (Rusi) Finaliste: Maria Sophia Bajdechi (Rumani) Rezultati: 6-4, 6-1 -Djem Doubles Fitues: Davide Dagnino (Itali) & Ivan Pyachura (Rusi) Finalistë: Ianis Alberto Cruceru (Itali) & Arbër Dano (Shqipëri) Rezultati: 6-1, 6-3 -Vajza Doubles Fitues: Ilana Kirslite (Rusi) & Valeria Sokal (Rusi) Finaliste: Albina Khabibullina (Rusi) & Maria Terpelyuk (Rusi) Rezultati: 6-0, 6-3 I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!
Ceremonia e fundvitit e FSHT

Është zhvilluar Ceremonia e Fundvitit e organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit, duke festuar për arritjet e vitit 2024 dhe uruar për një vit të ri të mbarë dhe të suksesshëm. Në këtë ceremoni u vlerësuan edhe lojtarët, trajneri dhe klubi më i mirë i vitit 2024. Ju akorduan trofe dhe dhurata lojtarëve sipas listës më poshtë: -Lojtarët e vitit Gresi Bajri Denis Gaba Rea Qinami Kledi Gaba Anatereza Guli Enki Hyseni Alex Prifti Anjel Hoxha Jonis Gaba Nergis Nikprelaj Dasli Kotrri Siara Tola -Ndërsa klubi më i mirë i tenisit për vitin 2024 rezultoi “Shkodra Tennis Club” me trajner Fahrdudin Mehmedoviq. I urojmë suksese në vijim të gjithëve!
Masters U14 & U18

Turneu i fundit i këtij viti “Masters U14 & U18” i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit dhe Tennis Eralb Club në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” gjatë kësaj fundjave ka shpallur fituesit. Konkretisht fitues i kategorisë U18 Djem u shpall Kledi Gaba dhe finalist Denis Gaba. Në kategorinë U14 Djem fitues rezultoi Alex Prifti dhe finalist Arbër Dano. Ndërsa në kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Enki Hyseni dhe finaliste Anjel Hoxha. Urime për fituesit dhe suksese të gjithë pjesëmarrësve!
Turneu i Dysheve 2024 shpall fituesit

Turneu i Dysheve shpall fituesit për kategoritë Meshkuj Doubles, Femra Doubles dhe Miks Doubles zhvilluar këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë, si bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Tenisit me Tennis Eralb Club. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: Meshkuj Doubles Fitues: Kledi Gaba & Denis Gaba Finalistë: Martin Muedini & Genajd Shypheja Femra Doubles Fituese: Elonia Gjata & Enkela Mezini Finaliste: Angela Karamano & Mimoza Selfo Miks Doubles Fitues: Tedi Kaso & Ariel Sulovari Finalistë: Rabin Velo & Angela Karamano I urojmë shumë suksese në vazhdim pjesëmarrësve dhe fituesve!
Shkodra Indoor 2024 – Senior

Shpallen fituesit e turneut “Shkodra Indoor III 2024 – Senior”, i zhvilluar gjatë datave 6-8 Dhjetor në Adriatic Tennis Park në Shkodër si bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Shkodra Tennis Club. Me pjesëmarrje të 50 tenistëve nga vendet e ndryshme, nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët garuan në 3 kategori të ndryshme. Fituesitë dhe finalistët sipas kategorive: Men’s Singles 30+Fitues: Genajd ShyphejaFinalist: Gert Meta Men’s Singles 45+Fitues: Tedi BeniFinalist: Elton Doma Men’s Singles 55+Fitues: Agron DeariFinalsit: Paulin Ndoja Urime dhe suksese të gjithëve!
Kampionati Kombëtar Individual: Denis Gaba fitues

Denis Gaba shpallet kampion kombëtar i Shqipërisë në tenis për kategorinë “Të rritur” për vitin 2024. Kampionati Kombëtar Individual u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Me pjesëmarrjen e rreth 30 lojtarëve kampionati pati ndeshje shumë të forta që kulmuan me finalen mes Denis Gabës dhe Martin Muedinit, e cila përfundoi me fitoren e Gabës me rezultatin 6-4, 3-6, 6-1 dhe Muedini finalist. Gjysmëfinalistë të këtij kampionati rezultuan Enian Mehmeti dhe Kledi Gaba. I urojmë suksese fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve!
Gresi Bajri në çerekfinale të “W15 Antalya 2024 ANTALYA SERIES – ITF Women’s World Tennis Tour,” në Turqi

Gresi Bajri kalon në Çerekfinale të përballjeve Doubles në turneun botëror për femra “W15 Antalya 2024 ANTALYA SERIES – ITF Women’s World Tennis Tour,” në Turqi. Një tjetër rezultat i arrirë nga tenistja shqiptare Gresi Bajri, e cila bashkë me kolegen e saj nga Kroacia Nera Tesankic kaluan në çerekfinale të përballjeve dyshe, pas fitores me rezultat 6-2, 3-6, 10-4 ndaj dyshes Stefana Lazar nga Rumania dhe Krystyna Pochtovyk nga Ukraina. Në çerekfinale Bajri dhe Tesankic do të ndeshen me dyshen e tenisteve kineze Yingqun Sun dhe Jiayu Xu. Kujtojmë se Gresi Bajri kaloi edhe raundin e tretë të fazës kualifikuese Singles të këtij turneu botëror pasi mundi tenisten spanjolle Naroa Aranzabal me rezultatin 6-3, 6-2, duke kaluar kështu në fazën e fundit të përballjeve kualifikuese të këtij turneu botëror.Tashmë Gresi do të vijojë në ndeshjet e Main Draw, ku do të përballet me lojtare nga vende të ndryshme të botës në turneun e 15000 USD. Falënderojmë tenisten tonë, Gresi Bajri, e cila po shënon rezultate të pa arritura më parë nga tenistë shqiptarë dhe po përfaqëson vendin tonë në mënyrë të shkëlqyer në kompeticione botërore.
Ekipi “Tennis Eralb Club – NSP” shpallet fitues i Kampionatit Kombëtar Ekipor 2024.

Klubet e tenisit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u përballën këto ditë mes tyre në Kampionatin Kombëtar Ekipor që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Ekipi “Tennis Eralb Club – NSP” i cili u shpall fitues përbëhej nga lojtarët: Kledi Gaba, Denis Gaba, Albi Sulo, Tedi Kaso dhe Sokol Kaso. Në vendin e dytë rezultoi ekipi “Vasil Shanto” i cili përbëhej nga lojtarët: Enian Mehmeti, Ares Ferhati dhe Aiger Sulo. Në vendin e tretë u pozicionua ekipi “Tenis Teuta” me lojtarët: Arlis Muka, Marko Lleshi, Mario Trupja dhe Ardit Bleta dhe në vendi e katërt ekipi i “Tenis Korça” me lojtarët: Joan Koti, Rei Fidani, Ervin Rota dhe Kledi Liço. Falenderojmë të gjithë ekipet pjesëmarrëse dhe urime fituesve!
Festivali Rajonal i Tenisit 2024

Shpallen fituesit e Festivalit Rajonal të Tenisit 2024 për U10, U14 dhe U18, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. U18 Djem: Fitues Kledi Gaba me rezultatin 6-4, 7-5 ndaj finalistit Denis Gaba. U14 Djem: Fitues Alex Prifti me rezultatin 7-5, 6-2 ndaj finalistit Arbër Dano. U14 Vajza: Fituese Enki Hyseni me rezultatin 7-5, 6-3 ndaj finalistes Anjel Hoxha. U10 Djem: Fitues Floid Kaso me rezultatin 4-0, 4-0 ndaj finalistit Leart Musai. U10 Vajza: Fituese Siara Tola me rezultatin 4-0, 4-1 ndaj finalistes Diora Gjoka. Urime e suksese të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës!
14&U NATIONAL TRAINING CAMP 2024

14&U NATIONAL TRAINING CAMP 2024 është kampi stërvitor i përvitshëm i zhvilluar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me ITF – International Tennis Federation dhe Tennis Europe në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park në Tiranë. Në këtë kamp stërvitor morën pjesë trajnerë dhe lojtarë të grupmoshës U14 e U12 nga qytete të ndryshme të Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit kryesor Përparim Zano. Synimi i këtij projekti ishte rritja e cilësisë së performancës së lojtarëve të tenisit për turnetë e ardhshëm, por edhe të sjelljes së tyre brenda dhe jashtë fushës së tenisit. Falenderojmë lojtarët dhe trajnerët e përfshirë në këtë projekt.