Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Podgorica Rio Verde U12: Ekipi shqiptar me 5 ndeshje të fituara

Ekipi shqiptar U12 me disa ndeshje të fituara në turneun europian “Podgorica Rio Verde U12” në Mal të Zi.
Alex PRIFTI arriti të fitojë 2 ndeshje në kategorinë Djem Singles kundër Massimo IVOVIC nga SHBA me rezultatin 7-6(0), 4-6, 11-9 dhe kundër Vladislav CHIBURAEV me rezultatin 3-6, 6-4, 10-7.
Ares FERHATI fitoi një ndeshje ndaj Leo Luka KORUGA nga Kroacia me rezultatin 6-3 6-2.
Anjel HOXHA fitoi me rezultatin 6-2 6-4 ndaj Sara CAMAJ nga Mali i Zi.
 Enki HYSENI fitoi me rezultatin 4-6, 6-2, 10-7 ndaj Meriem EL BEJI nga Tunizia.
Në këtë turne pjesë të ekipit kombëtar ishte dhe Ariel SULOVARI.💪🏻
I urojmë suksese të tjera ekipit kombëtar shqiptar U12 në turnetë e rradhës.👏🏻👏🏻👏🏻🇦🇱🎾